Cebit-i provon një orientim të ri

0
140

Cebit-i vazhdon të jetë panairi më i madh i kompjuterave në botë, por ai ndodhet një hap pas zhvillimit të shpejtë të botës së informatikës. Një koncept i ri synon të sjellë shkëlqimin e vjetër.

 

cebiti Vizitorët e rregullt të Cebit-it e kanë përjetuar fillimin modest 28 vjet të shkuara, si qendër e teknikës për zyra dhe asaj informative. Eksitimin e degës së teknologjisë informative në kapërcyell të mijëvjeçarit, kur qindra-mijëra vetë vërshonin në sallat e panairit dhe kthjelljen, kur plasi flluska e madhe e teknologjisë informative. Cebit ka qenë gjithmonë pasqyra e një dege të ekonomisë, që ndodhet në ndryshim të përhershëm. Vitet e fundit organizatorët e panairit u përpoqën të arrinin një akt ekuilibri midis ekspertëve vizitorë dhe përdoruesve privatë, por njëri nga të dy mbetej gjithmonë i pakënaqur. Imazhi dhe cilësia e panairit u dëmtuan.

100 biznes i IT-së

Dhe tani erdhi kthesa radikale: shefi i ri i Cebit-it, Oliver Frese, orientohet tek biznesi i teknologjisë informative dhe e bën këtë 100 për qind, siç thotë ai. “Ky është një zhvillim logjik i viteve të fundit. Pjesa e vizitorëve ekspertë është rritur në mënyrë të konsiderueshme, në të njëjtën masë ka rënë numri i vizitorëve privatë”, – thotë Frese për “DW”. Pjesëmarrësit në ekspozitë investojnë në një masë të konsiderueshme në shfaqjen në panair dhe në fund të panairit ata duan të kenë në xhep kontakte konkrete biznesi.

 

Tema qendrore – siguria e të dhënave

Kështu që, tani në qendër të vëmendjes do të jetë biznesi i IT-së, edhe nëse do të jenë smartfonët dhe kompjuterat tablet ata, që do të mbizotërojnë në stenda. Por ato tregojnë para së gjithash zgjidhjet profesioniste për sipërmarrjet dhe jo programin më të fundit për motin. Veçanërisht fokusi është drejtuar te sasia gjigande e të dhënave në epokën digjitale. Motoja e panairit është “Datability”. “Kjo fjalë perifrazon trajtimin e vazhdueshëm dhe me përgjegjësi të sasisë së madhe të të dhënave”, – thotë shefi i panairit, Frese. 90 për qind e të dhënave në dispozicion sot kanë lindur në dy vitet e shkuara, përditë sasia shtohet. “Ekspozuesit tregojnë produkte konkrete, me të cilat mund t’i shfrytëzosh këto të dhëna për një rrjedhë më të mirë të komunikimit, për përshtatjen optimale të sistemeve energjetike, për shëndetësinë dhe për logjistikën”.

 

Publicitet për besim

Por që prej skandalit të përgjimeve të NSA-së është rritur ndjeshmëria e njerëzve edhe për mënyrën si trajtohen të dhënat e tyre, edhe tek sipërmarrjet, që i kanë depozituar të dhënat e tyre në re, pra në qendrat informatike. Shefi i shoqatës gjermane së IT së kësaj dege, Bitkom, Dieter Kempf, thotë: “Dëshmia funksionon, që ne i trajtojmë sasi të mëdha të dhënash me përgjegjësi dhe me siguri, duke respektuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe e bëjmë këtë me zgjidhje, që tregohen këtu”. Kjo nis që nga “kriptografia – pra kodimi, shifrimi i të dhënave delikate dhe me transparencën, se cilat të dhëna memorizojmë ne dhe si i vlerësojmë ato”. Kjo për Kempfin është edhe një temë politike shoqërore. Firmat e përfaqësuara në shoqatë janë të fuqishme, për sa i përket sigurisë së të dhënave, por meqenëse shpesh janë sipërmarrje të vogla, ato nuk mund të kalojnë në ekspansion të përbotshëm, si gjigandët amerikanë të internetit.

Për sa i përket anës informatike, në Gjermani vazhdon të ekzistojë mungesë e madhe specialistësh të informatikës. Synimi i Cebit-it është gjithashtu që të tërheqë vëmendjen, që te inxhinierët programues deri të matematicienët dhe fizikanët, për kriptografinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency