Qarkullimi, rregullat që na shmangin nga aksidentet dhe gjobat

0
222

Shpejtësia maksimale nuk mund të kalojë 110 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane dhe 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara

 

policia-rrugore1Numri i personave që zotërojnë një makinë në Shqipëri, është rritur vitet e fundit. Bashkë me ta janë rritur edhe aksidentet dhe sidomos gjobat ndaj shoferëve. Vetëm në muajt e fundit Policia Rrugore ka vendosur me mijëra gjoba në të gjithë vendin. Në muajin dhjetor, numri i gjobave në Tiranë kapte shifrën 21 mijë. Ka pasur raste kur policia ka vendosur “dënime” pa dijeninë e shoferëve dhe kur ata nuk e kanë shkelur Kodin Rrugor. Duke iu referuar Kodit Rrugor, pjesa më e madhe e gjobave nuk janë gjë tjetër, veçse zbatim i ligjit. Më poshtë paraqiten disa nga rastet kur Policia Rrugore jo vetëm ka të drejtë të vendosë gjoba, por edhe të bllokojë patentën.

 

Shpejtësia

 

Për të siguruar qarkullimin dhe për të mbrojtur jetën e njerëzve, shpejtësia maksimale nuk mund të kalojë 110 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane dhe 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara. Brenda kufijve maksimalë të sipërpërmendur, entet pronare të rrugëve mund të caktojnë, duke vendosur edhe sinjalizimin përkatës, kufij minimalë shpejtësie dhe kufij maksimalë shpejtësie, në rrugë dhe pjesë rrugësh të caktuara. Entet pronare të rrugëve kanë për detyrë të rivendosin menjëherë kufijtë e shpejtësisë, në rast se bien shkaqet që kanë detyruar vendosjen e kufijve të veçantë. Ministria që mbulon veprimtarinë përkatëse mund të ndryshojë masat e marra nga enti pronar i rrugës, kur ato bien në kundërshtim me udhëzimet e saj.

 

Përparësia

Drejtuesit e mjeteve, kur afrohen në një kryqëzim, duhet të tregojnë kujdesin maksimal për të shmangur aksidentet. Kur dy mjete janë duke u futur në një kryqëzim ose kanë trajektore që po ndërpriten, është e detyrueshme që përparësia t’i jepet atij që vjen nga e djathta, me përjashtim të rasteve kur sinjalizohet ndryshe. Në kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit drejtuesit e mjeteve janë të detyruar t’u japin përparësi mjeteve që lëvizin mbi shina, me përjashtim të rasteve kur sinjalizohet ndryshe. Drejtuesit e mjeteve duhet t’u japin përparësi mjeteve të tjera në kryqëzime, në të cilat është vendosur nga autoriteti kompetent dhe kur kjo përparësi bëhet e njohur me sinjale të caktuara. Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të ndalojnë para vijës së ndalimit, përpara se të futen në kryqëzim, kur kështu është vendosur nga autoriteti kompetent dhe kjo dispozitë është bërë e njohur me sinjale të caktuara. Kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik, drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të ndalojnë dhe t’i japin përparësi atij që qarkullon në rrugë. Është e ndaluar zënia e një kryqëzimi ose një kapërcimi të linjave hekurudhore a të tramvajit, kur drejtuesi i mjetit nuk ka mundësi të vazhdojë më tej dhe të lirojë në një kohë të shkurtër zonën e manovrimit, në mënyrë që të lejojë kalimin e mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera. Kur hyhet në rrugë nga shtigje të udhëve për kafshë dhe pista për biçikleta, drejtuesi i mjetit ose i kafshës është i detyruar të ndalojë dhe t’i japë përparësi atij që qarkullon në rrugë. Detyrimi qëndron edhe nëse karakteristikat e këtyre udhëve ndryshojnë në afërsi të hyrjes në rrugë. Drejtuesit e mjeteve mbi shina duhet të respektojnë sinjalet e përparësisë.

 

Parakalimi

Parakalimi është manovra, gjatë së cilës një mjet kalon një mjet tjetër, një kafshë ose një këmbësor në lëvizje ose i ndaluar, në korsi a në pjesë të karrexhatës të destinuara normalisht për qarkullim. Drejtuesi i mjetit që ka ndërmend të parakalojë duhet të sigurohet paraprakisht që:

 

– ka fushëpamje të tillë që i lejon kryerjen e manovrës dhe kjo manovër të mos paraqesë rrezik ose pengesë

– drejtuesi i mjetit që ndodhet përpara në të njëjtën korsi nuk ka sinjalizuar që do të kryejë të njëjtën manovër

– asnjë drejtues mjeti që ndodhet prapa në të njëjtën karrexhatë ose gjysmëkarrexhatë, si dhe në korsinë në të majtë të tij, kur karrexhata ose gjysmëkarrexhata janë të ndara në korsi, nuk ka filluar parakalimin

– që rruga të ketë një hapësirë të lirë të tillë që të lejojë kryerjen e plotë të parakalimit, duke pasur parasysh diferencën ndërmjet shpejtësisë së tij dhe asaj të mjetit që do të parakalohet, si dhe të pranisë së mjeteve që vijnë nga drejtimi i kundërt a që ndodhen përpara mjetit që do të parakalohet.

Drejtuesi i mjetit duhet, gjithashtu, duke përdorur sinjalizimin përkatës të vendosur në mjet, të zhvendoset në të majtë të mjetit që do të parakalohet, ta kalojë me shpejtësi, duke ruajtur një largësi anësore të përshtatshme dhe pastaj të zhvendoset djathtas sapo kjo të jetë e mundur, pa krijuar rrezik ose pengesë. Në qoftë se karrexhata ose gjysmëkarrexhata është e ndarë në shumë korsi, parakalimi duhet të kryhet në korsinë menjëherë në të majtë të mjetit që do të parakalohet. Mjeti që parakalohet duhet të lehtësojë manovrën dhe të mos e rrisë shpejtësinë. Në rrugët me një korsi për sens lëvizjeje mjeti që parakalohet duhet të qëndrojë sa më afër që të jetë e mundur me kufirin e djathtë të karrexhatës.

Kur gjerësia, profili ose gjendja e karexhatës, duke pasur parasysh edhe densitetin e qarkullimit në sens të kundërt, nuk lejojnë të parakalohet lehtësisht dhe pa rrezik një mjet i ngadalshëm, i madh ose i detyruar të respektojë një kufi të caktuar shpejtësie, drejtuesi i këtij mjeti duhet ta ulë shpejtësinë dhe, nëse është e nevojshme, të mënjanohet sa të jetë e mundur, për të lejuar kalimin e mjeteve që vijnë pas tij. Në qendrat e banuara drejtuesit e mjeteve të shërbimit publik të linjës për transportin e pasagjerëve nuk janë të detyruar të zbatojnë dispozitën e fundit. Në karrexhata me të paktën 2 korsi për sens lëvizjeje drejtuesi i mjetit që, pasi ka kryer një parakalim, ka ndërmend të parakalojë një mjet tjetër ose kafshë, mund të qëndrojë në korsinë e përdorur për parakalimin e parë, me kusht që manovra të mos jetë pengesë për mjetet më të shpejta që arrijnë nga prapa.

Parakalimi duhet të kryhet në të djathtë, kur drejtuesi i mjetit që do të parakalohet ka sinjalizuar se ka ndërmend të kthehet në të majtë ose, në një karrexhatë me një sens, që ka ndërmend të ndalojë në të majtë dhe ka filluar këto manovra. Parakalimi i tramvajeve, kur ato nuk qarkullojnë në pjesë rrugësh të rezervuara, duhet të kryhet nga e djathta, kur e lejon gjerësia e karrexhatës nga e djathta e binarit. Në rastin e karrexhatave me një sens lëvizjeje, parakalimi mund të kryhet nga të dy anët. Kur tramvaji ka ndaluar në mes të karrexhatës për hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve dhe nuk ka një shpëtuese, parakalimi nga e djathta është i ndaluar. Parakalimi, kur autobusi ose trolejbusi ka ndaluar për hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve, bëhet me kujdesin më të madh. Ndalohet parakalimi në afërsi ose përgjatë kthesave a në kurrize rrugore dhe në çdo rast tjetër me fushëpamje të pamjaftueshme. Në raste të tilla parakalimi lejohet kur rruga është me dy karrexhata, të ndara ose me karrexhata me një sens a me të paktën dy korsi me të njëjtin sens lëvizjeje dhe është vendosur sinjalizimi horizontal përkatës.

Ndalohet parakalimi i një mjeti që është duke parakaluar një tjetër, si dhe parakalimi i mjeteve të ndaluara ose me lëvizje të ngadaltë në kalimet në nivel, në semaforë ose në raste të tjera të bllokimit të trafikut, kur për këtë qëllim është e nevojshme zhvendosja në pjesën e karrexhatës të destinuar për sensin e kundërt të lëvizjes.

 

Largësia e sigurisë ndërmjet mjeteve

Gjatë lëvizjes mjetet duhet të mbajnë, kundrejt mjetit që ndodhet përpara, një largësi sigurie të tillë që të garantohet në çdo rast ndalimi i menjëhershëm dhe të mënjanohet përplasja me mjetin që ndodhet përpara. Distanca minimale është 6 metër Jashtë qendrave të banuara, kur është vendosur një ndalim parakalimi vetëm për disa kategori mjetesh, ndërmjet këtyre mjeteve duhet të mbahet një largësi jo më e vogël se 100 m. Kjo dispozitë nuk është e detyrueshme në pjesët e rrugës me dy ose më shumë korsi për sens lëvizjeje. Kur janë në veprim makina për pastrimin ose shpërndarjen e borës, mjetet duhet të veprojnë me kujdes të veçantë Largësia e sigurisë kundrejt makinave të tilla nuk duhet të jetë më e vogël se 20 m. Mjetet që kalojnë në sens të kundërt duhet, nëse është e nevojshme, të ndalojnë me qëllim që të mos pengojnë punën.

Kur si pasojë e mosrespektimit të dispozitave të këtij neni ndodh një përplasje me dëmtime të rënda për mjetin, ndëshkimi është me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Kur i njëjti subjekt, brenda dymbëdhjetë muajve kryen të paktën dy herë të njëjtën shkelje sipas kësaj pike, në shkeljen e fundit zbatohet masa plotësuese administrative me pezullimin e lejedrejtimit nga një deri në dy vjet. Në qoftë se nga përplasja rezultojnë plagë të rënda të njerëzve, ndaj drejtuesit të mjetit zbatohen sanksionet penale për krimet e plagosjeve pa dashje ose të vrasjeve pa dashje.

 

Përdorimi i rripave të sigurimit dhe sistemeve të fiksimit

Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët që zënë vendet e përparme të mjeteve janë të detyruar të vendosin rripat e sigurisë në çdo lloj lëvizjeje me mjet. Ky detyrim qëndron edhe për pasagjerët që rrinë në vendet e pasme, për mjetet e prodhuara nga maji 1990. Drejtuesi i mjetit është i detyruar të kontrollojë vazhdimisht funksionimin normal të rripave të sigurisë dhe, në rast mosfunksionimi siç duhet, t’i zëvendësojë ato me rripa të tjerë të homologuar për tipin e mjetit ku do të vendosen.

 

 

 

SJELLJET GJATË QARKULLIMIT NË AUTOSTRADA DHE NË RRUGËT INTERURBANE KRYESORE

Në karrexhata, rampa dhe në kalimet në disnivel të rrugëve, është e ndaluar:

– kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar

– kryerja e lëvizjes prapa, edhe në korsitë e emergjencës, duke bërë përjashtim për manovrat e nevojshme në zonat e shërbimit ose të parkimit

– qarkullimi në korsitë e emergjencës, përveçse kur ndalohet ose rifillohet lëvizja;

– qarkullimi në korsitë e ndryshimit të shpejtësisë, përveçse kur hyhet ose dilet nga karrexhata.

 

Është e detyrueshme:

– kalimi në korsinë e shpejtimit për t’u futur në korsinë e lëvizjes, si dhe dhënia e përparësisë mjeteve që qarkullojnë në korsinë e lëvizjes

– kalimi i menjëhershëm për të dalë nga karrexhata në korsinë e djathtë, duke u futur kështu në korsinë e caktuar të ngadalësimit që nga fillimi i saj

– sinjalizimi i menjëhershëm i ndryshimit të korsisë

 

Në rast ndalimi të qarkullimit për arsye bllokimi ose sidoqoftë për formime rreshtash, kur korsia për pushime emergjence mungon ose është e zënë nga mjete në pushim apo nuk është e mjaftueshme për qarkullimin e mjeteve të policisë dhe të ndihmës, mjetet që zënë korsinë e parë në të djathtë duhet të vendosen sa më afër që të jetë e mundur me vijën e majtë. Në raste bllokimi lejohet kalimi në korsinë për qëndrime emergjencë me të vetmin qëllim për të dalë nga autostrada, duke u nisur nga tabela e paralajmërimit të daljes e vendosur 500 metra nga kalimi në disnivel. Në karrexhata, rampa dhe në kalimet në disnivel ndalohet pushimi ose vetëm qëndrimi, me përjashtim të situatave të emergjencës, të shkaktuara nga gjendja e keqe shëndetësore e përdoruesve të mjetit ose nga mosfunksionimi i këtij mjeti. Në të tilla raste mjeti duhet të çohet sa më shpejt që të jetë e mundur në korsinë për pushime emergjence ose, kur kjo mungon, në sheshpushimin e parë në sensin e lëvizjes, duke shmangur sidoqoftë çfarëdo bllokimi të korsisë së lëvizjes. Pushimi i emergjencës nuk duhet të zgjatet mbi kohën minimale të nevojshme për kalimin e kësaj emergjence dhe nuk duhet sidoqoftë të zgjatë më shumë se 3 orë. Pa ndryshuar dispozitat e nenit 160, gjatë pushimit dhe qëndrimit natën, në rast pamjeje të kufizuar, duhet gjithmonë të mbahen të ndezura dritat e pozicionit. Kur natyra e defektit e bën të pamundur zhvendosjen e mjetit në korsinë e emergjencës, ose kur mjeti është i detyruar të qëndrojë në vende ku nuk ekzistojnë hapësira të tilla të caktuara, duhet të vendoset, nga ana e prapme e mjetit dhe në largësi të paktën 100 metra nga ai, sinjali i caktuar i lëvizshëm. i njëjti detyrim bie mbi drejtuesin e mjetit gjatë pushimit në bankinën e emergjencës, natën ose në çdo rast tjetër të pamjes së kufizuar, kur janë të pamjaftueshme dritat e pozicionit.

 

 

 

 

 

 

 

Kodi Rrugor, dritat e makinës ndizen jashtë qendrave të banuara, jo brenda qyteteve

Listës së ankesave për gjobat abuzive i janë shtuar edhe shoferët që kanë marrë gjobë për shkak të mosndezjes së dritave në qendrat e banuara. Kjo gjobë jo vetëm që është e jashtëligjshme, por duhet të dënohet efektivi që e ka vendosur. “Fenerët joverbues ndizen: në qendrat e banuara, kur ndriçimi publik mungon ose është i pamjaftueshëm. Jashtë qendrave të banuara edhe kur ndriçimi publik është i mjaftueshëm. Brenda dhe jashtë qendrave të banuara në raste mjegulle, tymi, gjatë rënies së borës dhe shiut të dendur. Në qendrat e banuara këta fenerë duhet të përdoren edhe kur ndriçimi publik nuk është i vazhdueshëm dhe kur burime të tjera drite mund të ngatërrojnë shikimin e drejtuesit të mjetit ose dukshmërinë e mjetit nga të tjerët. Fenerët e largësisë jashtë qendrave të banuara, kur drita e jashtme mungon ose është e pamjaftueshme”, – përcakton Kodi Rrugor.

 

Gjobat për shpejtësinë

Cilido, që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 deri në 6 muaj. Cilido, që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave përkatëse të akteve në zbatim, si dhe sipas orientimit të policit të trafikut, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë. Cilido, që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije.

 

Alkooli

Është i ndaluar drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur, si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike. Është i ndaluar drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike dhe nën ndikimin e alkoolit. Cilido që drejton një mjet nën ndikimin e alkoolit, ndëshkohet me gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative e pezullimit të lejedrejtimit nga gjashtë muaj deri në një vit dhe nga një vit deri në dy vjet, kur subjekti e përsërit shkeljen brenda një viti. Kur shkelja e mësipërme, e kryer në përsëritje nga drejtuesi i një autobusi ose nga drejtuesi i një mjeti, masa komplet e ngarkesës së të cilit është më e madhe se 3,5 tonë (ose kompleks mjetesh), përveç masave të gjobës, për drejtuesit e mjeteve të sipërcituara zbatohet masa plotësuese e heqjes së lejedrejtimit.

 

 

Pikët që hiqen nga patenta kur vendosen gjobat e mëposhtme

 

PENALITETET SIPAS KUNDËRVAJTJES

5

6

8

10

Tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë
Lejedrejtimin mbi 3 vjet; që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë
Përsërit brenda vitit tejkalimin e kufirit te shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë
Kundërvajtje në kthesa
kundërvajtje në rakordimet konvekse
kundërvajtje me fushëpamje të kufizuar
Kundërvajtje karexhate kur rruga është ndarë në disa karrexhata të veçanta
Përsëritës i shkeljes së dispozitave të nenit 140, pika 10 e Kodit Rrugor të ndryshuar, brenda vitit
Përsëritës brenda vitit ne mosdhënien e përparësisë, se mjetit në të djathtë në kryqëzim
Mosdhënia përparësi e tramvajit
Përsëritës në mosrespektimin e sinjalit të detyrimit të ndalimit para vijës së ndalimit në kryqëzim
Përsëritës në mosdhënien përparësi qarkullimit në rrugë kur hyhet nga zona që nuk janë për kalim publik
Zë kryqëzimin apo edhe kapërcimin e linjave hekurudhore a tramvajit
Nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë, kur hyhet në rrugë nga shtigje të udhëve për kafshë dhe pista biçikletash
Vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose policit e ndalojnë këtë lëvizje
Në kalimin në nivel, nuk tregon kujdesin maksimal me qëllim mënjanimin e aksidentit
Në kalimin në nivel kalon kur barrierat janë duke u hapur
Në kalimin në nivel kalon kur nuk janë duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese
Në kalimin në nivel kalon kur nuk janë duke funksionuar objektet zëvendësuese të barrierave ose gjysmëbarrierave
Në kalimin në nivel, (detyrim ndalimi), nuk bën përpjekje për ta zhvendosur mjetin ose nuk shmang çdo rrezik për njerëzit
Nuk zbaton ndalimet e parakalimit; pikat 9, 10, 11,12, 13 të nenit 146 të Kodit Rrugor dhe është përsëritës brenda 24 muajve
Nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikës 14 të nenit 146 të Kodit Rrugor dhe është përsëritës brenda 24 muajve
Mosrespektim i largësisë së sigurisë ndërmjet mjeteve; përsëritje brenda 10 muajve
Nuk zbaton detyrimin e ndalimit dhe përparësisë në këmbim të mjeteve; pikat 1, 2, 3 neni 148 i Kodit Rrugor; Perserites ne 12 muaj
Qarkullim me një nga mjetet jashtë norme pa marrë autorizimin përkatës
Makina ngarkim-transporti për transportimin e mallrave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54, pika 1, shkronja “n”
Përdor mjet kalimi, që e kalon kufirin e ngarkesës së lejuar të përcaktuar në nenin 62 në rrugë dhe autostrada
Mjeti rrugor qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme pa marrë leje kur parashikohet
Transporton mallra të rrezikshme, pa respektuar kushtet e vëna në autorizim për ruajtjen e sigurisë
Nuk respekton ndalimin e kthimit të sensit të lëvizjes dhe kapërcimit të trafikndarësit edhe aty ku ai mungon

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency