Kredia për studentët, kushtet dhe dokumentet për ta përfituar

0
896

 

diplomaPër të marrë një kredi si student, nuk të duhet koha e një kredia normale, as dokumentet që kërkohen kryesisht nga bankat. Duke pasur në pronësi një pasuri të paluajtshme apo llogari bankare, prindërit mund të dalin “garant” për kredinë që mund të marrë fëmija i tyre.

 

 

Jo gjithmonë prindërit i kanë mundësitë për të përballuar financiarisht studimet e fëmijëve të tyre. Në disa raste të rinjtë sfidojnë veten e tyre duke marrë një kredi për të financuar studimet e tyre. Kohët e fundit në disa prej bankave kryesore, kanë qenë të shumtë studentët të cilët janë interesuar për të marrë kredi studentore. Kryesisht kanë qenë të rinjtë të cilët vazhdojnë masterin, ku studimet janë disa herë më të shtrenjta se “Bachelor”-i. Për të marrë një kredi si student, nuk të duhet koha e e një kredia normale, as dokumentet që kërkohen kryesisht nga bankat. Duke pasur në pronësi një pasuri të paluajtshme, apo llogari bankare, prindërit mund të dalin “garant” për kredinë që mund të marrë fëmija i tyre.

 

Çfarë kërkohet

Fillimisht kërkohet një dokument zyrtar nga institucioni mësimdhënës duke vërtetuar shpenzimet e arsimimit të të gjithë kursit, të vitit akademik, të semestrit ose shpenzimet e fjetjes në rast se studion jashtë vendit. Po kështu kërkohet dokument zyrtar nga institucioni mësimdhënës duke vërtetuar regjistrimin e aplikuesit, kohëzgjatjen e studimeve si dhe koston totale. Nëse studimet kryhen jashtë shtetit kërkohet dhe kontrata zyrtare e shpenzimeve të fjetjes dhe në rast se kredia mbulon këto shpenzime. Kërkohet dhe vërtetim për 3 rrogat e fundit e huamarrësit (nëse punon), e garantuesit dhe vërtetim për gjendjen e llogarisë. Vërtetim zyrtar nga kompania për punësim të rregullt të huamarrësit ose bashkë-huamarrësit. Kërkohet dhe kopje e kartës së identitetit të aplikantit, pasaportë ose certifikatë lindjeje.

 

Kredia për studentët, ja ofertat:

Shuma e Kredisë:

– Deri në 400.000 lekë – 60 muaj (5 vjet) / pa garanci

– Deri në 2.500.000 lekë – 120 muaj (10 vjet) / me garanci hipotekore

Mosha: 18 vjeç e sipër

Financimi:

-Maksimumi 60% të vlerës së pronës së ofruar si garanci për shumë kredie nga 400.001-2.500.000 lekë

Garanci/kolateral:

– Deri në 400.000 lekë: vetëm dorëzani nga:

-Pjesëmarrësit në kredinë studentore, prindërit që mbështesin (totalisht ose pjesërisht) financiarisht studentin;

-Të dy prindërit, huamarrësi dhe dorëzanësi

-Për studentët nën 18 vjeç vetëm prindërit mund të aplikojnë për kredinë.

Për shumat 400.001-2.500.000 lekë:- Te vlefshme ato më siper dhe pasuri e patundshme si garanci. Raporti detyrime përmbi të Ardhurat: 27% kur kredia dhe të ardhurat janë në monedha të ndryshme dhe 33% kur kredia dhe të ardhurat janë në monedha të njëjta

Komisionet

Komision aplikimi: S’ka

Komision lëvrimi i kredisë: 1.5%

Komision shlyerje para afatit: 0%

Ndryshimet e kushteve të kontratës së kredisë: komision 50 euro

Normat e interesit: e ndryshueshme

 

Kredia për studentët, ja ofertat:

 

Shuma minimale dhe maksimale

Minimumi 1.000 euro ose ekuivalente në lekë shqiptare

Maksimumi: –

• Pa Hipotekë:

Shuma më e vogël midis €10.000 dhe 70% të shpenzimeve të shkollës dhe të fjetjes në rast se studimet kryhen jashtë vendit.

• Me Hipotekë:

Shuma maksimale është shuma më e vogël midis €15.000 dhe 70% të shpenzimeve të shkollës dhe të fjetjes në rast se studimet kryhen jashtë vendit.

Financimi

Deri në 70 %

Kohëzgjatja e kredisë

-1 vit deri në 5 vjet – Pa hipotekë

-Maksimumi 10 vjet – Me hipotekë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency