Lufta në Siri/ Pranga organizatorit Gerti Pashja, pritës i xhihadistëve

0
118

Anxhela Tato

 

Pashja u arrestua në Turqi për skadim lejeje qëndrimi, u mor masa e dënimit për shmangie procedure ekstradimi

 Hetimet, Gerti Pashja strehonte shqiptarët në Turqi dhe i ndihmonte të kalonin në kampin e luftës

 

 

pashja-320x240Mbërrin në aeroportin e Rinasit i arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare një nga organizatorët e dërgimit të “ushtarëve” shqiptarë në Siri. Nën masa të rrepta sigurie Gerti Pashja është ekstraduar nga shteti turk mesditën e djeshme. Nga burime të policisë bëhet me dije se Pashja është prangosur në Turqi për skadim leje qëndrimi. Ndërsa ka rezultuar persona i shpallur në kërkim nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda shqiptare. Për Pashjan organi i akuzës kishte lëshuar urdhër arresti dhe për të shmangur procedurat e gjatë të ekstradimit, për të është marrë vetëm masa e dëbimit në Shqipëri dhe në Rinas ai pritej nga oficerët. Pashja është i arrestuar i nëntë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për rrjetin e rekrutimit të xhihadistëve në Shqipëri, ndërsa janë në kërkim edhe 4 të tjerë. Nga hetimet rezulton se 30-vjeçari ishte pritësi i shqiptarëve në Turqi. Ai i strehonte dhe i përgatiste për kalimin në Alepo, ku do të kryheshin stërvitjet e armatosura. Grupi i rekrutimeve drejtohej sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga imami i xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe imami i xhamisë së Mëzezit, Bujar Hyska. 30-vjeçari nga Peqini kishte rolin e pritësit në Turqi të muxhahedinëve që vinin nga Shqipëria dhe kalimin e tyre në kufirin me Sirinë. “Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për veprën penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste” dhe atë të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale, me qëllime terroriste”, të parashikuar nga neni 231 dhe 232/a të Kodit Penal. Për shtetasin Gert Isuf Pashja, 30 vjeç, banues në Peqin, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nr. 108, datë 10.3.2014 përmes të cilit ndaj këtij shtetasi është caktuar masë sigurie arrest me burg, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Hetimet

 Prokuroria pohon se imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla, i njohur edhe si Sheh Abdurrahim Balla, dhe imami i vetëshpallur i xhamisë së fshatit Mëzëz, Bujar Hyska, i njohur si Ebu Usama, si dhe teologu Orin Reçi, tashmë të arrestuar janë personat kryesorë të këtij rrjeti në Shqipëri. Këta të dyshuar me ndihmën e të arrestuarve të tjerë, rekrutonin, stërvitnin, financoni udhëtimin e tyre deri në Turqi. Për të mbërritur në destinacion, të dyshuarit përveç udhëtimit nga Tirana dhe Prishtina drejt Turqisë, në disa raste përdornin edhe rrugën tokësore, Tiranë-Pogradec-Maqedoni-Bullgari-Turqi. Besimtarët mysliman i prisnin bashkëpunëtorët e imamit, Gert Pashja i njohur me emrin fetar Ebu Muxhahidi dhe që mendohet se është imam në kampin ku stërviten shqiptarët që përfundojnë në zonën e luftimeve në Siri. Pas stërvitjes, besimtarët dërgohen në zonën e Alepos në Siri, ku ndaheshin në dy grupe, njëri i drejtuar nga ish-imami i xhamisë së Leshnicës së Pogradecit, Almir Daci, i njohur edhe si Ebu Belkisa ose Haliti nga Pogradeci dhe grupi tjetër në krah të grupit të drejtuar nga një emir turk, ku zv.komandanti i këtij grupi është shqiptari nga Elbasani, i njohur me emrin Zeyd Al Albani. Financimi apo ndihma e dhënë ndaj organizatës “Al-Nusra”, prej të arrestuarve dhe të shpallur në kërkim, është cilësuar tashmë vepër penale e terrorizmit, akuzë për të cilën do të përgjigjen të dyshuarit që rrezikojnë dënimin nga 10 deri në 25 vjet heqje liri. Gjatë viteve 2012-2013 në Rinas janë zmbrapsur rreth 10 persona që vinin nga Turqia në Shqipëri, që mendohet se vinin për të financuar dhe bashkëpunuar me këtë grup në rekrutimin e personave që do niseshin për në Siri. Në lidhje me 6 personat e tjerë që janë në kërkim mendohet se kanë bërë të njëjtën gjë në Kosovë dhe Maqedoni, përhapje të ideve dhe rekrutim të personave që më pas dërgoheshin nga Rinasi në drejtim të Turqisë. Nisja bëhej me grupe nga 2-3 persona.

 

 

 

Mbledhja e KLD-së/ Shkarkohet gjyqtari i Shkodrës, vërejtje me paralajmërim nga puna për 3 toga të zeza

 Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku pas tri orësh diskutime, u morën pesë masa disiplinore. Mbledhja u hap me diskutimin për gjyqtarin e Shkodrës, ku në fund u arrit në konkluzionin e largimit nga detyra. “Pas diskutimeve mes anëtarëve, bazuar në disa relacione të dërguara ministrit të Drejtësisë, nga zëvendëskryetari i KLD-së për të gjykuar mundësinë eventuale mbi fillimin e procedimit disiplinor, Këshilli vendosi shkarkimin nga detyra të z. Albano Çepele, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër”, – thuhet në njoftimin për shtyp. Kështu, përveç shkarkimit të Çepeles, KLD-ja ka vendosur transferimin për një periudhë dyvjeçare në Gjykatën e Kavajës të gjyqtares Elona Gjoka dhe vërejtje me paralajmërim për pushim nga detyra për tre gjyqtarët e tjerë: Enkelejda Hoxha, Nazmije Pengili, Ëngjëllushe Tahiri. Mbledhja e KLD-së u zhvillua me dyer të mbyllura, në kushtet e mungesës së plotë të transparencës dhe krejt në kundërshtim me deklaratat e Nishanit për të zbardhur të vërtetat dhe reformë në sistemin e drejtësisë. Në të pesë rastet e propozuar për procedim disiplinor, konstatimi i shkeljeve të bëra nga ana e gjyqtarëve ka qenë iniciativë e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bazuar në verifikimin e ankesave të qytetarëve të mbërritura pranë këtij institucioni, ankesa të cilat konsistonin në zvarritje e pajustifikuar e procesit gjyqësor (duke përfshirë edhe vonesat e pajustifikuara në zbardhjen e vendimeve), shkelje haptazi e ligjit procedural dhe moszbatim i vendimeve unifikuese. Kjo mbledhje ishte parashikuar më 11 prill, por Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka shtyrë për dje marrjen e masave disiplinore për 5 gjyqtarët, të propozuara nga Ministria e Drejtësisë. KLD e argumentoi shtyrjen me numrin e madh të çështjeve për diskutim në rendin e ditës dhe me rëndësinë që ka diskutimi i procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve.

 

Aksidentet rrugore / Akset rrugore Bulqizë – Kukës, 5 të plagosur dhe 1 i vdekur

Dy aksidente të rënda rrugore me një bilanc prej pesë të plagosurish dhe një i vdekur. Aksidenti i parë është shënuar në aksin rrugor Kukës – Kalimash, në vendin e quajtur Kolsh. Një kamion që transportonte materiale ndërtimi ka dalë nga rruga është përplasur me trafikndarësen dhe më pas është përmbysur në rrugë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kamionit, Naim Toska, 61 vjeç, nga Shkodra, si dhe u plagosën rëndë Majlind Piroli, 29 vjeç, dhe Dalip Marku, 33 vjeç, nga Kukësi. Dy të plagosurit janë dërguar fillimisht në spitalin e Kukësit, teksa bluzat e bardha të këtij institucioni kanë kërkuar nisjen e tyre drejt spitalit të traumës në kryeqytet. Menjëherë pas këtij vendimi të plagosurit janë nisur me helikopter drejt kryeqytetit, ndërsa në pamje shikoni edhe mbërritjen e tyre ne spitalin e traumës. Ndërkohë, tre persona kanë ngelur të plagosur gjatë një aksidenti në aksin Fushë-Bulqizë, mes tyre një vajzë katërvjeçare. Nga të dhënat paraprake, mësohet se personat e plagosur kanë qenë anëtar të një familjeje. Të plagosur janë identifikuar, Bernard Hishkurti dhe Eqerem Hishkurti. Ndërkohë, e plagosur ka mbetur edhe një vajzë 4-vjeçare me iniciale E. H. Ndërkohë, nuk dihet se si paraqitet gjendja e të plagosurve.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency