Punonjësit/ Mësuesit me kontratë të përkohshme, si ndahen 1500 vendet e lira  

0
196

Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për vitin shkollor 2013-2014, për periudhën 1 janar – 15 qershor 2014 dhe periudhën 15 shtator 2014 – 31 dhjetor 2014, do të jetë 1500 veta

shkolle fillore Do të jenë 1500 mësues të cilët do të përfitojnë një kontratë të përkohshme pune për kryerjen e praktikës profesionale. Qeveria ka zbardhur propozimin e Ministrisë së Arsimit për shpërndarjen e numrit të mësuesve sipas drejtorive arsimore. Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për vitin shkollor 2013-2014, për periudhën 1 janar – 15 qershor 2014 dhe periudhën 15 shtator 2014 – 31 dhjetor 2014, do të jetë 1500 veta. “Praktikantët, gjatë periudhës së kryerjes të praktikës profesionale, përfitojnë çdo muaj nga punëdhënësi, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në masën 16.7%, të përllogaritur mbi pagën bazë minimale mujore 22 000 lekë, miratuar me vendimin nr. 573, datë 3.7.2013 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”. Ndryshimet e pagës minimale mujore, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, reflektohen në masën e pagesës që punëdhënësi paguan çdo muaj për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, – përcakton vendimi i qeverisë. Efektet financiare për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2014, në shumën 49.599 lekë, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të mbulohen nga fondet e miratuara për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në buxhetin e vitit 2014.

 

 Nisma/ Punësimi i aftësisë së kufizuar, qeveria publikon vendimin

Qeveria ka publikuar vendimin, i cili pritet të nxitë punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Në këtë mënyrë do të jetë zyra përkatëse e punësimit e cila do të financojë për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Punëdhënësin, me një financim mujor në masën deri në 100 për qind të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore, të pjesës së kontributit të punëdhënësit, me kusht që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se një vit. Ky financim bëhet nga zyra e punësimit në degën e sigurimeve shoqërore sipas procedurave përkatëse. Punëdhënësin, me një financim për të pajisur siç duhet vendin e punës/transport (përshtatja e arsyeshme) të personit me aftësi të kufizuar dhe për t’i siguruar atij/asaj një përgatitje thelbësore për punën deri në masën 100 000 lekë, por jo më shumë se 200 000 lekë, nëse punëson më shumë se dy persona. Për këtë, punëdhënësit duhet të paraqesin një projekt për përshtatjen e arsyeshme.

Punëmarrësin, punëkërkuesin e papunë person me aftësi të kufizuar, sipas këtij programi, me një financim mujor në masën deri 100 për qind të nivelit të pagës minimale në shkallë vendi deri për 6 muajt e parë të punësimit. Punëmarrësin, punëkërkuesin e papunë person me aftësi të kufizuar, me një financim mujor në masën deri në 50 për qind të nivelit të pagës minimale në shkallë vendi deri për 6 muajt e dytë të punësimit.

Zyra përkatëse e punësimit financon për formimin në punë të personave me aftësi të kufizuara:

– Punëdhënësin, deri në 70 për qind të tarifave me bazë koston e trajnimit

-Kursantin, punëkërkuesin e papunë, të përfshirë sipas këtij programi, në masën deri në 50 për qind të pagës minimale në shkallë vendi

-Derdhjen e kontributit për sigurimin nga aksidentet në punë, në masën 0.5 për qind të pagës minimale, i cili derdhet në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, sipas procedurave përkatëse

Pas përfundimit të kontratës së punës, në rastin e vazhdimit të punësimit me kontratë, punëdhënësi ka të drejtë të riaplikojë për këtë program në vitin pasardhës, pas shprehjes së vullnetit të të dyja palëve për zgjatjen e kontratës, sipas kushteve të përcaktuara. Pas përfundimit të kontratës së punës, në rastin e vazhdimit të punësimit me kontratë dhe me pagesë të plotë nga ana e punëdhënësit, në lidhje me pagesat e aftësisë së kufizuar zbatohet legjislacioni në fuqi. Kohëzgjatja e programit të formimit në punë, sipas pikës 2, të këtij vendimi, është jo më shumë se 6 muaj për të gjitha profesionet. Në përfundim të periudhës së formimit, punëdhënësit duhet të punësojnë jo më pak se 30 për qind të të trajnuarve, për një periudhë 6-mujore.

Tarifat për kostot e formimit nëpërmjet punës vendosen nga komisioni i përcaktuar në vendimin nr. 47 datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë”, të ndryshuar. Punëkërkuesit e papunë me aftësi të kufizuara të përfshirë në program sipas  pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, nuk e humbasin pagesën që përfitojnë për shkak të aftësisë së kufizuar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency