Zbulohet fotoja e Vivienne, vajza e Angelina Jolie, film me të ëmën

0
169

angiKy është vështrimi i parë i Vivienne Pitt, në rolin e saj të aktrimit debutues, ku luan në rolin e Princeshës Aurora. E kundërta mund të thuhet për nënën e saj Angelina Jolie, që ka rol negativ.

 

 

Lilly Allen: Do ta puthja Miley Cyrus-in

Këngëtarja e njohur britanike, Lilly Allen, ka bërë shaka duke thënë se ajo nuk do t’i thoshte “jo” një puthjeje me Miley Cyrus-in. Krijuesja e shumë hiteve në Britani është parë në një video me këngëtaren Cyrus, duke bërë gjeste provokuese dhe thotë se ajo nuk do ta kishte problem edhe ta puthte atë. Miley i zuri kryetitujt javën e fundit me veprimet e egra në turneun “Bangers”, duke puthur mysafiren VIP para mijëra të pranishmëve në Los Anxhelos. “Unë me siguri do ta puthja atë në gojë”, – u shpreh Allen.

 

 

Cameron Diaz: Rinia e përjetshme, një fiksim i çmendur

Aktorja sharmante e Hollivudit, Cameron Diaz, e ka quajtur dëshirën e femrave për një rini të përjetshme një fiksim “të çmendur”. Gjithashtu, ajo ka folur edhe për ndikimin që femrat kanë tek njëra-tjetra, duke thënë se femrat ia bëjnë të vështirë njëra-tjetrës dukjen derisa plaken. “Femrat nuk i lejojnë femrat e tjera të plaken me hijeshi. Dhe ne nuk i japim vetes leje të plakemi me hijeshi”, – tha ajo. 41-vjeçarja i ka bërë këto deklarata në emisionin e Oprah Winfrey-t, ku ka promovuar spektaklin e saj televiziv “Cameron Diaz & Sharon Stone: Aging Gracefully”.

­

 

Scarlett Johansson, 5-muajshe shtatzënë, por asnjë shenjë barku në premierën e filmit               

Vetëm disa ditë më parë është raportuar në media për shtatzëninë e Scarlett Johansson-it, por në premierën e filmit “The Winter Soldier” nuk dukej asnjë shenjë. Ishte vetë aktorja 29-vjeçare, e cila njoftoi ardhjen e një bebeje dhe se ishte 5-muajshe shtatzënë.

 

 

Led Zeppelin do të publikojnë këngë të padëgjuara

Led Zeppelin pritet të publikojnë disa nga këngët e incizuara shumë më herët, por të papublikuara deri tani. Grupi ka hapur arkivin e dhjetëra incizimeve të mëhershme të padëgjuara më parë, për të nxjerrë disa këngë të cilat u janë bashkuar si disqe të ndara tri albumeve të tyre të ripërpunuara, “Led Zeppelin”, “Led Zeppelin II” dhe “Led Zeppelin III”, që do të lançohen më 3 qershor. “Materiali në disqet shoqëruese prezanton një portal të kohës së incizimeve të Led Zeppelin. Është një përzgjedhje e punëve që kemi qenë duke bërë si miksime të vrazhda, këngë përkrahëse, versione dytësore dhe materiale të reja të incizuara në atë kohë”, – ka thënë kitaristi i grupit, Jimmy Page.

 

 

Mbretëresha Kim

Bukuroshja me origjinë armene, Kim Kardashian, me sa duket tashmë ka filluar të frymëzohet nga sjelljet mbretërore. Ajo është fotografuar në Majami, duke përshëndetur fansat e saj nga ballkoni i pallatit luksoz të Versace-s me të njëjtat lëvizje si Mbretëresha e Anglisë Elizabeth. Përveç lëvizjeve që të jepnin përshtypjen se i kishte kushtuar jo pak kohë shikimit të videove të Mbretëreshës Elizabeth për të mësuar se si të sillet me turmën, ajo ishte kujdesur në çdo detaj edhe për veshjen. Me një fustan njëngjyrësh dhe paksa klasik, bukuroshja Kim dukej si një mbretëreshë e vërtetë. Ndërsa mësohet se Kim po qëndron në Majami për të hapur një degë nga butikët e saj “Dash”, së bashku me motrat Khloe dhe Kourtney Kardashian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency