Vendimi i gjykatës / Vodhën në një qendër tregtare, dënohen dy studentët malazezë

0
186

Sonja Caka

Dy të rinjtë Boris Radonjić dhe Jole Boljević u kapën duke vjedhur rroba firmato në disa dyqane

 

Gjykata-e-Tiranes_9_9Dy studentë nga Mali i Zi janë dënuar nga gjykata për vjedhjen e disa rrobave firmato në disa dyqane të një qendre tregtare në Tiranë. Ata kishin ardhur të pajisur edhe me materialet për të prerë sinjalin e sigurisë, ndërsa janë konstatuar dhe më pas kapur nga punonjësit e sigurisë në njërin nga dyqanet. Të pandehurit Boris Radonjić dhe Jole Boljević kanë pranuara kuzat, janë shprehur të penduar dhe kanë kërkuar që ndaj tyre të aplikohet gjykimi i shkurtuar. Gjykata ka pranuar kërkesën e tyre dhe në përfundim i ka dënuar ata përfundimisht me nga 4 muaj e 10 ditë burg. Pas përfundimit të dënimit me kohën e paraburgimit, gjykata ka urdhëruar lirimin e tyre dhe kthimin në Mal të Zi.

Akuza

Pas arretsimit dhe përfundimit të hetimit nën masën “arrest me burg” në bashkëpunim, gjykata ka dënuar dy të pandehurit me nga 4 muaj e 10 ditë burg secilin për akuzën e “vjedhjes”. Sipas vendimit të gjykatës, në datën 07.08.2013, rreth orës 12.30, nëe ambjentet e QTU-së janë kapur në flagrancë të pandehurit Boris Radonjić dhe Jole Boljević, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë një këmishë të markës “Guçi” në dyqanin “Formen”, një bluzë të markës “E-Bound” në dyqanin “Kenvelo” dhe një orë “Collezione” në dyqanin “Collezione”. Këmisha e markëes “Guçi” i është gjetur në çantë të pandehurit Boris Radonjić, ndërsa bluza e markës “E-Bound” dhe ora “Colezione” i janë gjetur në çantë të pandehurit Jole Boljević. Këtij të fundit i janë gjetur në çantë edhe një palë pinca metalike me dorezë plastike ngjyrë gri, si dhe një brisk me dorezë plastike ngjyre portokalli për prerje të ndryshme. Te pandehurit kanë ardhur në QTU me automjetin tip “Golf 3” me ngjyre të kuqe, me targa PG-EP 744, në pronësi të shtetasit Jole Boljević. Të dy të pandehurit kanë pranuar faktet e paraqitura nga prokurori dhe shprehen pendim të thellë për veprimet e kryera, ndërsa vlera e mallit të vjedhur kapte vlerën e 55 mijë lekëve.

 

Vendimi

Vidhte brenda makinave duke u thyer xhamat, dënohet 8 muaj burg

Gjykata ka dënuar me 8 muaj burg një 27-vjeçar, i akuzuar për disa episode vjedhjesh. Kishte gjetur një taktikë për të vjedhur, duke u thyer xhamat automjeteve dhe duke marrë më pas sendet me vlerë që ndodheshin brenda tyre. Sipas gjykatës rezulton e provuar plotësisht se i pandehuri Elidon Kice ka kryer këto vjedhje. Kështu, më datë 10.01.2013, është paraqitur në polici e dëmtuara Erjola Aliaj, e cila duke pohuar se ajo ka në pronësi një automjet tip Opel Corsa me targë AA093DD, ka kallëzuar se pikërisht në atë date, ajo ka konstatuar se xhami i derës së pasme të mjetit të saj ka qenë i thyer, dhe se brenda mjetit asaj i mungonin disa sende, përkatësisht një çantë dore së bashku me disa dokumente, një sasi prej 2.500 lekësh, një aparat telefoni celular Blackberry si edhe një iPad me ngjyre të bardhë. Rezulton se organet policore pasi kane kryer veprimet e para hetimore dhe proceduriale, ato organe e kanë regjistruar këtë fakt penal për momentin pa autor. Në vijim të aktivitetit kriminal të të pandehurit, organi i akuzës paraqiti edhe episodin e vjedhjes së datës 13.04.2013, sipas të cilit në këtë datë është kapur në flagrancë i pandehuri Elidon Kice, i cili me një gur të mbështjellë brenda një lecke, ai ka tentuar të thyejë xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit Kristo Kazanxhi, i cili e kishte parkuar atë në Rrugën “Dora D’Istria”, ku në sediljen e pasme ai kishte të vendosur një çantë me një Lap top brenda saj. Gjithashtu, faktit penal objekt akuze ndaj te pandehurit Elidon Kice, i referohet edhe episodi i datës 24.09.2013, ku ky i pandehur ka vjedhur në mjetin e shtetases Lindita Filja një aparat telefoni iPhone 4, duke përfituar nga fakti se kjo shtetase sapo kishte zbritur nga mjeti dhe e kishte lënë hapur atë. Pas disa ditësh, si edhe pasi kjo shtetase e ka identifikuar autorin e vjedhjes së telefonit të saj, ajo ka bërë të mundur t’ua tregojë atë person shërbimeve policore, të cilët kanë mundësuar edhe kapjen dhe shoqërimin e tij në polici. Hetimet e mëtejshme kanë provuar se i pandehuri është autor i të gjitha vjedhjeve dhe për këtë kërkuan dënimin e tij nga gjykata për akuzën e vjedhjes.

 

 

Tiranë

Dhunoi gruan, dënohet 2 vjet me kusht nga gjykata

Dy vjet burg me kusht është dënuar një person për dhunën e ushtruar ndaj gruas me të cilën aktualisht është në proces divorci. Fillimisht gjykata e ka dënuar me 4 muaj burg, duke ia pezulluar masën e dënimit dhe duke e dënuar me kusht për 2 vjet, kohë gjatë së cilës ai as nuk duhet t’i afrohet se shoqes apo ta dhunojë atë. Sipas vendimit të gjykatës, më datë 15.07.2013, rreth orës 16.30, shtetasi Robert Sema ka qenë në banesë kur është kthyer nga puna bashkëshortja e tij L. Sema. Gjatë kohës që ajo bënte punët e shtëpisë, Roberti ka filluar ta ofendojë dhe më pas e ka goditur me shpullë dhe grushta në pjesën e kokës. Duke u ndodhur para këtij fakti, e dëmtuara ka njoftuar policinë. Shtetasi Robert Sema është larguar menjëherë nga banesa. Punonjësit e policisë, kanë bërë shoqërimin e të dëmtuarës, e cila ka bërë kallëzim penal. Shtetasi Robert Sema, i pyetur në cilësinë e personit nën hetim, ka pranuar faktin se i ka gjuajtur gruas së tij. E dëmtuara ka deklaruar se e ka falur atë, pasi ai para pesë vitesh është djegur dhe veprimet i ka kryer për shkak të gjendjes së tij shpirtërore jo të mirë. E dëmtuara L. Sema, nuk është paraqitur për të kryer ekspertimin, por provohet që i pandehuri ka kryer vepra dhunë ndaj saj. Shtetasi Robert Sema, ka pranuar që ka goditur bashkëshorten e tij për shkak të problemeve ekonomike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency