Mio dhe Kolombi lënë Presidencën!

0
154

Kthehen pas gati 30 vitesh në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve 12 vepra arti të shpërndara nëpër institucionet shtetërore, kryesisht në Presidencë. Disa prej tyre rezultojnë të jenë në gjendje të mirë, disa të dëmtuara dhe të humbura. Këto vepra mbajnë firmën e artistëve më të njohur të pikturës dhe skulpturës shqiptare, të cilat prej vitesh kanë qenë shpërndarë në disa institucione

 

 

52 Z. KolombiTabloja “Peizazh me rëke” e Vangjush Mios, “Kostum shkodran” e Zef Kolombit bashkë me dhjetë vepra të tjera, edhe skulptura nga piktorë shqiptarë u rikthyen dje në Galerinë e Arteve. Prej vitit 1981 deri më 2005, tablotë ishin zhvendosur në ndërtesën e Presidencës.

E ka quajtur “aksion” drejtori Artan Shabani kthimin e 12 veprave të artit në fondin e GKA-së, që deri atëherë ishin përdorur për ekspozimin në mjediset e Presidencës.

Diferenca e këtij veprimi lidhet me përpjekjet e vazhdueshme, ngritjes së kësaj problematike nga mediet, që veprat të rikthehen në Galeri. Por, sipas njoftimit për shtyp, kthimi, “aksioni” dhe verifikimi i kthimit të veprave, nisur javë më parë, është bërë duke bashkëpunuar me institucionet përkatëse. Nga bilanci i një raporti të ekspozimit, bëhet fjalë për 14 vepra të dokumentuara, prej të cilave u bë i mundur kthimi i 12 prej tyre, ndërsa dy vepra të tjera mbeten, sipas njoftimit të GKA-së, për procedim të mëtejshëm.

“Pas një procesi jo të lehtë verifikimi, i cili është duke vazhduar, brenda një kohe të shkurtër, falë edhe mirëkuptimit të titullarëve të institucioneve shtetërore përgjegjëse, është realizuar kthimi në Fondin e GKA-së i një numri të konsiderueshëm veprash”, – bëhet e ditur nga zyra e shtypit të Galerisë. Këto vepra që mbajnë firmën e artistëve më një njohur të pikturës dhe skulpturës shqiptare të cilat prej vitesh kanë qenë shpërndarë në disa institucione. Një pjesë e tyre janë, bëhet e ditur se janë ende në gjendje të mirë, ndërsa disa të tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme dhe të tjera kanë humbur. “Qëllimi i këtij akti, që po ndërmerret nga drejtori dhe stafi i Galerisë Kombëtare të Arteve, është që kjo pasuri e çmuar kombëtare të shpëtohet, të restaurohet dhe të ruhet në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, për t’u bërë e ekspozueshme për publikun”. Veprat e dorëzuara nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë:

Vangjush Mio “Peizazh me rëke”, Arben Basha “Peizazh industrial”, Zef Kolombi “Kostum shkodran”, Sali Shijaku “Fshati kufitar”, Qirjako Meniko “Mijëra në aksion”, Ilir Hoxha “Gjyshja” skulpturë në dru, Adnan Bushati “Vajzë” skulpturë në dru, Vladimir Topi “Onufri” skulpturë në dru, Pirro Dollaku “Rilindasi” skulpturë në gur, Vladimir Kaçaku “Komiti” skulpturë në gur, Sofokli Koci “Ditë feste”, Mihal Rama Vazo dekorative në qeramikë.

Re. Ku.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency