Rama: Të nxisim sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri

0
133

ediramaaaKryeministri Edi Rama ftoi dje sipërmarrësit italianë për të investuar në Shqipëri. Gjatë tryezës së punimeve me temë “Lidership dhe bashkëpunim i ndërsjelltë”, mori pjesë edhe kampioni i botës në volejboll, Pasquale Garvina, si dhe ministri i Punëve Sociale Erion Veliaj. “Unë e prita me kënaqësi këtë ftesë, sepse është një grup shumë i veçantë që përfaqëson jo vetëm vlera të rëndësishme të sipërmarrjes, por edhe vlera të rëndësishme etike dhe sociale. Patëm fatin të takoheshim gjatë vizitës sonë në Itali dhe të njiheshim më nga afër, duke bërë të mundur që kjo vizitë të realizohet në një kohë shumë të shpejtë dhe të jetë shprehja e parë e një mundësie reale që ne kemi konstatuar vijimësisht, për të forcuar lidhjet me botën e sipërmarrjes italiane dhe përmes këtyre lidhjeve për të rritur praninë e investimeve italiane në Shqipëri.

Grupi Bosch është më shumë se kaq, siç e thashë. Për këtë arsye, vlera e shtuar e pranisë së tyre nuk është vetëm e lidhur me atë çka grupi përfaqëson financiarisht, por me atë çka grupi përfaqëson në aspektin etik dhe social, si dhe me forcën e jashtëzakonshme për të ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e tregut të punës përmes formimit profesional.

Është pa dyshim, pastaj, qershia mbi tortë, që sot është i pranishëm, bashkë me të tjerët edhe një kampion bote. Këtu në sallë, unë shoh një kampion kombëtar, për vite me radhë, në volejboll. Në atë kohë, kur ishte në kulmin e vet, ndoshta mund të kishte qenë edhe me ekipin e kampionëve të botës të Italisë, Adrian Doçin që e përshëndes, por e kam fjalën për Pasquale Gravina-n, që është një nga heronjtë e një skuadre të famshme, me një histori të jashtëzakonshme që e ngriti Italinë nga një vend i panjohur për volejbollin në një kampion bote”, – u shpreh Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency