10 klubet më të shtrenjta sipas Forbes

0
181

Forbes rendit klubet më të shtrenjta që garojnë përballë njëri-tjetrit edhe me anë të fuqisë së tyre ekonomike.

 

Real MadridFutbolli dhe gjithë industria që e ndjek atë duket se nuk është prekur nga kriza. Kjo, pasi gjigandët evropianë të futbollit akoma vazhdojnë që të marrin përfitime marramendëse. Në vendin e parë, sipas renditjes së bërë nga Forbesi, qëndron Reali. Galaktikët janë të mëdhenj edhe kur bëhet fjalë për para dhe kanë arritur që ta shtojnë vlerën e tyre në treg si çdo vit. Goditje e madhe marketingu ishte edhe marrja e Bejlit që i shtoi disa shifra plus arkës së Perezit që di si të veprojë me lojtarët dhe imazhin që ata përcjellin. Ndërsa në të dytin gjenden “djajtë” e Junajtidit. Edhe pse jo në formë të mirë, klubi qëndron akoma në krye për sa u përket financave. Situata e menaxhuar mirë në vit, por edhe mbajtja e të njëjtëve sponsorë ka bërë që skuadra angleze të renditet e dyta në listë. Ndërsa në të tretin janë katalanasit e Barcelonës. Skuadra është një burim i madh për sa i përket pjesës së reklamave, që janë të shpeshta, prej të cilave mund të përmendin rastin e reklamave të “Qatar Airways”. Imazhi i mirë i lojtarëve, por edhe trofetë e fituar në këto vitet e fundit kanë bërë që skuadra të ketë një vlerë tepër të madhe në treg. Në vendin e katërt, sipas renditjes së Forbes, është Arsenali. Skuadra nga Londra ka vite që qëndron në majë të klasifikimeve për sa i përket vlerës si skuadër. Financat e mëdha që gëzon nga investitorët, por edhe modeli i krijuar nga Vengeri i sjell fitime të mëdha skuadrës së “topçinjve”, që vazhdon të ruajë hapin e mirë në këtë sezon të Premier Ligës. Kampionët gjermanë të Bajernit të Mynihut gjenden në vendin e pestë. Skuadra ka arritur që të fitojë gjithçka në sezonin e kaluar dhe ka të njëjtën forcë të një viti më parë. Ndërsa për sa i përket anës ekonomike, ata vazhdojnë të ruajnë hapin e mëparshëm, duke pasur financa mjaft të shëndetshme, kjo edhe falë lulëzimit që ka ekonomia gjermane në këto vit krize. Në të gjashtin qëndron Milani. Edhe pse çuditërisht skuadra ka pasur probleme financiare, prapë mbetet në top 10-shen e skuadrave më të pasura. Vlera e skuadrës, përfitimet dhe të ardhurat vazhdojnë të qëndrojnë të shëndetshme dhe pritet që të kenë edhe më shumë përmirësime me premtimin e Silvio Berluskonit, i cili deklaroi se skuadra do të rikthehet përsëri në stabilitet. Çelsi i Abramoviçit renditet në vendin e shtatë. Rusi ka krijuar një qëndrueshmëri dhe skuadra e Çelsit ka vite që vazhdon t’i mbajë blutë në maja. Tri vendet që mbyllin renditjen, janë italianët e Juventusit, Mançester Siti dhe Liverpuli.

 

 

 

 

Real Madrid

Vendi: Spanjë

Viti i themelimit: 1902

Vlera e skuadrës: 3,30 miliardë dollarë

Të ardhurat vjetore: 650 milionë dollarë

Nofka: Los Blancos

Aksioneri kryesor: Anëtarët e klubit

Trajner: Karlo Ançeloti

President klubi: Florentino Perez

Futbollisti më i famshëm: Kristiano Ronaldo

Stadiumi: “Santiago Bernabeu”, 80.354 vende

Lojtari më i paguar: Kristiano Ronaldo (288 paund në javë)

 

 

Mançester Junajtid

Vendi: Angli

Viti i themelimit: 1878

Vlera e skuadrës: 3,16 miliardë dollarë

Të ardhurat vjetore: 502 milionë dollarë

Fitimet: 82 milionë euro

Nofka: Red Devils

Aksioneri kryesor: Malkolm Glazer

Menaxher: Devid Mojes

Futbollisti më i famshëm: Robi van Persi

Stadiumi: “Old Trafford”, 72.212 vende

Lojtari më i paguar: Robi van Persi dhe Uejn Runi (180 paund në javë)

 

 

Barcelona

Vendi: Spanjë

Viti i themelimit: 1899

Vlera e skuadrës: 2,60 miliardë dollarë

Të ardhurat vjetore: 613 milionë dollarë

Nofka: Barca

Aksioneri kryesor: Anëtarët e klubit

Trajner: Tata Martino

President klubi: Sandro Rosel

Futbollisti më i famshëm: Mesi

Stadiumi: “Camp Nou”, 115.000 vende

Lojtari më i paguar: Lionel Mesi (220 paund në javë)

 

 

Arsenal

Vendi: Angli

Viti i themelimit: 1886

Vlera e skuadrës: 1,32 miliardë dollarë

Të ardhurat vjetore: 368 milionë dollarë

Fitimet: 57 milionë dollarë

Nofka: The Gunners

Aksioneri kryesor: Kroenke

Trajner: Arsen Venger

President klubi: Peter Hiull-Vud

Futbollisti më i famshëm: Ozil

Stadiumi: “Emirates Stadium”, 60.355 vende

Lojtari më i paguar: Ozil (160 paund në javë)

 

 

Bajern Mynih

Vendi: Gjermani

Viti i themelimit: 1900

Vlera e skuadrës: 1, 30 miliard dollarë

Të ardhurat vjetore: 468 milionë dollarë

Nofka: Der FCB

Aksioneri kryesor: “Adidas”

Trajner: Pep Guardiola

President klubi: Franc Bekenbauer

Futbollisti më i famshëm: Frank Riberi

Stadiumi: “Allianz Arena”, 69.901 vende

Lojtarët më të paguar: Frank Riberi dhe Roben (me nga 165 paund në javë)

 

AC Milan

Vendi: Itali

Viti i themelimit: 1899

Vlera e skuadrës: 940 milionë dollarë

Të ardhurat vjetore: 468 milionë dollarë

Nofka: Rossoneri

Aksioneri kryesor: Silvio Berluskoni

Trajner: Masimo Alegri

President klubi: Silvio Berluskoni

Futbollisti më i famshëm: Kaka

Stadiumi: “Giuseppe Meazza”, 82.955 vende

Lojtarët më të paguar: Kaka dhe Baloteli (me nga 4 milionë euro në sezon)

 

 

Çelsi

Vendi: Angli

Viti i themelimit: 1905

Vlera e skuadrës: 900 milionë dollarë

Të ardhurat vjetore: 409 milionë dollarë

Nofka: The Pensioners

Aksioneri kryesor: Roman Abramoviç

Trajner: Hoze Murinjo

President klubi: Abramoviç

Futbollisti më i famshëm: Frenk Lampard

Stadiumi: “Stamford Bridge”, 42.055 vende

Lojtari më i paguar: Eden Hazard (185 paund në javë)

 

 

 

Juventus

Vendi: Itali

Viti i themelimit: 1897

Vlera e skuadrës: 690 milionë dollarë

Të ardhurat vjetore: 248 milionë dollarë

Nofka: La Vecchia Signora

Aksioneri kryesor: Familja Anjeli

Trajner: Antonio Konte

President klubi: Anjeli

Futbollisti më i famshëm: Bufon

Stadium: “Juventus Stadium”

Futbollisti më i paguar: Bufon (6 milionë euro në sezon)

 

 

Mançester Siti

Vendi: Angli

Viti themelimit: 1880

Vlera e skuadrës: 680 milionë dollarë

Të ardhurat vjetore: 362 milionë dollarë

Nofka: Citizens

Aksioneri kryesor: Mansur Bin Zajed Aj Najhan

President klubi: Al Mubarak

Trajner: Manuel Pelegrini

Futbollisti më i famshëm: Aguerro

Stadiumi: “City of Manchester Stadium”

Futbollisti më i paguar: Jaja Ture (180 paund në javë)

 

 

Liverpul

Vendi: Angli

Viti i themelimit: 1892

Vlera e skuadrës: 650 milionë dollarë

Të ardhurat vjetore: 296 milionë dollarë

Nofka: The Reds

Aksioneri kryesor: “Fenway Sport Grup”

Trajner: Brendon Roshers

President klubi: Tom Uerner

Stadiumi: “Anfield Road”, 45.522 vende

Futbollisti më i famshëm: Stiven Xherard

Lojtari më i paguar: Luis Suarez (200 paund në javë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency