Mesi vjell në fushë

0
130

mesi vjellAtmosferë e zjarrtë në “Nacional Arena” të Bukureshtit, sepse janë të rralla dhe mund të numërohen me gishtat e dorës përballjet mes kombëtares rumune dhe Argjentinës. Në të shkuarën, kombëtarja “Albiceleste” një herë ka barazuar dhe një herë tjetër është mundur nga ballkanasit, të dyja herët në Kupën e Botës. Me sytë e mendjen nga Brazili, tekniku Sabela vendosi të zbriste në fushë 11-shen më të mirë të mundshme. Kjo, pasi në rast se nuk do të ketë komplikacione, do të jetë i njëjti formacion për takimin e parë me Bosnjën në Botëror më 15 qershor në “Maracana”. Pavarësisht emrave të kalibrit të rëndë, në fushën e lojës u pa një Argjentinë anemike, joprecize dhe në formë jo shumë të mirë, siç tregojnë qartë edhe pamjet me Mesin që nuk mund të përmbahet, por i kthehet një zakoni të vjetër, diçka që e ka bërë edhe më parë me Bolivinë vitin e kaluar dhe në Superkupën e Spanjës në 2011-ën. Ylli i Barcelonës volli në fushë në minutën e shtatë të takimit, pak çaste pasi kishte ekzekutuar një goditje të lirë. “Më ndodh gjithmonë të vjell. Ndodh disa herë te Barça. Nuk është asgjë për mua”, – tha Mesi pas ndeshjes.

 

 

Shakira: Me Pikenë, 8 ose 9 fëmijë

Mami Shakira në sulm. Këngëtarja kolumbiane, partnere e Xherard Pikesë, në një intervistë për revistën “Latina”, ka deklaruar se dëshiron fëmijë të tjerë nga mbrojtësi i Barcelonës. “Dua 8-9 fëmijë nga Xherardi. Nëse nuk do të ishin impenjimet e mia muzikore, tani do të isha shtatzënë. Ai, skuadra ime e preferuar, është me Shakirën si person dhe jo si këngëtare. Nuk kam takuar kurrë një person kaq të bukur: urrejmë të njëjtat gjëra dhe kemi të njëjtat ide”, – është shprehur Shakira.

 

 

 

 

Nejmar, fotografi me tifozin e vogël

Pasi pa Brazilin teksa shkatërroi kombëtaren e tij në miqësoren e pardjeshme në Soveto (0-5), një fëmijë, tifoz i Afrikës së Jugut, mundi të futej në fushë duke iu shmangur forcave të sigurisë. Por kur fëmija u fut në tapetin e blertë të fushës yjet e “Seleçao”-s kishin ide të tjera në kokë. Në fillim ai mundi të pozonte me yllin e Barcelonës, Nejmar, ndërsa më pas ishte e gjithë kombëtarja e Brazilit që festoi me afrikano-jugorin. Djaloshi ishte shumë i lumtur, ndërsa Nekmari foton me të e postoi edhe në “Instagram”. Momente shumë të bukura dhe emocionuese, aq sa mediat ndërkombëtare e quajnë “skenë që të ndal zemrën”.

 

 

Ibrahimoviç: Matiudi, kopjac

Ai nuk mundi të shënonte vetë dy net më parë, por Zllatan Ibrahimoviç nuk e përjashton veten as në golat e të tjerëve. Sulmuesi i Paris Sent Zhërmenit nuk mundi të bënte asgjë në humbjen 2-1 të Suedisë së tij përballë Turqisë, por ishte shoku i tij i skuadrës te PSG, Bleze Matuidi, ai që realizoi një supergol në Francë-Holandë. Dhe reagimi i Ibrës nuk mund të mungonte. Në një postim në “Twitter” gjigandi suedez uron Matuidin për golin, që e quan fantastik, por më pas nuk nguron të “ngacmojë” duke i thënë se duhet ta ketë parë në stërvitje që bën gola të tillë. “Hey @MatuidiBlaise E pashë golin tënd mbrëmjen e shkuar. Fantastik. Duhet të kesh parë Zllatanin në stërvitje”, – shkruan Zllatan Ibrahimoviç në profilin e tij në “Twitter”.

 

 

Qeveria spanjolle mbron Barcelonën

Qeveria spanjolle ka marrë një pozicion të qartë për çështjen “Nejmar”. Zyrtarë të shtetit iberik janë të sigurt se klubi katalanas ka vepruar sipas rregullave në tratativat që sollën në Barcelonë asin brazilian. “Barcelona është një pasuri e futbollit spanjoll. Shpresoj që shumë shpejt t’i jepet fund kësaj çështjeje që e ka ekspozuar shumë klubin në fjalë”, – tha për “El Pais” Migel Kardenal, zëvendësministri i Ministrisë së Sporteve i Spanjës. Pak ditë më parë, Barça derdhi në arkat e shtetit plot 13.5 milionë euro, shumë kjo që klubi në fjalë nuk e pagoi, pasi fshehu 6 kontrata që kishte lidhur me yllin brazilian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency