Takimi me diplomatët/ Ja çfarë diskutoi Basha me ambasadorët

0
135

Florenc Drizari

 

 

Kreu i PD-së: Qeveria, shkelje të paprecedentë të ligjit, Kushtetutës dhe konsensusit

Lulzim Basha drekë pune me përfaqësuesit e vendeve të BE-së, OSBE-së dhe USA

 

Foto_ilustruese_nga_takimi_me_ambasadoret_e_BE-27.09.2013Dy ditë para protestave të paralajmëruara nga opozita në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, organizoi një drekë pune me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, SHBA dhe OSBE-së. Në takimin që zhvilloi dje me diplomatët, Basha ndau shqetësimin për situatën politike në vend, kursin anti-ligjor të qeverisë siç i quan opozita dhe për aktet e saj të fundit që lidhen me konsensusin politik.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, mësohet se Basha ka diskutuar me ambasadorët për nismën e re të qeverisë ndaj administratës publike. Kjo nismë sipas PD-së, ka të bëjë me vonesën e botimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në fletoren zyrtare, vendim që ka hedhur poshtë aktin normativ që shtyu zbatimin e Ligjit për Nëpunësin Civil, si dhe hartimi pa asnjë transparencë i një projekt-ligji të ri që parashikon 16 nene anti-reformë që dobësojnë statusin e nëpunësit dhe cënojnë sigurinë juridike të administratës.

“Duke u ndalur tek reforma territoriale, Basha tha se konsensusi është i domosdoshëm për këtë proces, në mënyrë që rezultatet të jenë të qëndrueshme dhe të gjithëpranueshme. Kryetari i Partisë Demokratike, duke iu përgjigjur shqetësimit të ambasadorëve për gjendjen e rendit dhe të sigurisë, në veçanti të situatës alarmante të tranzitimit të drogës nga Shqipëria drejt BE-së, tha se kjo vjen si pasojë e dëmtimit të Policisë së Shtetit, nga shkarkimet masive që ka bërë qeveria, dhe nga zëvendësimi i profesionistëve me militantë partiakë.

Me ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e Policisë së shtetit, theksoi Basha, ne kërkojmë jo vetëm të evidentojmë rastet e shkeljes së ligjit, por dhe të kontribuojmë në korrigjimin e tyre.

Ambasadorët u informuan mbi aktet e vazhdueshme antiligjore dhe anti konsensus të qeverisë për vënien nën kontroll politik të institucioneve të paravura, si ILDKP dhe AMA. Si dhe për rastin më të fundit të prishjes së konsensusit politik, që është ndërhyrja e qeverisë në ligjin për financimin e partive politike”,- thuhet një njoftimin e Partisë Demokratike.

Më tej bëhet e ditur se Basha i njohu ambasadorët me pakënaqësinë që po krijon qeveria me mënyrën e saj të funksionimit lidhur me transparencën e vendimeve të saj, sidomos me krahasimin e premtimeve që kjo mazhorancë ka bërë para se të merrte pushtetin më 23 qershor.

“Kryetari i Partisë Demokratike i siguroi ambasadorët se opozita do të bëjë gjithcka për ta detyruar qeverinë të japë llogari dhe të bëjë transparencë para qytetarëve shqiptarë.

Z.Basha i garantoi përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Europian, OSBE-së dhe SHBA-së, se Partia Demokratike do të jetë një mbështetëse pa rezerva e procesit të integrimit europian të Shqipërisë”,-thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit.

Brenda një harku kohorë prej tri javësh, Partia Demokratike ka organizuar dy takime me përfaqësitë e huaja të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Tematikat kryesore të këtyre takimeve kanë qenë vendimet e fundit të qeverisë në raport me transparencën dhe respektimin e ligjit. Gjithashtu opozita para diplomatëve të huaj ka ngritur edhe shqetësimin për nismat e qeverisë për të ndryshuar strukturën dhe përbërjen e disa prej institucioneve të pavarura në vend, përfshi këtu, ILDKP, AMA-n, Këshillin Drejtues të RTSH-s, etj.

 

 

Basha në Shkodër/ “Marshim për t’i vënë kufij gënjeshtrës, rrilindja doli rrenë!”

Protesta, Basha: Shkodra s’ka se si të mos jetë e para

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të turit të tij të takimeve për anëtarësimet e reja në PD, zhvilloi dje një takim në qytetin e Shkodrës. Në këtë aktivitet Basha ftoi të gjithë demokraët të bëhen pjesë e protestës së opozitës më datën 20 shkurt. Një vend të rëndësishëm në fjalën e kreut të PD-zë, zuri edhe rinia shqiptare. Sipas Bashës, brezi i ri po vërshon në dyert e hapura të Partinë Demokratike.  “Ky është  lajmi më  i mirë jo vetëm për demokracinë  anembanë vendit, por për demokracinë dhe për shpresën  shqiptare në këtë kohë  të zymtë kur  vendi bombardohet çdo ditë me lajme që flasin  vetëm për përkeqësim të  gjendjes ekonomike dhe shoqërore, vetëm për rënie të treguesve të  punësimit, zhvillimit, konsumit, investimeve, vetëm për rritje  në krahun tjetër të treguesve  të varfërisë,  krimit, trafiqeve, drogës, korrupsionit; vetëm për  rritje të rreziqeve që kërcënojnë gjithmonë e më shumë aspiratën mbarëpopullore të  integrimit të vendit në Europë dhe vetë demokracinë  në kolonat  e saj të  ligjit, të drejtave dhe lirive”,-deklaroi Basha.

Më herët kreu i PD-së ka zhvilluar disa takime në qytetet, Durrës, Elbasan e Kurbin. Nga qyteti i Shkodrës, Basha ftoi rinën ti Bashkohet PD-së. Duke folur për qeverisjen e majtë, Basha vuri theksin tek vendimet e funidt të saj, ngërçi i krijuar për ligjin e nëpunësit civil, administratën publike, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushetetuese dhe reforma për ndarjen administrativo-territoriale. Gjithashtu Basha u ndal edhe në pretimet e socialistëve para se të vinin në pushtet.

Lulzim Basha

“Prapa këtij realiteti  gjithnjë e më dramatik është  qeveria Rama-Meta e cila tallet sa bukur ua hodhi shqiptarëve me premtime kallpe. Është qeveria  që përzien çdo ditë  ngjyrat e bojërave të dala boje  për qeverisjen propagandistike. Qeveria që provokon dhe tenton me të gjithë format e paligjshmërisë dhe pandershmërisë të  pushtojë administratën publike, të kapë institucionet, të kapë shtetin, të  zhbëjë gjithçka  kemi arritur këto vite me Kushtetutë, ligj, demokraci dhe konsensus. Qeveria që kërkon të  kthejë prapa demokracinë, të vendosë  oligarkinë me para të pista dhe vota të blera mes tyre,  me  deputetë të peshkuar në format më të neveritshme të poshtërimit të votës së lirë dhe dinjitetit të qytetarëve.   Rinia e ka kuptuar, shqiptarët i madh e i vogël e kanë kuptuar dhe po e kuptojmë: Rilindja  doli  rrenë! Puna e Rilindjes ishte loja, dhe kjo lojë s’ka të bëjë fare me hallet dhe problemet e shqiptarëve, me dëshirat dhe projektet e shqiptarëve, me të ardhmen e shqiptarëve, me të ardhmen tuaj,  por vetëm me interesat e ngushta të  atyre që e nxorën në tregun e politikës  si Kalin e Trojës”,-theksoi Basha.

Duke folur për protestën e demokratëve më 20 shkurt, Basha tha se Shkodra s’ka se si të mos jetë e para. “E ka detyrë ndaj të parëve, brezave dhe së ardhmes që të jetë e para. E para për ringritjen, e para për shpresën, e para për të ardhmen,  e para, pse jo, edhe në marshin e protestës popullore të   përkujtimit  dhe protestës që kemi thirrur në Tiranë  këtë të enjte, në 23 vjetorin e rrëzimit të  monumentit të  Enver Hoxhës si  personifikim dhe simbol  i diktaturës gjysmëshekullore.”,-tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency