Fëmijët që përdorin aparatet me prekje mund të kenë probleme me gishta dhe me duar

0
985

child-with-ipad-ogradyEkspertët konstatojnë që fëmijët të cilët përdorin tablet-kompjuterët dhe telefonat “e mençur” nuk i zhvillojnë muskujt dhe mund të kenë probleme me gishta dhe me duar. Ekspertët theksojnë që avancimi i teknologjisë dhe mënyra moderne e jetës ndikojnë negativisht në muskuj dhe në zhvillimin skeletor të fëmijëve, transmeton Telegrafi. Ekspertja për profesione, Lindsay Marzoli, thotë se koha e tepërt e kaluar me këtë pajisje mund të shkaktojë dëmtim afatgjatë të fëmijëve. Kjo ndodh, sepse kur ata përdorin ekrane të ndjeshme ndaj prekjes, ata nuk i zhvillojnë muskujt e nevojshëm për të shkruar. “Nëse ata janë gjithmonë në ‘tabletë’ dhe në fakt nuk merren me aktivitete me laps dhe letër me të cilat do të duhej të merreshin, ata muskuj do të mbesin të dobët. Ajo që e vërejmë është se shumë fëmijë vijnë me disa vonesa motorike, me forcë të reduktuar të muskujve të duarve dhe gishtërinjve”, – ka thënë Marzoli, nga Learning and “Therapy Corner” në Merilend të SHBA-së për “CBS”-në. Ekspertët thonë se problemi qëndron në faktin se teknologjia është aq e re, sa që hulumtuesit nuk dinë se çfarë dëmi do të mund të shkaktojë ajo në afat të gjatë kohor.

 

 

Përse shtojmë peshë më shumë gjatë dimrit

Gjithkush e di dhe e ka provuar të shtojë disa kilogramë që pas festave të fundvitit edhe deri në javët e para të pranverës, kohë kur me zgjatjen e ditës dhe ndjesisë se së shpejti vjen vera, të gjithë ndihemi apo i japim forca vetes të dobësohemi. Dhe tani studiuesit e kanë gjetur se shtimi në peshë nuk është vetëm faji i festave të fundvitit, por i stinës së dimrit në përgjithësi. Më shumë se një e katërta e grave britanike në një studim ka pranuar se ato shtojnë peshë në dimër në krahasim me verën, transmeton “Idea”. Gjysma e grave kanë fajësuar motin e dimrit për të fituar peshë, kohë që i shtyn ato, në rehatinë e të ngrënit për ta bërë veten të ndihen më mirë në ditët e ftohta dhe të errëta. Më shumë se një e treta pranoi se moti gjithashtu kishte një ndikim të dëmshëm në nxitjen për të shkuar në palestër dhe tërheqjen pas për të bërë vrap në natyrë, si pasojë e kohës së lagësht, erës dhe të ftohtit. Ndërkohë, 24 për qind thanë se kolegët e tyre të punës ndiheshin në faj për shtimin në peshë, sepse ata blinin më shumë ëmbëlsira dhe çokollata në zyrë gjatë dimrit.

 

 

Rozmarina mbron sytë!

Kjo bimë e shkëlqyeshme mesdhetare, e cila rritet edhe në vise më të ftohta, me përbërjen e saj mbron sytë nga sëmundjet degjenerative. Studimet e reja nga shkencëtarët e “Sanford-Burnham Medical Research Institute”, në Florida, SHBA, zbulojnë se rozmarina, një shkurre që mund të rritet në kopsht apo në një vazo në shtëpi, mund të mbrojë retinën e syve nga shqetësimet apo sëmundjet që mund ta prekin atë, siç është p.sh., shkatërrimi makular. Substanca bimore e acidit karnosik, i cili gjendet edhe tek sherbela, është rezultativ në parandalimin shkatërrimit të retinës së syrit për shkak të toksicitetit që mund të depërtojë brenda saj. Degjenerimi makular është një simptomë që vërehet sidomos me kalimin e moshës dhe që çon në një reduktim gradual të shikimit që mund të shkojë deri në verbëri. Rozmarina, kultivohet si bimë zbukurimi, po ashtu prej kohësh populli e ka përdorur edhe si bimë mjekësore. Ajo, është shumë e efektshme për kurimin e shumë infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency