Kriza dhe Evropa

0
126

eurozona 2 Euforia ka përfshirë tregjet e obligacioneve qeveritare në Eurozonë. Yield-et (interesat) e obligacioneve të qeverisë në ekonominë dikur problematike kanë rënë në nivele të ulëta rekord. Portugalia, e cila një vit më parë dukej e dënuar ndaj një ristrukturimi të pashmangshëm të borxheve të saj, njoftoi së fundmi daljen e saj nga programi i shpëtimit. Vetëm Greqia dhe Qiproja e vogël mbeten ende në kuadër të programeve të paketës së shpëtimit.

Ju do të justifikoheshit nëse mendonit se kriza e euros ka përfunduar. Kjo sigurisht që pritet. Jo vetëm që qeveritë kanë mundësi të huazojnë para me çmim të ulët, por shumica e bankave kanë mundësi ta rrisin kapitalin lirisht: Një zyrtar evropian ka vlerësuar se Qipro tani mund të jetë i vetmi vend ku bankat nuk mund të shesin aksionet për investitorët.

Edhe pasiguria e krijuar nga kriza në Ukrainë ka gjasa të shërbejë si ndihmë: presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, sugjeroi së fundmi se një pjesë e shifrës prej rreth 160 miliardë eurosh (223 miliardë dollarë) që janë tërhequr nga Rusia, ka gjasa të investohen në tregjet e obligacioneve të Eurozonës.

Por në qoftë se është eliminuar përbindëshi me dy koka i paaftësisë së qeverisë për të paguar dhe dështimit katastrofik të bankës, ka gjasa të mos jetë për mirë.

Me normat e interesit kaq të ulëta, ekzaltimi i tregut ishte i detyruar të shfaqej diku. Si p.sh. në pasuritë e patundshme gjermane; ai rezulton të ketë qenë më i dukshëm në tregjet e obligacioneve qeveritare. Teksa hartuesit evropianë të politikave evropiane i dinë kostot e tyre, besimi mund të kthehet.

Sikundër e bëri të qartë zoti Draghi, rimëkëmbja modeste e bllokut ka më shumë gjasa që të luhatet se sa të përshpejtohet, dhe pasojat nga Ukraina kanë ende mundësi t’i japin një goditje ekonomisë evropiane. Krediti bankar nuk po rritet akoma dhe mundësitë e rritjes së kapitalit të bankave ka të ngjarë të rreshtin së ekzistuari, madje edhe para se testet e stresit bankar të këtij viti t’i detyrojnë disa banka të rrisin kapitalin.

Në terma afatgjatë, ka tri kategori shqetësuese për ekonomistët dhe hartuesit e politikave – edhe pse jo të gjithë shqetësohen për këto çështje në mënyrë të barabartë.

Së pari, borxhet nuk kanë rënë: Barra e borxheve qeveritare aktualisht është më e lartë se sa kur filloi kriza.

Së dyti, me eliminimin e presionit të tregut, reformat ndaj strukturës së ekonomive të bllokut kanë terren për të ndalur.

Së treti, në qoftë se kthehet kriza, ekonomia e ndërtuar me aq kujdes e Eurozonës dhe bashkimi bankar – ndërtuar mbi linjat gjermane me qëllimin e qartë për të minimizuar ekspozimin e taksapaguesve gjermanë ndaj rrezikut financiar – nuk mund të jetë aq i fuqishëm sa për të kufizuar një tjetër sulm të tregut.

Për të qenë të sigurt, problemet e rrjedhjes së borxhit në Eurozonë janë lehtësuar ndjeshëm.

Deficitet e llogarisë rrjedhëse, të cilat masin nevojën për financim të huaj, janë tkurrur së tepërmi apo janë zhdukur në vendet e goditura nga kriza. Kjo nënkupton se shumica e ekonomive janë të vetëfinancuara. Kur qeveritë kanë nevojë për financim për të financuar deficitet e tyre buxhetore (më të vogla) ose të qarkullojnë borxhet e maturuara, ata mund ta përftojnë atë me lehtësi.

Por rezervat e borxhit nuk janë tkurrur dhe tregojnë fare pak shenja se po e bëjnë një gjë të tillë. Deri në fund të këtij viti, sipas parashikimeve të Komisionit Europian, borxhi i qeverisë spanjolle do të jetë i barabartë me Prodhimin e Brendshëm Bruto të tij, prodhimi vjetor i mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në ekonomi. Ai i Irlandës (121% e PBB-së), Portugalisë (127%), në Itali (135%) dhe i Greqisë (177%) do të jetë edhe më i lartë.

Zvogëlimi i këtyre raporteve kërkon ose suficite të mëdha të buxhetit për të paguar borxhet, ose një rritje thelbësore në PBB-në nominale – e cila zgjerohet me rritjen ekonomike dhe inflacionin. Por rritja është modeste dhe do të vazhdojë të frenohet nga nevoja për të drejtuar suficitet. Inflacioni, ndërkohë, është nën 1%. Borxhet e sektorit privat janë ende të larta dhe po aq të vështirë për t’u eliminuar.

Këto borxhe të larta e bëjnë rimëkëmbjen të ndjeshme ndaj rritjes së normave të interesit. Ndërsa z. Draghi la të kuptohet fort në daljen e tij të fundit se masa tjetër në normat zyrtare afatshkurtër do të ulet, faktorët e jashtëm, si kriza në Ukrainë apo një reagim i ekzagjeruar ndaj “reduktimit” të Federal Reserve mund të shkaktojnë një ndryshim të yield-eve më të larta të obligacioneve.

Derisa rritja ka gjasa të frenohet nga nevoja për të drejtuar suficitet buxhetore, hartuesit e politikave janë duke bërë thirrje për të ashtuquajturat reforma strukturore në përpjekje për të çliruar potencialin e një ekonomie, duke rregulluar tregjet e punës, prodhimeve dhe shërbimeve. Kjo ka ndodhur më shumë në disa vende -Spanja, si shembulli më i cituar – se në disa të tjera, të tilla si Italia.

Lodhja ndaj reformave është e dukshme. Një zyrtar evropian, gjatë dhënies së një verdikti të dyshimtë mbi daljen e Portugalisë nga paketa e saj e shpëtimit, tha se gjithçka do të kishte shkuar mirë nëse reformat e vendit vazhdojnë dhe tregjet vazhdojnë të jenë bashkëpunues. Por në qoftë se reformat e saj ndalin – dhe atje shfaqen zgjedhjet vitin e ardhshëm – dhe tregjet kthehen në të kundërt, ka gjasa të kushtojë shtrenjtë mungesa e aplikimit të politikës zyrtare të sigurimit, në formën e një linje parandaluese të kredisë nga fondi i paktës së shpëtimit të Eurozonës.

Vendimi i Portugalisë për të mos ndërmarrë një kredi paraprake pikërisht në rrethanat për të cilat u projektua instrumenti, u sugjeron disa politikëbërësve se është shumë vështirë për të përdorur dhe për të kërkuar të reflektojë sërish. Dhe ky shembull modest thekson pikën e tretë: Nëse rikthehet kriza, forma e re e bashkimit monetar që është shfaqur gjatë katër viteve të fundit, është ende larg të qenit produkti përfundimtar.

(Marrë nga shtypi i huaj ekonomik)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency