Qëndrimi/ Basha: S’ka reformë territoriale pa konsensus me opozitën, nuk guxoi ta bënte as Ramiz Alia

0
113

Gëzim Saliu

 

Kërkesa: Konsensus si në 2008 ose më parë në 2002-in. Basha: Qeveria po shton arbitraritetin

Kreu i PD-së: Zbatim të vendimit të Kushtetueses për Nëpunësin Civil, s’ka diskutime

 

ne takimin me gazetaretReforma administrative territoriale nuk mund të realizohet pa konsensusin me opozitën pasi ajo prek realitetin elektoral dhe decentralizimin e vendit. Kështu deklaroi dje kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët, ku theksoi se rivendosja  e konsesusit është parimi nga  i cili nuk mund të iket pasi sipas tij për një reformë kaq të thellë nuk mund të vendosin forca e kartonëve të mazhorancës.  “Atë që Ramiz Alia nuk guxonte ta bënte reformë elektorale pa konsensus, pra një standard të fituar të lirisë dhe demokracisë, ta harrojë se mund ta zhbëjë dikush tjetër. Reforma elektorale, reforma e decentralizimit, reforma territoriale ka vetëm një dhe një platformë ku mund të qëndrojë dhe ky është konsensusi me opozitën si minimum dhe konsensusi i gjerë qytetar si optimum dhe në fakt kështu shprehet edhe Kushtetuta e vendit”, deklaroi Basha. Në këtë kontekst, ai kërkoi që palët ti referohen praktikave të konsensusit që nuk kanë munguar në vendimmarrje të tilla të rëndësishme. Praktika e konsensusit është përdorur për herë të fundit në 2008, para asaj në 2002. Nuk është një formulë e panjohur. Nëse maxhoranca ka vullnet për ta bërë këtë reformë në konsensus me opozitën, instrumentet janë përdorur më parë, jemi gati ti përdorim bashkërisht përsëri. Por konsensusi s’mund të zëvendësohet me asnjë pseudoformulë e cila nuk garanton në thelb konsensusin por garanton alibinë që në fund fare jo maxhorancë të shkojë prapë në Kuvend e të përdorë shumicën e kartonëve për ti imponuar diçka që kurrë në Shqipëri nuk është imponuar me shumicën e kartonëve”, u shpreh kreu i PD-së, duke shtuar se çdo përpjekje për t’i ikur kushtit të konsensusit do të deligjitimonte procesin e në këto kushte theksoi Basha, opozita së  bashku me qytetarët do të kundërshtojë me çdo mjet demokratik vendosjen e precedentëve që janë lënë mbrapa bashkë me diktaturën.

Nëpunësi

Një tjetër çështje e komentuar dje nga kreu i PD-së ishte edhe ajo lidhur me Nëpunësin Civil, ku pas rrëzimit të aktit normativ nga Gjykata Kushtetuese, qeveria ka kërkuar diskutime me opozitën për të ndryshuar ligjin, me qëllim shtyrjne e tij deri në prill. Për Bashën, mazhoranca duhet të zbatojë vendimin e Kushtetuese, i cili theksoi ai, është detyrim dhe jo konsensus. Sipas tij mazhoranca po kërkon negociata për diçka anti-kushtetuese duke shkelmuar konseusin e arritur në muajin maj.  “Papritur në këtë trajektore fare normale të ligjit, na del edhe Maliqi. Maliqi para dy ditësh thotë po ka qeveri, ka Parlament, ka Gjykatë Kushtetuese, ka Kushtetutë por ka edhe Maliq. Qeveria është kapur në flagrancë në shkelje të Kushtetutës. Është kapur pra me një send që nuk i takon por refuzon ta dorëzojë sendin. Do të negociojë për diçka që tashmë është shpallur antikushtetuese. Ky është zhvillimi më absurd që mund të imagjinohet në çdo vend të Europës. Është kaq absurde sa që kam harxhuar jo pak kohë për të kuptuar se nga cili vizion apo mungesë vizioni buron kjo kurajo, apo kjo kulturë kaq antishtet, kaq antiligj. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese zbatohet, nuk negociohet as me kryetarët e Grupeve parlamentare, as me Parlamentin, as me OKB-në”, deklaroi kreu i PD-së.

Komisioni hetimor

Sipas kreut të PD-së, ngritja e komisionit hetimor për lëvizjet në policine e shtetit ishte një detyrim kushtetues dhe jo konsensus mes mazhorancës dhe opozites.  “Ngritja e komisionit hetimor për policinë është fitore e një beteje parlamentare të opozitës dhe PD. Ne kemi denoncuar gjatë gjithë këtyre muajve paligjshmëritë, vendimet që bien ndesh me mirëqeverisjen dhe riprezantimin me strukturat e policisë së shtetit të personave me preçedent kriminalë.  Në demokraci çdo nocion ka vendin e vet, nuk ka vend në miratimin sipas Kushtetuës, konsensusi duhet bërë, jo përfolur”, tha ai, duke nënvizuar se puna në komision duhet të nisë menjëherë pasi sipas tij situata vazhdon të jetë emergjente si në sigurinë rrugore ashtu dhe në ngjarjet kriminale.

 

 

Vendoret e 2015-ës

Pjesëmarrja në zgjedhje, Basha: Shqyrtojmë hap pas hapi vendimet e qerverisë

I pyetur nga gazetarët nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 2015-ës në kushtet e atfmosferës aktuale të krijuar nga vendimet e qeverisë, Basha tha dje se Partia Demokratike dhe opozita do të shqyrtojnë hap pas hapi të gjitha vendimet në raport me përgjegjësitë që i takojnë për çdo proces, duke përfshirë edhe zgjedhjet e ardhshme vendore. “Por po ju them dhe po ju përsëris se me mënyrën se si kjo maxhorancë po shkel dhe po shkelmon parimet kushtetuese ku Kushtetutën, ligjin, institucionet e pavarura, shqetësimet tona po bëhen gjithnjë e më akute dhe gjendja në vend po agravohet në të gjitha parametrat të kushtetutshmërisë, të ligjshmërisë”, tha kreu i PD-së.

 

 

Vendimi i Kushtetueses

PD, Bylykbashi: Qeveria mban peng hyrjen në fuqi, nuk e boton në fletoren zyrtare

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka akuzar dje mazhorancën qeverisëse se po mban pneg hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për aktin normativ, duke mos e botuar në fletoren zyrtare. “Kanë kaluar disa ditë që nga shpallja më datë 5 shkurt, por vendimi i Gjykates nuk është publikuar ende në Fletoren Zyrtare. Kushtetuta përcakton se vendimi i Gjykatës hyn në fuqi me botimin e tij në Fletoren Zyrtare.  Ndokush mund të thotë se vetëm pak ditë kanë kaluar. Po, por Qeveria ende vazhdon edhe këto ditë me largime, pavarësisht vendimit, ndërsa zëdhënësja e Kryeministrit, Ministrja kushërirë Harito, deklaroi se punonjësit e larguar para hyrjes në fuqi nuk do të rikthehen. Madje deklaroi, se objektivi skandaloz i ri, për të arritur të njejtin qëllim, është bërja e një ligji që do bëjë të pamundur rikthimin e punonjësve. Ky veprim është po aq antikushtetues sa akti normativ”, shkruante ai në rrjetin social “facebook”. Më tej, deputeti demokrat deklaroi se vonesa e botimit të aktit ka si qëllim spastrimin antikushtetues të administratës.  “Mos u habisni miq, nëse në qershor, na vënë kushte të reja për statusin e vendit kandidat, se kështu si e ka nisur kjo mazhorancë, gjërat do shkojnë nga “keq” në “mysybet”!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency