Rritje taksash?!/ Opozita: Ja çfarë fshihet pas marrëveshjes me FMN-në

0
114

Lulzim Basha: Shqiptarët do të duhet të rrëmojnë akoma më thellë në xhepat e tyre, nëse këto taksa miratohen

 

lulzim basha konferenca shtypi (1)Opozita shqiptare ngriti shqetësimin e rritjes së disa taksave të reja nga qeveria. Të dhënat e fundit ekonomike, sipas pakicës parlamentare, po tregojnë një përkeqësim të situatës ekonomike, ndërkohë që ekzekutivi pritet të rrisë sërish taksat. Sipas përfaqësuesve të opozitës, prishja e kontratave dhe koncesioneve të energjisë, situata e rënduar e rendit publik dhe treguesit e fundit ekonomikë kanë sjellë një ndikim negativ tek investitorët e huaj dhe kjo situatë pritet të ketë ndikime në ekonominë shqiptare. Sipas demokratëve, pritet të rriten rreth 9 taksa të reja, përtej paketës fiskale që u miratua në fund të dhjetorit nga socialistët. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha foli për rritjen e rreth 9 taksave të reja. Basha ngriti shqetësimin se qeveria po shqyrton vendosjen e taksës së pagesave në rrugët e vendit dhe rritjen me 50 për qind të taksës mbi tregtimin e makinave të përdorura. Kjo taksë u ul rreth një vit më parë nga qeveria “Berisha”, ndërkohë që opozita paralajmëron se qeveria “Rama-Meta” pritet ta rrisë atë. Ndërkaq, dyshimet për rritjen e taksave të tjera ngrihen për futjen e TVSH-së për ndërtimet e banesave të reja, vendosjen e taksës mbi pronën, vendosja e një takse vjetore për përdorimin e makinave bazuar në vlerën e tyre, rritjen me 20 për qind të takimit mbi të ardhurat e individëve – përfshi edhe interesat e depozitave, vendosjen e një takse për hyrje-daljet nga Shqipëria të qytetarëve shqiptarë si dhe vendosjen e akcizës mbi një numër të madh mallrash konsumi që aktualisht janë pa akcizë. Një tjetër shqetësim që ngre opozita është edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se kjo pritet të ndikojë shumë në xhepat e çdo familjeje shqiptare. Ndërkaq, lidhur me rritjen e çmimit të energjisë, qeveria e ka mohuar një nismë të tillë, por kohët e fundit ka ndërmarrë një sërë nismash për ta përfshirë detyrimin e pagesës së faturës së energjisë në një sërë shërbimesh të tjera që ofron shteti. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shqiptarët do të duhet të rrëmojnë akoma më thellë ne xhepat e tyre, nëse këto taksa miratohen.

 

 

Opozita: Ja taksat e reja të qeverisë

 • Vendosja e pagesave në rrugët e vendit;

• Rritja me 50% e taksës mbi tregtimin e makinave të përdorura;

• Futja e TVSH-së për ndërtimet-banesat e reja;

• Futja e një takse për hyrje-daljet nga Shqipëria të qytetarëve shqiptarë;

• Vendosja e taksës mbi pronën (shtëpi, tokë) sipas vlerës;

• Futja e një takse vjetore për përdorimin e makinave bazuar në vlerën e tyre;

• Rritja me 20% e tatimit mbi të ardhurat e individëve, përfshi dhe interesat e depozitave dhe dividendin.

• Vendosja e akcizës mbi një numër të madh mallrash konsumi pa akcizë deri më sot.

• Rritja e çmimit të energjisë elektrike

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency