Intervista e plotë Basha: Statusi u refuzua nga era e barutit antikushtetues të qeverisë Rama-Meta

0
138

Basha: Si do të ndryshoj politikën e PD-së

 “Do ta çoj Ramën para përgjegjësive ligjore, për të gjitha dëmet arbitrare”

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një interviste të dhënë një natë më parë në emisionin “Opinion” në TV Klan, foli për procesin e hapjes së Partisë Demokratike, zgjedhjen e strukturave të reja të partisë, marrëdhëniet me krerët e mazhorancës, si dhe rreth aksionit opozitar për ditët në vijim. Gjithashtu, kreu i Partisë Demokratike foli për përgjegjësitë që duhet të mbajë mazhoranca për refuzimin e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian, duke bërë përgjegjës krerët e qeverisë “Rama-Meta”. Para gazetarit Blendi Fevziu, z. Basha tha se Shqipëria kishte shumë mundësi ta merrte statusin, por qeveria nuk krijoi besueshmëri tek ndërkombëtarët. Gjithashtu, kreu i PD-së foli për deklaratat e fundit për çështjen e refuzimit të statusit, të bëra nga Kryeministri Rama dhe përfaqësues të së djathtës shqiptare.

 

basha-opinion (1)Pas ‘97-ës ish-lideri i asaj kohe u kërkoi falje shqiptarëve për piramidat etj. Ju a keni marrë përgjegjësinë tuaj?

-Do të mbajmë përgjegjësitë tona. ‘97-a ishte tjetër situatë, që erdhi për shkak të piramidave dhe kryengritjes së armatosur. 2005-a ishte tjetër problematikë. Kishte problematikën e një qeverisjeje që ngriti korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Këto kanë qenë pikat terminuese të opozitave të mëparshme. Nuk duhet të harrojmë se kjo qeveri që lamë pas, ndahet me një raport tjetër me shqiptarët. Pa dyshim që kemi humbur dhe do të analizojmë shkaqet.

Keni humbur thellë.

-Pa dyshim që kemi humbur dhe do të bëjmë analizën tonë. Ka shumë rëndësi që procesi i analizës të jetë konkret dhe objektiv. Pra, mashtrimet elektorale dhe blerja e votës të mos justifikohet për përgjegjësitë tona.

Kush ka punuar mirë, kush gëzon respekt, kush nuk ka konsumim, nga ana tjetër jam i bindur se një brez i ri që po vjen, ne i kemi hapur rrugën. Këtë brez të ri ne do ta bëjmë pjesë të alternativës sonë nesër. Tani kemi hapur procesin e anëtarësimit. E rëndësishme është që në këtë fazë të procesit, për Partinë Demokratike, partinë e risive të mëdha, ka një entuziazëm të madh për këtë grup të rinjsh.

Asnjë emër të ri të dalë në podiume?

Kundërshtari ka katër muaj që ka nisur detyrën dhe po ashtu opozita ka katër muaj që ka nisur detyrën. Mos harroni se opozita është e diktuar nga axhenda e z. Rama. Ka pasur edhe të tjerë që kanë thënë për një politikë tjetër, por ndërkohë që qeveria shkel Kushtetutën dhe ligjet e vendit, me borxhin edhe koncesionet, PD-së i lind e drejta të bëjë detyrën dhe misionin e saj. Jemi një opozitë e fortë dhe faktike. Organizimi është një faktor i rëndësishëm, por opozita është faktuar në këta katër muaj si një fuqi aktive.

Kur mendoni që PD do të ketë një ekip të ri drejtues, ndërkohë ky që keni njihet si ekipi “Berisha”?

-Në Partinë Demokratike nuk ekziston sindromi i vitit zero. Është një vlerë e PD-së dhe e moralit të djathtë. Nuk ka vend për të ndarë me thikë. Kush nuk është i konsumuar, kush ka punuar mirë, e vlerëson PD dhe publiku. Nëpërmjet procesit të hapjes që tashmë ka nisur, është fakt. Në këta katër muaj, në 24 orë në ditë, PD ka kryer funksionin e saj opozitar.

Keni krijuar përshtypje që shqiptarët janë mashtruar nga premtimet e Edi Ramës, pra kanë votuar gabim?

-Në 23 qershor kanë funksionuar dy plane, krahas përgjegjësive tona, mashtrimi masiv i së majtës. Ai tha legalizime falas, shëndetësi falas, njerëzit kanë thënë pse mos ta besojmë. Prej katër vitesh ka thënë borxhi, borxhi, borxhi, nuk është faj i njerëzve që i besuan, faji është i mashtruesve që i bënë këto premtime.

Kjo është si të justifikohesh?

-Njerëzit kanë të drejtë dhe detyrimin të kërkojnë llogari për premtimet e bëra.

Ka rritur votat e aleatit tuaj në qeverisje?

-Çështjen e votave ta gjykojnë statisticienë, por unë ju them që premtimet elektorale dhe shitblerja e votës janë dy çështje kryesore jashtë PD-së që çuan në atë rezultat. Nëse sot shohim një frymë pakënaqësie, një pjesë e kësaj ka të bëjë me faktin që një pjesë e shqiptarëve që besuan më 23 qershor ndihen të mashtruar dhe të fyer. Nuk është siç thotë z. Rama, që ne po i akuzojmë se nuk mbajtën premtimet. Ne i akuzojmë se i braktisën premtimet.

Z. Rama tha se të gjitha premtimet do të jenë të realizuara.

Sot është koha t’i mbajmë përgjegjës për premtimet e braktisura. Për këta muaj kjo qeveri dhe kjo mazhorancë kanë braktisur premtimet e bëra. Në këtë studio Kryeministri ndërroi brenda pesë minutash qëndrimin për legalizimet, do t’i paguajnë apo do t’i kenë falas. Kjo tregon për një fenomen shumë të rëndësishëm që po u ul këmbëkryq në realitetin shqiptar, është i rrezikshëm.

Çfarë qëndrimi do të mbani ndaj figurave të PD-së që janë akuzuar për korrupsion apo për arrogancë?

Ata që kanë abuzuar me mandatin e tyre, do të mbajnë përgjegjësi para anëtarësisë. Për korrupsionin kemi një qëndrim të qartë, që PD është dhe mbetet e hapur për hetim ndaj çdokujt. Jemi të hapur para shqiptarëve dhe institucioneve. Ajo që nuk tolerojmë është që presioni politik dhe gjuetia e shtrigave të zëvendësojë shtetin ligjor.

Keni akuzuar opozitën e djeshme dhe mazhorancën e sotme që flet pa dosje, ndërkohë që kjo shumicë ka dorëzuar disa dosje në Gjykatë. Rasti i Mziut, rasti i Imamit. Në rastin e Shpëtim Gjikës, Rama ka thënë që drejtësia të bëjë punën e saj. A po pengoni drejtësinë me këtë?

As prokurori i Përgjithshëm e as drejtësia nuk janë produkt i mazhorancës. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i pavarur. Kemi një sistem funksional dhe jo një sistem që është në breshërinë e mazhorancës. Sot mazhoranca shkel të drejtat e qytetarëve. Në këtë shtet normal funksionimi i drejtësisë janë çelësi. Problemi është i mazhorancës që shkel vendimet e gjykatave, që nuk mjaftohet me përndjekje dhe është në qendër të manipulimit të opinionit publik. Ky është edhe rasti i z. Mziu. Si mund të arrestohet një i zgjedhur vendor dy herë, pa u faktuar? Pse bëhet denigrimi i tij dhe i familjes së tij? Kjo sepse disa mediat e tij publikuan lajmin se ai është i implikuar. Partia Demokratike ka qenë dhe është e hapur për çdo hetim.

Pas dorëzimit të dosjes së Imamit në Prokurori ju reaguat?

-As auditi, as KLSH që të ndërmarrë hapa të tillë, Kryeministri merr përsipër funksionet të provojë dhe të thotë të ndëshkohet për korrupsion. Jep verdiktin. Ne nuk mund të pranojmë që në Republikën e Shqipërisë në 2014 të veprohet në këtë mënyrë. Është e papranueshme dhe këtë e fakton edhe përgjigjja qesharake që tha Rama në këtë studio që atë status nuk e kishte vendosur ai, por dikush tjetër.

Keni besim tek drejtësia aktuale?

-Sigurisht që kemi.

Nuk do të reagoni për çdo vendim?

-Janë ata që sa herë nuk i konveniojnë vendimet e gjykatave, ushtrojnë presion deri në telefonata apo presione gjyqtarëve.

Si i keni këto informacione?

-Këto informacione janë dhe sulmi ndaj gjykatësve është një fakt. Vendimet e gjykatave janë apeluar nga Partia Socialiste.

Jeni shprehur që PD është e hapur. Për kë e keni këtë? Përfshihen në listë emra si Spartak Ngjela apo Preç Zogaj?

-Është një derë e hapur për të gjithë ata që bashkohen në vlerat e lirisë, ndaj kësaj alternative të këtij pushteti të deformuar.

A rrezikoni në zgjedhjet e ardhshme një çarje në PD?

-Nuk rrezikohet asnjë çarje në PD.

A ju diktohet aksioni politik?

-Me 22 korrik, Partia Demokratike përfundoi një proces jo simbolik por të vërtetë dhe që prej asaj date unë ushtroj një detyrë të plotë. Kam të gjithë përgjegjësinë e kryetarit të Partisë Demokratike. PD ka një lider historik si Sali Berisha dhe që mbetet një aset i vyer i PD-së, por PD sot ka një lider, që është Lulzim Basha, dhe me stilin tim unë kam parashtruar vizionin tim. Kam ndërmarrë një sërë hapash në opozitë, të një opozite të fortë dhe ballore të bazuar në fakte. Grupi i PD-së ka shfaqur para qytetarëve shqiptarë shqetësimet reale të kësaj qeverie. PD është e angazhuar si asnjëherë në konsultime në projektbuxhetin, për hapjen e Partisë Demokratike. Një hapje të madhe për të gjithë ata shtresa dhe grupe që besojnë tek vlerat e lirisë që janë identikiti i demokracisë.

Çfarë e dallon opozitën tuaj, ndryshe? Nuk jeni i ashpër, nuk denonconi.

-Këtë çështjen e denoncimit edhe ju vetë duhet ta tërhiqni. Partia Demokratike nuk ka monopolin e opozitës, por këto janë në një varg dhe gjithsecili bën detyrat e veta. Denoncimet i kemi bërë dhe do t’i bëjmë. Disa gjëra që i bën opozita, nuk i bën media dhe anasjelltas. Marrim rastin e denoncimit dhe aksionit politik për nëpunësin civil, duke e çuar deri në Gjykatë Kushtetuese dhe dihet vendimi. Këtë nuk e bën dot media. Opozita ka ndërmarrë hapat e protestave popullore për shitblerjen e votës në Korçë.

Do t’i thoshit “po” apo “jo” SHBA-së për armët kimike?

-Nuk do të bëja pazar për veten time. Do të merrja kohën e nevojshme me besueshmëri dhe seriozitet. Përgjigjja e Kryeministrit shqiptar duhet të ishte një përgjigje e plotë dhe e konsultuar me sovranin, dhe jo një përpjekje për të bërë pazar personal.

Ambasadori Arvizu ka thënë që është konsultuar me ju?

-Si kryetar i PD-së, nuk ka pasur asnjë konsultim për çështjet e armëve kimike.

Përse qëndrimi politik i opozitës u përshkallëzua?

-Për një arsye fare të thjeshtë. Në një errësirë totale të informacionit, që nga ajo ditë, në forma dhe mënyra të ndryshme, opozita përsëriti kërkesën për transparencë dhe kur kjo transparencë jehoi në mungesë të transparencës, ne vendosëm t’i jepnim një mbështetje shoqërisë civile dhe shoqërisë shqiptare. E them ketë me bindje të plotë, sepse i kishim dhënë kohën e nevojshme qeverisë. Qëndrimi i mbajtur nga opozita shumëfishoi energjinë e opozitës.

A krijon probleme ky qëndrim i qeverisë?

-Mes Shqipërisë dhe SHBA-së jo, por nuk lë vend për çështje imazhi në raportet e Kryeministrit Edi Rama, është treguar një mungesë serioziteti dhe përgjegjësie.

Nëse Ilir Meta ju fton për ngjala në shtëpinë e tij në Lalëz, a do të ishit ju i gatshëm të pranonit? A do t’ju shijonte ngjala e Metës në këtë rast?

-Se kush i shijon ato, shqiptarët e dinë mirë. Kjo mazhorancë ka faktuar me veprimet e saj në këta katër muaj se është kthyer jo në një burim shprese, optimizmi, gjeneratori, perspektive, por në një mori problemesh të njëpasnjëshme që sot po i ndiejnë shqiptarët. Kjo mazhorancë është përgjegjëse për këtë situatë. Aleanca jonë është me qytetarët shqiptarë. Ata janë një mazhorancë dhe janë bashkëpërgjegjës.

A ndiheni përgjegjës për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat?

-Statusi mund të ishte marrë disa vite më parë, por kjo dihet pse s’u mor. I bllokoi me ndërgjegje të pastër duke bllokuar tri ligjet. Partia Demokratike dha një kontribut të pastër me zgjedhjet. Ajo që i mbeti kësaj mazhorance ishte të bënte punën e saj për të bindur të gjitha vendet anëtare që Shqipëria ishte gati. Statusi nuk iu dha Ramës dhe Metës. U angazhua ethshëm në tritol politikës, ndaj ligjit dhe konsensusit, duke marrë një fushatë të paprecedentë. Një fushatë të ethshme spastrimesh që vazhdon edhe sot, ndonëse Gjykata Kushtetuese i ka ndaluar në aktet e saj. Këto vendime u kthyen në një mal pengese, paçka se opozita u angazhua në një lobim për marrjen e statusit. Aroma e barutit antikushtetues e antiligjor nuk mund të mos përcillej përmes vëzhguesve të tyre. Statusi nuk u mor, se atë duhet ta marrë qeveria dhe në 6 muaj qeveria nuk bindi. Në këtë kohë Rama drejton gishtin gjetkë.

A ka racizëm ndaj Shqipërisë?

-Teza se statusin e pengojnë ekstremistët është shfajësim ndaj përgjegjësive të mazhorancës. Ekstremistët dhe skeptikët janë bashkudhëtarë të Bashkimit Evropian, sikur dihet që këto nuk kanë mundur të ndikojnë në vendimmarrjen e BE-së. Statusi u humb nga qeveria “Rama-Meta” dhe është i turpshëm mosreflektimi.

Është justifikim thatë ju. A është justifikim i ish-kryeministrit që albanofogët kanë penguar integrimin e Shqipërisë?

-Është keqcitim. Albanofogë ka dhe do të ketë. Shqiptarët të mos i marrim si qenie pa kujtesë. Statusin e pengoi me Fierin. Statusin e pamundësoi në opozitë dhe e humbi në qeveri. Problemi është që ky nuk jep garanci për të ardhmen. Ky është një problem për vendin.

Diplomatë danezë janë shprehur se pengesë ka qenë dosja për Metën. A ka qenë kjo pengesë?

-Këtë pyetje duhet t’ia kishit bërë Edi Ramës. Ai me paturpësi të gënjeu ty dhe të gjithë shqiptarët. Tha se s’kemi çuar dosje. Kjo nuk ka ndikuar, tha. Pra, tha jo. I njëjti Edi Ramë tek një stacion tjetër televiziv, kur u pyet: A ekziston mundësia që dosja e Metës që ju keni çuar në këtë vend, a ka ndikuar për statusin? Çfarë tha Edi Rama, nuk e përjashtoi.

Një kryeministër brenda 10 ditësh ka mbajtur dy standarde.

Sipas jush, ka ndikuar?

-Nuk i bën përshtypje që ka gënjyer.

Jeni pro apo kundër ndarjes administrative?

-Konsensusi me këtë mazhorancë ka provuar vetëm një gjë.

Reforma në drejtësi?

-Kjo është e përhershme dhe do të japim kontributin tonë.

E konsideroni sulm shembjen e pallatit të vjehrrit në Vlorë?

-Aksion selektiv për një kryeministër që vjen në krye të vendit me një kapacitet të reduktuar intelektual, arrogancë dhe urrejtje. Në këtë kuptim është i mbetur prapa kohës dhe nuk i shërben pritshmërisë së shqiptarëve. Pretendon ta qeverisë Shqipërinë si kazermë. Mendon se mund të zëvendësojë shtetarin. Është një lajm i keq për vendin, por do të jetë faza e fundit e tranzicionit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency