Fshirja e serverit Ish-drejtori i IT-së padit në prokurori Briseida Shehajn

0
159

 

Anxhela Tato

 

Renald Rista: Ligji ta ndalon marrjen dhe nxjerrjen e të dhënave nga administrata tatimore

 

vjedhje-tatimPadi në Prokurori kundër drejtores së Tatimeve, Briseida Shehaj, për fshirjen e të dhënave nga serverat. Kallëzimi është depozituar në organin e akuzës në emër të kreut të Tatimeve, Ermal Beqirit, dhe disa anëtarë të grupit të auditit. Vetë ish-drejtori i IT-së i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës ku ka depozituar në sekretari dosjen voluminoze prej 800 faqesh. N ngarkim të të paditurve rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike, ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, keqpërdorimit të pajisjeve, falsifikimeve kompjuterike si dhe kryerjes së veprimeve arbitrare. Burime të Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se Rista e ka bërë kallëzimin pas kopjimit të serverit të Tatimeve dhe ndërhyrjet në rrjetin e tatimeve, përgjatë datave 15, 16 dhe 17 nëntor 2013. Mes të kallëzuarve janë dhe grupi i auditit i përberë nga shtetasit Thanas Gjenerali, Olsi Karapici, Florjan Vrenezi dhe Tatjana Elezi.

 

Pamjet filmike

 Pak ditë më parë, televizioni “News 24” publikoi pamjet filmike të kamerave të sigurisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Pamjet filmike janë pjesë e dosjes së prokurorisë, e cila po heton fshirjen dhe zhdukjen e 4.3 milionë deklaratave tatimore të bizneseve në nëntor të vitit 2013. Në pamje vihen re qarte lëvizjet që janë bërë në zyrën e serverave të Tatimeve nga data 15 deri në datën 17 nëntor 2013. Në video shihet Ermal Beqiri në zyrën e Drejtoreshës së Tatimeve Briselda Shehaj, deputeti Spartak Braho si dhe grupi i Auditit, i cili ka qëndruar dy herë nga 12 orë në zyrën e serverave. Problemi me të dhënat u konstatua në datë 21 Nëntor të vitit 2013, ditë në të cilën drejtoresha e Tatimeve kallëzoi drejtorin e IT-së, Renald Rista për ndërhyrje në të dhëna, i cili në mbrëmje të po asaj dite u arrestua nga policia e Tiranës bashkë me tre persona të tjerë, por pak ditë më pas u la i lirë nga gjykata. Më 12 Nëntor, Ministria e Financave dërgoi në Drejtorinë e Tatimeve një grup auditi për sistemin e IT i cili kishte për qëllim autidimin e funksionalitetit të infrastrukturës së sistemit të IT, të drejtën për akses dhe mirëmbajtjes se sistemit. Por, sipas dëshmive të Ristës, dhënë në prokurorinë e Tiranës, grupi ka hyrë në ambientet e serverave të IT-së, nga ku lind edhe debati mbi ligjshmërinë e ndërhyrjes së grupit të auditit në servera.

 

Reagim

 Ish-drejtori i IT-së së Drejtorisë së Tatimeve Renald Rista shprehet se personat që shfaqen në video kanë pasur autorizim nga drejtoresha Shehaj për të marrë çdo lloj informacioni nga serverët e tatimeve. Sipas tij këta persona kanë nxjerrë jashtë Drejtorisë së Tatimeve të dhënat dhe kanë ndërhyrë në procesverbale. “Shpresoj që të duken qartë personat që hyjnë në drejtorinë e tatimeve pa autorizim. Ligji ta ndalon marrjen dhe nxjerrjen e të dhënave nga administrata tatimore. Më pas kanë ndodhur ndërhyrje në procesverbale. Po kam zhvilluar debat për mosmarrjen e të dhënave në mënyrë abuzive. Këta zotërinj ishin me urdhër të prerë nga drejtoresha e përgjithshme që të marrin çfarë të duash. Kam marrë forma kërcënuese. Qeveria pretendo se të dhënat janë zhdukur para datës 15 nëntor dhe se ky grup është çuar për të hetuar zhdukjen e të dhënave. Ndërhyrja ka ndodhur në datën 20 në orën katër. Faktet janë evidente personat nuk gjenin të dhënat e tyre. Personat më kanë raportuar në datën 20 se nuk gjenin të dhënat e tyre. Këta persona që shfaqen në video kanë kopjuar të gjitha të dhënat që nga viti 1996 dhe nuk e di ku kanë vajtur. Dhe kanë vazhduar aktivitetin e tyre deri në datën 20”.

 

Padia

Kallëzim ndaj ish-konsulles Nausika Spahia, abuzime me emigrantët

 Ministria e Punëve të Jashtme ka ngritur kallëzim penal për ish-konsullen shqiptare në Milano, Nausika Spahia. Shkak për këtë janë bërë abuzimet e mëdha financiare me lidhjen e një kontrate të paligjshme telefonike, në kurriz të emigrantëve, duke u ofruar atyre shërbime konsullore me pagesë, që në fakt duhet të ishin falas. Sipas informacioneve emigrantët shqiptarë në Milano, kanë paguar një shërbim të paligjshëm telefonik, me të cilin ish-konsullja kishte lidhur një kontratë të paligjshme me subjekt tregtar në Itali, “Inter Call conacet center sh.p.k”. Tridhjetë minuta, pas bërjes publik të lajmit për abuzimet e ish-konulles Spahija, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zbardhur abuzimin. Sipas informacioneve të dhëna nga Balla, Spahia duke përfituar nga detyra ka lidhur një kontratë me një subjekt tregtar telefonik jashtë autorizimit nga organet kompetente. “Nga dokumentacioni, i cili gjendet i administruar në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Milano dhe arkivin e MPJ-së rezulton që për lidhjen e kontratës me datë 2.3.2012, midis znj. Nausika Spahia në cilësinë e Konsulles së Përgjithshme të RSH-së në Milano dhe subjektit tregtar “Inter Call contact center sh.p.k”, ish-Konsullja e Përgjithshme në Milano nuk ka gëzuar asnjë tagër dhe nuk ka marrë asnjë autorizim nga organet kompetente”, – ka sqaruar Balla referuar një dokumenti të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas Ballës, akuzat që rëndojnë mbi ish-konsullen Spahia janë shpërdorim detyre, vjedhje e pasurisë shtetërore, fshehje e të dhënave dhe gjurmëve të veprës penale dhe pabarazia në tendera apo ankande publike.

 

Itali

Lirohen nga masa e sigurisë, prangosen për herë të dytë

Dolën të gëzuar nga “Arresti shtëpiak”, ku ndodheshin për shpërndarje droge për të pirë një kafe dhe policia i arreston 2 herë brenda pak orëve. Kjo është historia e dy kushërinjve shqiptarë Endrion dhe Viktor Tabaku, respektivisht 20 dhe 24 vjeç, të cilët para 24 orësh ishin arrestuar me 500 gramë marijuanë të fshehur brenda ndarjes së motorit, të parkuar në garazhin e shtëpisë dhe 1.300 euro kesh. Policia në Sicili i kishte arrestuar, ndërsa gjykata i kishte lënë në “Arrest shtëpie”. Mirëpo, pa kaluar as një ditë nga dënimi, kushërinjtë vendosën ta pinin një kafe se ishin mërzitur gjithë ditën në shtëpi. Kështu, policia i priti pak minuta jashtë lokalit, derisa ta realizonin këtë dëshirë dhe i dërgoi në burgun e Raguzës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency