Vëzhgimi / Kontrolli teknik i makinave në “kaos”, qytetarët 7 orë pritje për të kolauduar makinën

0
146

Kompania zvicerane, në momentin që nisi punën në Shqipëri, premtoi një investim të madh, duke filluar që nga hapja e pikave të reja deri te procedurat e shpejta që do të kryheshin për qytetarët

 

trafik_durresPër të kryer kontrollin teknik të automjeteve, qytetarëve u duhet një ditë e tërë për të përfunduar një procedurë që në vendet fqinje përfundon për 20 minuta. Radhë të gjata, automjete që kontrollohen pa respektuar ata që mund të kenë orë duke pritur dhe në fund vetëm “lekë nën dorë” të zgjidhin punë. Është kjo situata që hasin qytetarët çdo ditë në pikën e kontrollit teknik në Tiranë, por edhe në qytete të tjera. Prej disa kohësh kontrolli teknik i makinave i është dhënë me koncesion kompanisë zvicerane SGS, Société Générale de Surveillance. Kompania zvicerane Société Générale de Surveillance është e vetmja që operon në tregun e vendit tonë dhe duke qenë se çdo vit kontrollohen rreth 600 mijë automjete, e ka të vështirë të përballojë fluksin. Në Shqipëri janë vetëm 14 qendra që janë ngritur për kontrollin teknik dhe qytetarëve u duhet të udhëtojnë me kilometra për të kryer kontrollin e makinës. Kompani zvicerane, në momentin që nisi punën në Shqipëri, premtoi një investim të madh, duke filluar që nga hapja e pikave të reja deri te procedurat e shpejta që do të kryheshin për qytetarët.

Kolaudimi

Pavarësisht se në Ministrinë e Transporteve janë paraqitur me qindra kërkesa për të filluar punë në tregun e kontrollit teknik të makinave, kompania Société Générale de Surveillance ia ka arritur qëllimit duke drejtuar një nga fushat më fitimprurëse në vendin tonë. Ndërkohë që fitimet kanë qenë marramendëse, shërbimi ndaj qytetarëve ka ngelur njësoj si para 10 vitesh. “Kam ardhur që në orën 5 të mëngjesit dhe shikoje vetë, tani është ora 2 e drekës dhe unë akoma s’kam mbaruar punë. Kjo është e vetmja pikë. Pse s’na hapin një pikë tjetër që dhe ne të mbledhim mendjen dhe të mbarojmë punë dhe të shkojmë në punët tonë?”, – u shpreh i irrituar G. H. ditën e premte, duke pritur të bënte kolaudimin e makinës në pikën e kontrollit në Vorë. “Ka nga ata që vijnë dhe mbarojnë punë në moment, se si e bëjnë kontrollin dhe kur, nuk e kuptoj”, – vazhdon G. H.

Qeveria

Pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi firmën koncesionare se ka abuzuar me tenderin dhe ka lëshuar akuza direkte për korruptim. “Ky është një koncesion që është në shqyrtim. Të jemi të qartë që anulimi apo relativizmi i këtyre koncesioneve monopol nuk është një proces që bëhet thjesht ‘hajde ta anulojmë partizançe’, por kërkon një ekspertizë ligjore. Është në përfundim shqyrtimi dhe ne, ose do ta anulojmë, ose do ta relativizojmë, duke e liberalizuar kolaudimin. Ne nuk mund të pranojmë që qytetarët të rrinë dhe të mbajnë radhë pa fund atje, për të mos marrë asnjë lloj shërbimi cilësor e për të dalë të dëshpëruar dhe të pasigurt nga ai farë kolaudimi që bëhet atje”, – u shpreh Kryeministri. Por edhe pas deklaratës së kreut të qeverisë, duket se firma koncesionare nuk ka ndryshuar mënyrën se si u shërben qytetarëve, duke vazhduar të krijojë radhë pafund në çdo pikë kontrolli.

 

 
Komuna e Mitrovicës, mirënjohje Bashës për ndihmën, i akordon titullin “Qytetar Nderi”

Mitrovica dhe Tirana, komision të përbashkët për ceremoninë e rivarrimit të Isa Boletinit

Mitrovica do të shpallë “Qytetar Nderi” kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, i shoqëruar nga nënkryetari Safet Kamberi, kryetari i Asamblesë Bislim Imeri dhe Gazment Boletini, u prit në një takim të veçantë nga kryebashkiaku i Tiranës. Kreu i Komunës së Mitrovicës ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Mitrovicës për ndihmën që zoti Basha ka dhënë në kuadër të nismës “Ndihmo dhe ti”, për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta. “Kam pasur kënaqësinë e veçantë të pres këtu në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kryetarin e ri të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilin, pasi i urova suksese në detyrën e tij të lartë, në besimin që i kanë dhënë qytetarët e Mitrovicës, e garantova se bashkëpunimin mes Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Mitrovicës, i cili ka nisur prej kohësh, do të konsolidohet dhe do të rritet në të gjitha fushat. Bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës janë ndër kontribuuesit e parë të projektit “Ndihmo dhe ti”, i cili ka për qëllim ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës, të qytetarëve të Mitrovicës. Kjo është një ndihmë simbolike, por që shpresoj që do të ketë rolin e saj modest, jo vetëm në ndërtimin dhe rindërtimin e shtëpive të shkatërruara në Mitrovicë por edhe tërheqjen e vëmendjes ndaj këtij procesi kaq të rëndësishëm për rindërtimin e lagjeve, e shtëpive, banesave të qytetarëve të këtij qyteti simbol të Kosovës, por po kështu të një qyteti i cili për nga zhvillimi i tij do të jetë edhe treguesi më i mirë i përparimit të Kosovës në tërësi, drejt arritjes të objektivave të saj si një shoqëri e hapur, e lirë, evropiane dhe e përparuar”, – deklaroi Basha. “Kam ardhur për të falënderuar për ndihmën që ka dhënë prej 100 mijë dollarëve, për të ndihmuar aksionin “Ndihmo dhe ti”, ju e dini që Mitrovica është në gjendje të rëndë ekonomike, sepse ka qenë një qytet më i rrezikueshmi deri më tani. Mitrovica, e dini që është një qytet specifik, ka probleme edhe politike edhe ekonomike. Përpara ka qenë një qytet shumë i pasur dhe tani pas zhdukjes, pas luftës, gjatë luftës gjithë industria e rëndë është shkatërruar dhe tani është në gjendje të rëndë ekonomike”, – u shpreh kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndërsa është njohur me disa nga projektet e kryetarit të Mitrovicës, ka ofruar mbështetjen dhe angazhimin e tij personal dhe të Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar në realizimin e çdo projekti që do të përmirësoj cilësinë e jetës së qytetarëve të Mitrovicës. Basha dhe Bahtiri, me kërkesë të familjes Boletini, ranë dakord për ngritjen e një komisioni të përbashkët për të organizuar ceremoninë e varrimit të eshtrave të Isa Boletinit. Kryetari i Komunës së Mitrovicës e ka ftuar kryebashkiakun Basha ta vizitojë Mitrovicën, kohë në të cilën do t’i dorëzohet edhe titulli “Qytetar Nderi” i Mitrovicës.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency