ISSH: Pensionet dhe përfitimet që merren në bazë të kontributeve

0
149

pensionistet (1)Në zbatim të udhëzimit nr. 26, datë 16.4.2009, të ministrit të Financave, ndalimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe tatimi mbi pagën do të bëhet mbi bazën e pagës bruto mbi të cilën llogariten kontributet, si në rastin kur personi i ka të plota të gjitha ditët e punës.

 

 

Instituti i Sigurimeve Shoqërore çdo ditë u përgjigjet të interesuarve lidhur me llojet e pensionit që ata përfitojnë apo shpërblimet që marrin në raste të ndryshme.

 

Jam inxhinier miniere. Kam punuar nën tokë në minierat e qymyrgurit për 16 vjet. Jam larguar nga Shqipëria më 1998 për në Kanada, ku vazhdoj të jetoj e punoj. Çfarë pensioni më takon dhe kur?

ISSH: Në mbështetje të nenit 34 “Pensioni i pjesshëm i pleqërisë” të ligjit nr. 7703, datë 11.3.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, thuhet se:

Personi i siguruar për një kohë më pak se 35 vjet dhe më shumë se 15 vjet sigurimi, ka të drejtë të përfitojë pension të pjesshëm, kur të arrijë burri moshën 65 vjeç dhe gruaja moshën 60 vjeç.

Pensioni i pjesshëm caktohet si pjesë e pensionit të plotë. Ky pension llogaritet duke shumëzuar pensionin e plotë me vitet e sigurimit dhe duke bërë pjesëtimin me 35.

E drejta për pension ju lind kur të plotësoni moshën 65 vjeç.

 

Unë jam e punësuar dhe më paguhen rregullisht sigurimet që nga viti 2005. Për periudhën nëntor 2010 – prill 2011 kam qenë me leje lindjeje (30 ditë para e 150 ditë pas lindjes) dhe gjatë kësaj periudhe më ka kaluar në llogarinë e pagës vlera 80% e pagës mesatare neto që kam përfituar vitin e fundit para lejes. Doja t’ju pyesja nëse për këtë periudhë kam përfituar vlerën e saktë sipas legjislacionit apo mos duhej të më paguhej vlera 80% e pagës mesatare bruto e vitit të fundit para lejes?

ISSH: Në mbështetje të pikës 3, të nenit 27, e ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:
– 80% e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik, për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike, pas lindjes;
– 50% e mesatares ditore të bazës së vlerësueshme të vitit të fundit kalendarik, për periudhën tjetër në vazhdim. Për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar merren pagat bruto mbi të cilën derdhet kontributi. Në qoftë se ju mendoni se është llogaritur pagesa e lejes së lindjes mbi pagën mesatare neto të vitit të fundit, bëni kërkesë në drejtorinë  ajonale, ku ju është bërë llogaritja për të kryer rillogaritjet dhe për të marrë diferencat.

 

Raporteve të paaftësisë deri në 14 ditë a u ndalet kontributi i sigurimeve shoqërore apo tatimi?

Në zbatim të udhëzimit nr. 26, datë 16.4.2009, të ministrit të Financave, ndalimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe tatimi mbi pagën do të bëhet mbi bazën e pagës bruto mbi të cilën llogariten kontributet, si në rastin kur personi i ka të plota të gjitha ditët e punës.

 

Jam trajtuar prej dy vjetësh (dhjetor 2011-dhjetor 2013) me pension invaliditeti, për shkak të një tumori në gji, por KMCAP vendosi të mos ma jepte vazhdimin e KEMP-it për arsye (sipas tyre) që e kam mbushur afatin ligjor dhe nuk më takon më të trajtohem me pension invalidi. Nuk më duket i drejtë vendimi i tyre edhe për shkak të problemeve të tjera anësore që shkakton trajtimi i kësaj sëmundjeje (të cilat askush nuk i merr parasysh), por edhe për shpenzimet e mëdha për trajtimin mjekësor. Ju lutem, mund të më sqaroni sa është afati ligjor që duhet të trajtohem si person me aftësi të kufizuar (si në rastin tim). A duhet të ankohem në KMCAP epror?
ISSH: Sipas nenit 35, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në RSH” (të ndryshuar), merr pension invaliditeti personi që bëhet i paaftë kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit (përveç aksidentit në punë dhe sëmundjes profesionale). Invaliditeti caktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Kundër vendimit të KMCAP-it të rrethit personi mund të ankohet në KMCAP-in Epror pranë ISSH-së (brenda 30 ditëve nga vendimi i rrethit), vendimi i të cilit për sa i përket caktimit të aftësisë për punë është i formës së prerë. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. (DRSSH). Ju lind e drejta e ankimimit kundër vendimit të KMCAP-it të rrethit tuaj, brenda 30 ditëve nga data e vendimit të rrethit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency