Opozita kërkon ndryshimin e objektit: Dyshimet u vërtetuan në Divjakë, të hetohet Rama e Meta

0
140

Florenc Drizari

 Bylykbashi: Komisioni hetimor s’funksionon, të vijojë hetimi parlamentar

droga komisionÇështja e trafikut të drogës dhe rrëzimi i avionit pak ditë më parë në plazhin e Divjakës vijon të mbetet në qendër të zhvillimeve politike të opozitës në raport me mazhorancën e majtë. Një ditë më parë, demokratët braktisën mbledhjet e komisioneve parlamentare, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së Divjakës, ku një avion u rrëzua dhe një sasi prej 460 kg kanabis u kap pranë tij, por jo bojkotin në tërësi të institucionit të Kuvendit. Deputetët e opozitës në komisionin hetimor për hetimin e akuzave për implikimin e mundshëm të Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari të kundërligjshme–transportin e lëndëve narkotike, kërkuan ndryshimin e objektit të hetimeve, pasi sipas tyre, dyshimet e ngritura më parë në Kuvend u vërtetuan me incidentin e ndodhur në Divjakë.

Kryetarja e komisionit, Ermonela Felaj, pasi njohu anëtarët e komisionit me rendin e ditës, hodhi në votim procesverbalin e mbledhjes së kaluar, që u miratua me konsensus dhe më pas kaloi në pikën e dytë të mbledhjes. “Ftoj deputetët e opozitës dhe të mazhorancës të votojmë rregulloren e punës që ka mbërritur në tryezat tuaja një ditë pas ngritjes së këtij komisioni dhe ti hapim kështu rrugë hetimit të akuzave të ngritura nga opozita, se ushtria është e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike”, – tha Felaj, ndërkohë që pas kësaj deklarate fjalën e mori nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, i cili kërkoi pezullimin e funksionit të këtij komisioni dhe ngritjen e një tjetri për të hetuar trafikun e drogës. “Ne kërkojmë që komisioni të votojë mbylljen e punës së tij. Ne kemi depozituar sot në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për ngritjen e një komisioni tjetër hetimor, i cili do të hetojë më transparencë të plotë situatën kaotike të trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë”, – deklaroi Bylykbashi.

Në replikë me deputetët e opozitës, Felaj u kërkoi që të mos dilnin jashtë rendit të ditës, ndërkohë që hodhi në votim dy propozimet e ardhura. Komisioni miratoi me shumicën e votave vijimin e punës, ndërkohë që deputetët e opozitës vendosën të bojkotonin punimet e komisioni hetimor. Lidhur me këtë çështje edhe deputetët e tjerë të opozitës në komisionet parlamentare nuk morën pjesë, duke kërkuar zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe mbajtjen e përgjegjësie nga përfaqësuesit e qeverisë.

Në një intervistë për median, nënkryetari i komisionit hetimor për “drogën dhe ushtrinë”, Oerd Bylykbashi, tha se qëllimi i këtij komisioni ka përfunduar dhe se duhet të vazhdojë më tej hetimi parlamentare, duke përfshirë edhe ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Divjakë.

“Qeveria i mohoi akuzat dhe nuk i qëndrojë fjalës së saj. Më pas nxorën pista qesharake, ku u aludua për spërkatja e mushkonjave. Sigurisht që me këto zhvillime dhe këto përmasa, nuk kishte si të ndodhet ndryshe, ngritja e një komisioni hetimor, për përgënjeshtrimin e akuzave. Ndaj ishte i qëllimshëm, kërkuan kryetarin dhe sekretarin, ndaj donin të varrosnin çështjen. Ky komision është i vdekur dhe duhet të vazhdojë hetimi parlamentar”, – ka thënë Bylykbashi, njëkohësisht edhe nënkryetar i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Pjesë e hetimit të këtij komisioni Partia Demokratike synon të bëjë edhe Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, që sipas opozitës, ngritën alibi shtetërore për të mbuluar trafikun e drogës nëpërmjet hapësirës ajrore, kur folën për mushkonja dhe mohuan akuzat e opozitës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency