“Raportimi i ministres së Mbrojtjes”/ Zbardhet kërkesa e opozitës, mazhoranca rrëzon propozimin

0
88

Florenc Drizari

 

Spartak Braho: Kërkesa është jashtë çdo kriteri, mungon objekti dhe përmbajtja

 

komision _sigurie_11.3.14Komisioni për Sigurinë Kombëtare rrëzoi dje kërkesën e opozitës për thirrjen në një seancë dëgjimore ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, lidhur me dyshimet e hedhura në media nga opozita për implikimin e mundshëm të Forcave të Armatosura në trafiqet e drogës. Kërkesa, sipas kreut të këtij Komisioni, Spartak Braho, edhe pse është e rregullt nga ana formale, nuk ka objekt, fakte dhe përmbajtje. Fillimisht, deputetët e PS-së u shprehën pro miratimit të kalendarit të plotë të punimeve, por pasi kreu i këtij Komisioni, Braho, theksoi se kërkesa duhet të rrëzohet për argumentet e përmendura më lart, deputetët e PS-së votua pro propozimit të tij. “Në kërkesën e paraqitur nga PD, nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë provë. Kërkesa është thjeshtë jashtë çdo kriteri, pa sens. Ne nuk mund të merremi me shpifje, aq më tepër që ndodhemi në mungesë të pranisë së tyre. Gjithsesi, duke qenë se kërkesa nga ana formale, është në rregull, por mungon përmbajtja, mungon objekti, mungon thelbi, unë do të gjykoja që kjo kërkesë duhet rrëzuar dhe hedhur poshtë”, – deklaroi Braho. Ndërkaq, më herët opozita kishte braktisur punimet e këtij komisioni me argumentet se mazhoranca nuk lejonte transparencën e plotë ndaj akuzave për implikimin e mundshëm të strukturave të FA-së në trafiqet e drogës.

Kërkesa e opozitës

Të hënën e kaluar deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë Kombëtare dorëzuan një kërkesë për thirrjen e ministres Mimi Kodheli në Komision për të raportuar lidhur me akuzat e ngritura për FA-në. Në shkresën e dërguar Kuvendit, deputetët e opozitës kërkonin që ministrja e Mbrojtjes të raportonte këtë të mërkurë në orën 10:00, lidhur me çështjen e lartpërmendur.

BAZA LIGJORE

Sipas opozitës, baza ligjore për thirrjen e ministres së Mbrojtjes në seancë dëgjimore është neni 7 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe neni 32 dhe 36 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në lidhje me arsyet se përse ministrja kërkohen në seancë dëgjimore, deputetet e opozitës argumentojnë se “Infrastruktura e Forcave të Armatosura po përdoret për veprime të rrezikshme kriminale, por edhe për faktin se rrezikon kredibilitetin e ushtrisë shqiptare, si anëtare e denjë e NATO-s. Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli ende deri më tani nuk i ka mohuar këto akuza, duke shtuar më shumë dyshimet për vërtetësinë e tyre! “Ftesa” që znj. Kodheli i ka bërë Prokurorisë për të hetuar mbi këto fakte publike, është tentativë e saj për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Deputetët e opozitës shqiptare janë thellësisht të shqetësuar për këtë fakt dhe për dëmtimin e rëndë që i bëhet reputacionit të vendit në sytë e aleatëve tanë euroatlantik. Në vlerësimin tonë, është detyrë e ministres së Mbrojtjes të një vendi anëtar të NATO-s që të analizojë me përgjegjshmëri këto fakte tronditëse, si dhe të mbajë qëndrim publik mbi vërtetësinë apo jo të tyre”, – thuhet në kërkesën e PD-së.

 

 

Kreu i SHISH-it raporton para Sigurisë më 22 prill

Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi kalendarin e punimeve deri në fund të këtij muaji, ku në axhendë është parashikuar edhe thirrja për raportim e kreut të SHISH-it, Visho Lika. “Më datën 22.4.2014, është parashikuar thirrja për raportim e kryetarit të SHISH-it, Visho Ajazi, lidhur me veprimtarinë e këtij shërbimi për vitin 2013. Një çështje tjetër është informacioni mbi efiçencën e SHISH-it, kërkesë kjo e kërkuar nga deputetët e opozitës. kërkesë për shkeljen e ligjit për emërime në SHISH, e kërkuar nga deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia. Në kalendar është përcaktuar edhe ngritja e grupit të kontrollit në SHISH për shkresën për publikuar në media për kërkesën ndaj drejtorëve të policisë për emërimet e fundit, kërkesë kjo e kërkuar nga deputeti Piro Lutaj”, – thuhet në zbardhjen e kalendarit të punimeve të Komisionit të Sigurisë.

 

 

Berisha: Rama ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani!

Pas rrëzimit që deputetët e mazhorancës i bënë kërkesës së opozitës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një koment të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, Berisha bën përgjigjës kryeministrin Rama për bllokimin kërkesës, duke argumentuar se i shmanget një hetimi për kontroll nëse Forcat e Armatosura janë përfshirë apo jo në trafiqet e drogës. “Rama ka frike nga transparenca si djalli nga temjani! Kështu, akuzave të bazuara në dokumenta të opozitës për përdorimin e bazave ushtarake për transport droge nga Edvin Kristaq Rama, ky i fundit iu përgjigj me një akt antikushtetues. Ai sot urdhëroi deputetët e tij në Komisionin e Sigurisë të hedhin poshtë me vota kerkesën e deputetëve të PD për paraqitjen nesër në Komisionin e Sigurise të znj. Kodheli për të dhënë shpjegime mbi përdorimin e bazave ushtarake për transport dhe trafikim droge. Me këtë akt absurd Rama vetëm provon vërtetësinë e akuzave të opozites sikundër dëshmon se njeri nga motivet baze të përpjekjes së tij për të marrë kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikes si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të vendit është për të patur dorë të lirë për përdorimin e bazave të ushtrisë për transportin e drogave të forta. Si përfundim, Rama sot tha me vota se nuk lejoj opozitën të më kontrollojë për drogë. Ai ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani!”,-ka

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency