Inter-Lacio  

0
136

lazio_inter_biava_mauri_ansaNdeshja midis Interit dhe Lacios është edhe sfida më e fortë e kampionatit. Një sfidë midis dy skuadrave që gjithmonë ka pasur rivalitet. Lacio gjendet në një moment jo më të mirë dhe pozicionohet në vendin e nëntë, ndërkohë që Interi ndodhet në pozicionin e pestë. Ekipit lacial i duhet fitorja, sepse në rast dështimi të Milanit mund të parakalojë kuqezinjtë duke u ngritur një pozicion, dhe më pas për të tentuar në ndeshjen tjetër për më shumë. Ndërsa Inter i duhet trepikëshi pasi mund ta ndihmojë për të konsoliduar vendin e pestë. Gjithashtu, në rast barazimi ose humbje të Fiorentinës mund të ketë shpresa edhe për poziconin e katër. Koeficenti i fitores së Inter është 1.75. Humbja ndaj Milanit do të shërbeje si faktor plus për skuadrën e Maxarrit që të marrë një fitore.

 

Sauthempton-Mançester Junajtid

Junajtid do të ndeshet me Sauthempton në një sfidë e cila mund të thotë shumë për djajtë. Kjo pasi në rast fitore ata shkojnë në kuotën e 66 pikëve. Në rast humbje të Totenhemit kjo mund të favorizojë djajtë qe mund ët ngjiten në pozicioni e gjashtë. Ndërsa Sauthempton është një skuadër e vështirë ndaj të cilës është e vështirë të marrësh rezultat sidomos kur je në fushën e saj. Më i favorizuar është Junajtid që ka koeficent 2.6 për të fituar. Gigs do të tentojë të marrë një fitore tjetër si trajner i skuadrës ku aktivizohet dhe si lojtar.

 

Roma-Juvenuts

Ndeshja midis Romës dhe Juventusit është dhe derbi i Italisë. Të dyja skuadrat kanë lëshuar replika midis njëra-tjetrës. Pavarësisht se Juvja është shpallur kampion, romanët të tentojnë që të marrin një fitore hakmarrje ndaj juventinëve. Ndërsa Juventusi do të kërkojë fitoren për të vërtetuar dhe një herë që janë ata zot të Italisë. Më të favorizuar duken juventinët për të marrë fitoren duke u kuotuar me një koeficent 2.8.

 

Sampdoria-Napoli

Përballja midis Sampdorias dhe Napolit është një ndeshje shumë e hapur. Të dyja skuadrat bëjnë një futboll të bukur dhe do të ketë spektakël. Të dyja nuk është se luftojnë për pozicion. Kjo pasi Napoli duket se është komod në vendin e tretë. Ndërsa Sampdoria maksimumi ku mund të shkojë është pozicioni i 11 lart Atalantës. Skuadra e Benitezit duket më favorite duke parë edhe diferencat që kishte midis dy skuadrave. Higuain me shokë kuotohen 2.20 për të marrë një fitore. Një triumf që nuk do të jetë i lehtë duke parë që luhet në fushën e Sampdoria.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency