Akuzat ndaj qeverisë/ Shoferët e furgonëve “bllokojnë” rrugët: Po favorizohen njerëz që kanë lidhje me qeverinë

0
118

Policia: Nuk ka vendim, po zbatojmë ligjin për taksitë 8+1

 Berisha: Akt gangsterësh me pushtet

 

protesta.Konferenca e mbajtur në Elbasan nga sindikatat e furgonëve i ka kërkuar qeverisë që të anulojë vendimin për bllokimin e taksive 8+1. Sipas sindikatave, duhet të hiqet urdhri që i detyron furgonët të bëjnë rrugën e kthimit pa pasagjerë, për shkak se të shoferët dalin me humbje. Nga ana tjetër, shoferë dhe anëtarë të sindikatave ngritën alarmin se ky vendim i qeverisë do të favorizojë monopolin në treg nga persona që kanë lidhje me pushtetin, ndërkohë që në Elbasan, Fier Lushnjë dhe shumë qytete të tjera po vazhdojnë protestat nga qindra shoferë, të cilët janë shprehur të zhgënjyer me sjelljen e qeverisë.
Policia

Sipas Policisë së Shtetit, nuk ka ndonjë vendim për bllokimin e furgonëve, por vetëm po zbatohet ligji. “Masat e marra nga strukturat e Policisë Rrugore, përfshirë dhe ato për transportin e udhëtarëve me mjetet 8+1, janë në përputhje të plotë me ligjin. Policia e Shtetit gjatë këtyre ditëve ka ushtruar kontroll lidhur me respektimin e kërkesave ligjore nga drejtuesit e automjeteve në fushën e transportit publik, në zbatim të detyrimeve ligjore, si dhe në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve dhe disiplinimin e trafikut në territorin e vendit, siç thuhet në deklaratën e policisë. Sipas nenit 86 pika 6 të Kodit Rrugor, shërbimi në linjë me një mjet që nuk është i caktuar për një shërbim të tillë, siç është rasti me mjetet 8+1, është i ndaluar. Ndërkohë, po sipas akteve ligjore në fuqi, mjetet për transport udhëtarësh me numër vendesh mbi 8+1, klasifikohen autobusë dhe leja e transportit për autobusë mund t’u lëshohet vetëm enteve publike, sipërmarrësve (shoqëritë e transportit që në aktet e themelimit, kanë objektin e veprimtarisë transportin e udhëtarëve). Këto janë shërbime të licencuara dhe shërbimet e Policisë Rrugore ushtrojnë kontroll të vazhdueshëm mbi zbatimin e kushteve të licencës”, – thuhet në deklaratën e policisë.

 

 

Berisha: Akt gangsterësh

“Prej shumë ditësh vazhdon beteja midis qeveritarëve që duan të vendosin monopolet e tyre mbi transportin e pasagjerëve dhe mbi 15 mijë shoferë të furgonëve që me automjetin e tyre sigurojnë kafshatën për familjet e tyre. Këto 20 vite transporti i pasagjerëve ka qenë sektori më mirë i vetërregulluar dhe mund t’ju siguroj se në 8 vitet tona në pushtet ankesat nga pasagjerët nuk kanë ekzistuar dhe ankesat e shoferëve kanë qenë shumë të rralla. Problem kryesor mbetet, pas rritjes së çmimit të naftës, subvencionimi nga qeveria i çmimit të biletave. Por qeveria në vend të zgjidhjes së këtij problemi u vërsul me urdhër të Ramës mbi furgonët, me trillime primitive se këta qenkan mjete të pasigurta për transport pasagjerësh, ndërkohë që po të ishin të tilla, nuk do të prodhohej qoftë dhe një i vetëm. Këto janë akte gangsterësh që kanë vetëm një qëllim, pasi kanë futur një numër të konsiderueshëm autobusësh, vendosjen e monopolit të kreut të qeverisë, Koços dhe Koçove të tij, mbi transportin e pasagjerëve. U bëj thirrje qytetarëve të solidarizohen me të gjitha mjetet me shoferët e furgonëve dhe sindikatën e tyre!!”, – shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në “Facebook”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency