Oerd Bylykbashi denoncon Kryeministrin/ Deputetët e opozitës kërkesë në çdo ministri për largimet nga puna, PD: Rama vazhdon shkarkimet

0
110

Florenc Drizari

 

 

Partia Demokratike: Kryeministri Rama masakrën në administratë e mbulon me censurë

 

oerd_4_dhjetor2013001Deputetët e Partisë Demokratike mësohet t’i kenë kërkuar informacion të gjitha ministrive mbi largimet nga puna dhe rekrutimet e reja në administratën dhe të institucioneve të varësisë. Ky informacion nga opozita është kërkuar me datë 19 shkurt dhe sipas përgjigjeve të marra, informacion është dhënë vetëm nga dy ministra pa portofol dhe pa administratë, si dhe nga tre ministri. Opozita e quan këtë ifnormacion shumë të pjesshëm dhe të paplotë, ku sipas të dhënave rezulton se janë larguar rreth 1 mijë nëpunës. Gjithashtu Partia Demokratike denoncon urdhrin e Kryeministrit Rama për të bllokuar publikimin e çdo informacioni në lidhje me largimet në administratën publike.

“Në Ministrinë e Drejtësisë, dhe institucionet e saj të varësisë, deri më datë 25 Shkurt raportohen zyrtarisht rreth 800 të larguar mbi bazën e Aktit Normativ antikushtetues. Ndërkohë Ministria e Financës dhe ajo e Kulturës kanë raportuar vetëm për aparatin e ministrisë, pa përfshirë institucione si doganat dhe tatimet, ku janë shkarkuar qindra punonjës të tjerë që përfitojnë statusin sipas ligjit të ri. Ky informacion shqetësues detyroi Kryeministrin Rama të aplikojë Kodin e Heshtjes që miratoi që në fillim, me të cilin vulos si sekret çdo informacion që i tregon publikut paudhësitë e tij.  Ndërkohë që bën maskaradë publike duke deklaruar se nuk do pranojë militantë në administratë, Kryeministri Rama, në kundërshtim me ligjin, i ka urdhëruar të gjithë ministrat e tjerë që të mos i dërgojnë përgjigjet deputetëve të opozitës pa u kontrolluar dhe censuruar nga zyra e Kryeministrit. Ky urdhër është i njëjtë me atë për bllokimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrezoi Aktin Normativ për nëpunësit Civilë”,-tha dje deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Sipas tij, Kryeministri Rama ka frikë nga publikimi i të vërtetës ku janë prekur rreth 7 mijë nëpunës të administratës dhe familjet e tyre. Gjithashtu opozita ngre shqetësimin se me vendimet e fundit, pritet që të preken mijëra nëpunës të tjerë. Heshtjen e qeverisë për të reaguar ndaj akuzave të opozitës dhe kërkesave për informacion, pakica parlamentare e qua frikë nga Kryeministri ndaj reagimit të opinionit publik dhe protestave qytetare.

Ai ka frikë nga partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të vendimit për statusin e vendit kandidat në qershor. Kjo është shkelje e rëndë e ligjit dhe cënim i rëndë i kompetencës kontrolluese dhe mbikëqyrëse të Kuvendit, dhe në mënyrë të veçantë, i opozitës. Rritja dhe forcimi i kontrollit parlamentar është kërkesë e Bashkimit Europian, dhe bllokimi i paligjshëm që po bën Kryeministri Rama, shkel këtë kërkesë themelore për demokracinë parlamentare”,-thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike thuhet në kërkesën e PD-së, i bën thirrje Kryeministrit të heqë censurën dhe të lejojë marrjen e informacionit nga deputetët dhe siguron opinionin publik se do t’i shkojë deri në fund çështjes së shkarkimeve nga puna në administratë. Sipas opozitës, e drejta për marrje informacioni ndaj ministrive të ndryshme është e bazuar në Rregulloren e Kuvendit dhe në Ligjin për Statusin e Deputetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency