Soni Malaj ndahet nga Mirko?

0
154

soni-ndahet-nga-mirko_hdKëngëtarja shqiptare, Soni Malaj, duket se ka vendosur t’i japë fund dashurisë me valltarin italian, Mirko Luccarrelli. Soni disa vjet që është në romancë me valltarin italian, madje ka jetuar me të në Spanjë për një kohë. Por, burimet besojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre shumë të lumtur e të përfolur nëpër media. Nuk dihen arsyet pse çifti mund t’i ketë dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin. Soni dhe Mirko janë prindër të vajzës së vogël, Annës.

 

 

Tuna largohet nga “X Factor”?

 Prej dy vitesh Tuna ishte pjesë e panelit vlerësues të spektaklit të talenteve “X-Factor Albania”, por jo më. Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu-Tuna, mësohet se ka kaluar një periudhë jo fort të këndshme gjatë këtij edicioni të “X-Factor”. Ajo, fillimisht pati një përplasje me Sonin, më pas me Alketa Vejsiun e së fundi edhe me vetë regjisoren dhe producenten Vera Grabocka. Mësohet se në planet e Verës është Genta Ismajli, të cilën ajo thuhet se e ka shumë për zemër.

 

 

Luana Vjollca lançon këngën e dytë

 Titullin e këngës Vjollca e ka bërë të ditur në “Instagram”. Këngëtarja simpatike, prezantuesja e “Top Channel”, Luana Vjollca, së shpejti do të lançojë këngën e saj të dytë, të titulluar “Askush s’do na besojë”. Titullin e këngës Vjollca e ka bërë të ditur në “Instagram”. “’Askush s’do ta besojë’, ky është titulli i këngës time të dytë .. në fakt kjo është kënga e shpirtit tim! ‘Tërbohu’, ishte eksperiment, ishte qejf! është pikërisht kjo këngë e dytë që më ngjall sërish emocionet e para tek këndoja në festivale fëmijësh”, – ka shkruar mes tjerash Luana. Megjithatë, në mediet sociale ka pasur shumë nga ata të cilët e kanë paragjykuar dëshirën e saj për të kënduar, duke thënë se nuk ka zë dhe nuk di të këndojë.

 

 

Arilena vjen si “Aeroplan”

 Këngëtarja e re shqiptare, Arilena Ara, ka publikuar në “Youtube” projektin e saj të parë me videoklip, “Aeroplan”. Fituesja e “X Factor 2” ka vazhduar karrierën e saj pas triumfit, duke publikuar dhe projektin e saj të parë “Aeroplan”. Bëhet fjalë për një projekt mjaft ritmik, i cili e shfaq të fuqishme këngëtaren e re. Arilena me këtë projekt ka treguar se i ka të gjitha predispozitat për t’u shndërruar në një yll të madh të skenës muzikore.

 

 

Hersi Matmuja “fluturon” me muzikën

 Fituesja e festivalit të këngës në RTSH, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”, ka shprehur optimizmin e saj se përmes muzikës do të arrijë t`i realizojë shumë gjëra në jetë. Këngëtarja Hersi Matmuja e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të festivalit evropian të këngës “Eurovizion”, ka postuar një foto në profilin e saj në “Facebook”, ku shihet në gjendje shumë të mirë. Fituesja e Festivalit të Këngës në RTSH, përmes këtij postimi, ka shprehur optimizmin e saj se përmes muzikës do të arrijë t`i realizojë shumë gjëra në jetë madje edhe të “fluturojë”.

“Dua të fluturoj… dua të jetoj çdo sekondë të jetës sime ashtu siç është i bukur i shëmtuar por dua ti jetoj, jo ti kaloj pa i vëne re… dua të dashuroj pa fund çdo gjë familjen,gjysmën tjetër time, natyrën çdo gjëëë… dua të studioj, të hulumtoj në pafundësi brenda meje për të nxjerr jashtë të gjithë zërin e shpirtit tim…… Dhe të gjitha këto dua t’i bëj duke KËNDUAR SEPSE MUZIKA – KËNGA ËSHTË IDENTITETI IM …. “CANTO ËSHTË ZHVESHJA E SHPIRTIT”, – ka thënë Matmuja në profilin e saj në “Facebook”.

Matmuja do të garojë në mesin e 37 vendeve pjesëmarrëse në Festivalin Evropian të Këngës, që do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës më 6, 8 dhe 10 maj. Vitin e kaluar, “Eurovizioni” u ndoq nga 180 milionë shikues.

 

 

Morena Taraku: Unë me Bleron, idiotizëm i pakapshëm…

Për spekulimet e mediave për ndarjen e Bleros dhe Teutës, ka reaguar edhe Morena Taraku, ku sipas mediave ajo ishte shkak i ndarjes. Sipas saj, gjërat nuk do të mbesin me kaq, pasi që ajo paralajmëron padi edhe nëpërmjet gjyqit. Lajmi se Blero dhe Teuta u ndanë mori dheun që ne postimin e parë në portale dhe u tha se shkak për ndarjen e qiftit është bukuroshja Morena Taraku, pikërisht vajza më të cilën Blero lansoj bashkëpunimin e fundit të këngës “My Love”. Morena e trazuar nga këto që po qarkullojnë reagon përmes rrjetit social “Facebook”, duke thënë se gjërat nuk do të mbesin me kaq, ajo do të ngreh padi edhe përmes gjyqit. “Po çuditem në çfarë kulture e terrorizmi po jetoj! Është e turpshme të dëgjoj diçka të tillë, miqtë kthehen në terrorizma që s’kanë të bëjnë fare. Idiotizëm i pa kapshëm. Kush jeni ju të njollosni e të vulosni gjana që janë në dëmin e një njeriu të pa faj. Jam pyetur pikërisht në një nga televizionet tona gjatë promovimit të video klipit tim “My love” pse pikërisht këngën me Bleron dhe publikisht live e kam cekur që filluam një bashkëpunim së bashku sepse Teuta është ajo qe na shtyu të bëjmë një gjë sepse ajo është shoqe e imja që nga fëmijëria, njoh gjithë familjen e saj po ashtu edhe ajo timen. Nëse dëshirojnë fakte shihet fare mirë qe ajo ishte pjesë e familjes time edhe gjatë kohës kur unë isha fëmijë ajo ishte personazhi kryesor në shfaqje në Teatrin Kombëtar në Prishtinë në shfaqjen “Babai” në regji të babait tim “Selami Taraku” i cili e di pa dyshim që në këtë moment po stërkeqet nga turpi i këtyre terroristëve që nuk lan gjurmë pa përzier. Blero dhe Teuta janë miq të mijë dhe vazhdojnë të jenë . Por ta kenë te qartë te gjithë qe kjo pune nuk do ndalet deti këtu do vazhdojnë procedurat gjyqësore – këtu kane marr fund thashethemet me mua.!! Faleminderit”, – shprehej Morena.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency