Tritol makinës së drejtorit të Ujësjellësit në Ersekë, Orest Malushi

0
147

Sonja Caka

Dy shpërthime të fuqishme në mesnatë, Ersekë e Fushë Krujë

Policia, dyshohet se është vendosur për hakmarrje, shoqërohen 15 persona në policinë e Korçës. I vendoset tritol në lokal Besnik Xhepës në Fushë Krujë, dyshohet konkurrenca

 

shperthimi dhe ne fotot orest malushiDy shpërthime të fuqishme tritoli kanë tronditur mëngjesin e djeshëm dy qyteti, Ersekën dhe Fushë Krujën. Shpërthimi i parë ka ndodhur në qendër të qytetit të Ersekës, ku objekt i vendosjes së tritolit ka qenë makina e drejtorit të ujësjellësit të këtij qyteti, Orest Malushi. Ndërsa shpërthimi i dytë në një biznes privat, lokalit në pronësi të shtetasit Besnik Xhepi nga Fushë Kruja. Ende nuk ka të dhëna mbi autorësinë e personave që kanë vendosur këto sasi tritoli, ndërsa nga uniformat blu të dy qyteteve po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve.

Ersekë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e vogël të Ersekës. Sipas policisë së këtij qyteti, në makinën e drejtorit të ujësjellësit të Ersekës Orest Malushi është vendosur një sasi e vogël tritoli, një shenjë kjo paralajmëruese nga autorët. Në momentin e shpërthimit makina ishte e parkuar në qendër të qytetit. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz,  por vetëm dëme materiale. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet dhe një pistë në të cilën po hetohet është konflikti që drejtori i Ujësjellësit kishte patur tri ditë më parë me një person tjetër nga Erseka. Policia Korçës ka shoqëruar deri tani 15 persona, ndërsa po heton edhe në pista të tjera.

Ngjarja

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate, ku persona ende të paidentifikuar i kane vënë një sasi tritoli makinës të drejtorit të ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi. Shpërthimi i ndodhur në qendër të qytetit ka qenë i fuqishëm dhe ka terrorizuar banorët e zonës. Për fat të mirë, shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar përveçse dëmeve materiale në makinën tip fuoristradë të Drejtorit, Orest Malushi, si dhe thyerje xhamash te disa lokale dhe dyqane përreth. Sipas burimeve policore, në kohën kur ndodhi ngjarja, Orest Malushi ka qenë duke festuar me administratën festat e fundvitit në një nga lokalet e qytetit.

Hetimi

Policia e Korçës ka nisur hetimet dhe janë shoqëruar të paktën 15 persona, ndërsa po hetohen disa pista, më kryesorja ajo e hakmarrjes. Policia e Ersekës bën me dije se tri ditë më parë, Orest Malushi kishte pasur një konflikt me një tjetër shtetas me inicialet Gj.C, i cili ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës që ka pësuar, por kjo është vetëm njëra nga pistat që po hetohet, pasi dyshohet se tritoli mund të jetë edhe si paralajmërim i të tjera konflikteve. Ndërkohë mësohet se sherri i lindur tri ditë më parë ka qenë për çështje tenderi mbi mirëmbajtjen e rrugëve, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e grushteve. Policia vijon hetimet, ndërsa ka reaguar edhe vetë objekti i shpërthimit, drejtori Malushi, i cili është shprehur se nuk ka konflikte me njeri.

 

 

Fushë Krujë, tritol lokalit të Besnik Xhepës

Shpërthimi i dytë ka ndodhur në një biznes privat. Vetëm një orë pas shpërthimit të Ersekës, një tjetër tronditi Fushë Krujën,, në hyrje të qytetit. Lënda eksplozive është vendosur në lokalin në pronësi të Besnik Xhepit nga Fushë Kruja. Si pasojë e shpërthimit është shkatërruar gjysma e lokalit. Nga policia mësohet se janë shoqëruar disa persona si të dyshuar për ngjarjen. Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit me tritol por paraprakisht dyshohet konkurrenca me bizneset e tjera aty pranë. Shpërthimi ka ndodhur në lokalin e quajtur “Kapo Nord” rreth orës 02 e 50 minuta. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale të vetë lokalit.

 

 

…..por kjo është vetëm njëra nga pistat që po hetohet, pasi dyshohet se tritoli mund të jetë edhe si paralajmërim i të tjera konflikteve që drejtori i ujësjellësit mund të ketë

 

 

Festat e fundvitit

Kthimi i emigrantëve në atdhe, vijon fluksi nga pikat tokësore e detare

Vijon kthimi i emigrantëve në vendin tonë nëpërmjet pikave kufitare tokësore dhe ato detare për festën e fundvitit. Fluks është shënuar në pikën kufitare të portit të Durrësit ku vetëm përgjatë ditës së djeshme kanë mbërritur pesë tragete me rreth 5500 persona, si dhe 1100 automjete. Nga ana e policisë së kufirit janë marrë të gjithë masat e duhura për përpunimin sa më të shpejtë të të dhënave të emigrantëve. Për të lehtësuar procedurat po punohet me 30 sportele. Gjatë 48 orëve të fundit në pikën më të madhe doganore në vend është regjistruar hyrja e 11 mijë shtetasve si dhe 3 mijë e 300 automjete, ndërsa kanë  dalë mbi 2 mijë shtetas si dhe  500 mjete. Ndërkohë që edhe pika e kalimit kufitar Kakavijë në Gjirokastër vazhdon të shënojë fluks të emigrantëve shqiptarë, të cilët kthehen në atdhe. Bazuar në të dhënat zyrtare mësohet se gjatë 24 orëve të fundit 4600 shtetas me 1080 automjete kanë hyrë në vendin tonë, ndërsa kanë dalë 2810 persona. Nga ana e doganës shqiptare në Kakavijë është duke u punuar me 8 sportele, ndërsa nga ajo greke me 2 të tillë. Pavarësisht lëvizjes, nuk janë shënuar radhë të gjata, ndërkohë që në gatishmëri pranë kësaj pike kufitare janë vënë efektive shtesë dhe sportele të tjerë, që do të hapen në rast se do të jetë e nevojshme.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency