Vëzhgimi/ Emrat që s’mund t’u vendosen fëmijëve, shqiptarët po “evropianizohen”

0
203

Driçim Çaka

 

Nuk vendosen më emrat e gjyshit dhe të gjyshes, të preferuarit emrat ilirë

 Në gjendje civile, emra si Ronaldo dhe Ronaldinjo

 

femijeAvash, Hiçe, Groshe, Sherre, Shkurte janë disa nga emrat që sot nuk mund t’u vendosen fëmijëve. Neni 56 i ligjit nr. 10129 “Për gjendjen civile” përcakton se një prind i cili dëshiron të vendosë ndonjë nga emrat e listës së mëposhtme, nëpunësi i gjendjes civile nuk pranon ta regjistrojë. Shpesh ekspertë të fushës kanë kërkuar që kjo listë të ndryshojë duke shtuar dhe emra të tjerë, por deri tani nuk është pranuar nga asnjë qeveri. Lista është shumë e shkurtër në krahasim me vendet e tjera të rajonit, ku janë të ndaluar më shumë se 100 emra.

 

“Evropianizimi”

Në krahasim me vitet e kaluara, kur emrat e preferuar ishin: Ylli, Guri, Beni, Fatmir, Kujtim, Fatmira etj., sot shqiptarët po vendosin emra të huaj. Gjatë një vëzhgimi në disa prej gjendjeve civile në kryeqytet, zbuluam se pjesa më e madhe e prindërve i vendosin fëmijës një emër të huaj. Xhesika, Sara, Aleksandra, Elena janë disa prej emrave më të fundit që janë regjistruar në gjendjet civile. Po kështu, u ka ikur koha emrave të gjyshave apo gjysheve dhe në ato pak raste kur ndodh, ruhet vetëm një pjesë e emrit, si p.sh.: nga Agush i vendoset Agusto (rasti i një familjeje emigrantësh në Itali). “Emrat e huaj vendosen përgjithësisht nga emigrantët. Në të gjitha rastet që kemi regjistruar fëmijë të cilët kanë lindur në Greqi apo Itali, kemi hasur emra të huaj dhe kanë qenë të paktë ata prindër të cilët vendosin një emër shqiptar”, – shprehet një prej punonjësve të gjendjes civile në Tiranë.

 

Emrat shqiptarë

Pavarësisht nga huazimi i emrave të huaj, ende ka prindër të cilët janë “fanatikë” të botës së jashtme. Përfaqësuesit e gjendjes civile shprehen se kohët e fundit kanë dalë në modë emrat ilirë. Albion, Elion, Marson, Artian, janë emra me orgjinë ilire që po përdoren nga një pjesë e shoqërisë. “Ndër emrat shqiptarë, vërehet se më të preferuar janë emrat ilirë. Kemi pasur plot raste kur prindër të ndryshëm kanë ardhur për të regjistruar fëmijën e tyre dhe njëkohësisht na kanë shpjeguar historinë se përse kanë zgjedhur një emër si ilir, si Artian”, – përmend një nga punonjëset e gjendjes civile.

 

Emrat futbollistësh

Në listën e gjendjes civile sot gjenden emra si Ronaldo, Ronaldinjo, Maldin, Del Piero dhe shumë të tjerë. Këta emra janë vendosur përgjithësisht mes viteve 2002-2010, nga prindër që, siç duket, kanë qenë tifozë të zjarrtë të futbollistëve në fjalë.

 

 

Emrat që nuk lejohet t’u vihen fëmijëve

Avash

Aranxhata 
Ankim 
Bretk 
Berr 
Burgim 
Ballokume 
Car 
Cub 
Currane 
Currele 
Careva 
Carina 
Çbane 
Dert 
Derman 
Dovlet 
Durak 
Ekran 
Eros 
Ferman 
Federatë 
Fodulle 
Gazep 
Gallata 
Gabime 
Groshe 
Gjezap 
Hyzmet 
Hiçe 
Hafije 
Helme 
Ironi 
Jermësine 
Keqan 
Keqe 
Krajlicë 
Levere 
Meze 
Mëshirë
Mjafte 
Mjaftime 
Mjaftoni 
Mbarime 
Mbete 
Mbylle 
Marrëzie 
Ndalime 
Pikëllime 
Pafate 
Pserdhe 
Rike 
Rakita 
Spece 
Sose 
Stenate 
Sherre 
Shkurte 
Shkurtime 
Vajtime 
Xhenaze 
Zehere

 

 

Emra ilir për djem: Dardan, Agron, Bardhyl, Genti, Skerdilajdi, Pleuranti, Pirro, Ilir, Alban, Artan, Liburni, Dalmati, Peoni, Auloni, Progon, Priam, Akil, Parid, Hektor, Adamat, Adan, Admet, Albanor, Alper, Ardian, Ardit, Albion, Atintan, Artian, Baton, Bledar, Delmin, Delin, Drilon, Drivast, Dinar, Dite, Dardan, Destan, Elion, Entel, Etrit, Genc, Gent, Glauk, Gentian, Geldon, Ilirian, Ilirik, Klest, Klevat, Klevis, Lodar, Lisin, Lorik, Majlind, Malen, Marson, Medon, Melit, Mesorian

 

 

 

 

Alpha Bank hedh në treg kredinë e re konsumatore

 

Alpha Bank Albania sh.a lajmëroi hedhjen në treg të produktit të saj më të ri Alpha Realizo, e cila është një kredi konsumatore e pasiguruar që i mundëson klientëve ekzistues dhe të rinj të Bankës realizimin e dëshirave dhe nevojave të tyre. Kjo kredi ofron këste mujore të përballueshme, afat ripagimi deri në 7 vjet dhe shumë maksimale deri në 7 mijë Euro ekuivalent në Lek, ndërkohë që procedurat e aplikimit janë mjaft të thjeshta. Znj. Brunilda Isaj, anëtare e Drejtorisë Ekzekutive dhe drejtore e Biznesit Bankar me Pakicë pranë Alpha Bank, tha: “Banka jonë ka qenë gjithmonë prezente në treg me oferta dhe produkte të shumta të cilat synojnë përmirësimin e jetës së konsumatorit. Gama e gjerë e produkteve dhe shërbimeve të ofruara përfshin produkte investimi dhe depozitash, kredi, karta krediti, web banking etj. Qëllimi ynë kur krijuam kredinë Alpha Realizo ishte që të mund t’i ofronim çdo klienti që viziton degët tona, një produkt të përshtatshëm për ta. Kushte akoma më të mira ofrohen për të gjithë anëtarët e paketës Alpha Paga. Për më tepër kjo kredi aprovohet brenda 24 orëve duke i ofruar kështu klientit zgjidhje të shpejtë dhe profesionale. Do të doja të inkurajoja të gjithë klientët të na kontaktojnë dhe të na vizitojnë në degët tona për më shumë detaje”.

Grupi Alpha Bank është një grup financiar ndërkombëtar. Ai operon prej 135 vitesh në Greqi me një prezencë te rëndësishme në vendet e Evropës Juglindore. Strategjia që ka udhëhequr Bankën në gjithë këto vite ka qenë ajo e ndërtimit të një marrëdhënieje solide me klientët e saj. Alpha Bank Albania sh.a është filial i Grupit Alpha Bank dhe është prezente në Shqipëri për më shumë se 15 vite me një rrjet prej 42 degësh. Banka është e angazhuar për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm në kohë dhe njihet për standardet e larta të qeverisjes korporative, përgjegjësinë sociale, mbrojtjen e mjedisit dhe një staf tejet të kualifikuar, vlerat dhe tradita e Alpha Bank shprehen qartë edhe në sloganin e bankës “Gjithmonë të sigurt, gjithmonë bashkë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency