Berisha: Ja e vërteta e piramidave me FMN-në

0
149

 INTERVISTA

Ish-kryeministri Berisha, i ftuar ne emisionin “Zonë e lirë” të gazetarit Arjan Çani

 berisha_copy_copy_copyIsh-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi ashpër qëndrimet e fundit të qeverisë, sidomos në fushën ekonomike. Berisha u tregua i ashpër në akuza ndaj Kryeministrit Rama, duke thënë se ai krijon realitete që nuk ekzistojnë për ekonominë e vendit. Në një intervistë për gazetarin Arjan Çani në emisionin “Zonë e lirë” në “TV Klan”, ish-kryeministri foli edhe për piramidat e ‘97-ës, duke hedhur përgjegjësi për përfaqësuesit e FMN-së së asaj kohe në Shqipëri. Berisha tha se ajo që ndodhi me fondin dhe fajdet në atë kohë ishte e turpshme. Për këtë ai cilësoi edhe një zyrtar të lartë, që ka kërkuar falje për qëndrimet e mbajtura në Shqipëri.

 

Çani: Mirëmbrëma! Sot kemi të ftuar ish-kryeministrin Berisha për të folur për 100-ditëshin e Kryeministrit Rama. Z. Berisha jeni i vetmi politikan që e keni ndjekur 100-ditëshin e Kryeministri Rama që në momentin e parë jeni shumë aktiv si në Facebook edhe në media, ku e gjeni gjithë këtë energji?

Ish-kryeministri Berisha: Ato që unë besoj janë frymëzimi im.

Çani: Asnjë moment nuk u ndiet i ligështuar?

Ish-kryeministri Berisha: Absolutisht jo, gjithnjë e më i motivuar.

Çani: A është e vërtetë se doktori ka filluar planin e treta e vërteta?

Ish-kryeministri Berisha: Doktori ka filluar planin të bëjë gjithçka për rikthimin e PD-së në pushtet. Kjo nuk ka diskutim. E treta, e katërta dhe në vazhdim.

Çani: Le të flasim pak për 100-ditëshin e Kryeministrit Rama. Më parë shohim imazhet ku kemi mbledhur disa ngjarje më të rëndësishme. A vazhdoni t’i qëndroni po atij mendimi që keni thënë apo jo në lidhje me ikonat e vjedhura?

Ish-kryeministri Berisha: Të vërteta që nuk i ka përgënjeshtruar njëri. Cili ka përgënjeshtruar, që Edi Rama është marrë me trafik ikonash, kjo është universalisht e njohur nga i gjithë mjedisi i shqiptarëve në Paris dhe kjo zonja që thash me emër shpendi, që bënte trafikun e ikonave nga Shqipëria, në Francë në bunkerin ku jetonte, aty jetonte si klosharë, po prapë se prapë, policia kishte një sy mbi të. Mirëpo policia franceze ka një gjë, ndaj këtyre të huajve që merren me shitje objektesh arti tregohen e mëshirshme. Se në Paris shesin gjëra rasti, kështu që Ramën edhe e vëzhguan edhe toleruan. Por Rama kurrë nuk e ka përgënjeshtruar atë që i tha Fatos Nano, sepse është e faktuar. Ju e lexuat pjesërisht statusin tim, sepse pjesa e dytë thotë se ku shkuan ikonat që ikën në Gjermani? Ikonat në Gjermani 150 ikonat më të zgjedhura nuk u kthyen kurrë më në Shqipëri. Kur e Pyeten në Komisionin hetimor parlamentarë çfarë tha ky?! I nisa për në Paris.

Çani: Do të bëjmë një pakt sot, unë do ta mbroj sot piktorin, do të bëj avokatin.

Ish-kryeministri Berisha: Sa të mundesh. Mbroje sa të mundesh, por problemi është tek, mision i pamundur.

Çani: Doktor nuk duken akuza të rënda këto për një njeri që është Kryeministri shqiptar?

Ish-kryeministri Berisha: Absolutisht janë reale, le t’i hedhë poshtë. Ka dokument më të madh sesa të ngrihet Kryeministri për një operacion policie dhe të shkojë në galeri. Të hapë ekspozitë me ikona të vjedhura, sipas tij, dhe të zhduken brenda ditëve. Çfarë faktesh edhe koincidencash duhen më shumë që të bindemi për këtë. Historiku i tij i shkuar në lidhje me trafikun e ikonave në Paris. Këto janë të gjitha të njohura. Ajo gruaja me emër shpendi turbullonte shumë mjedisin, ajo bënte trafikun e ikonave, sepse Shqipëria ishte vend i pasur me ikona.

Çani: Mund të bëhesh i pasur me ikonat.

Ish-kryeministri Berisha: Pa diskutim. Shumë prej tyre janë shumë të vlefshme. Rama ua di vlerën atyre.

Çani: Se është piktor?

Ish-kryeministri Berisha: I dështuar. Më gjej një tablo që i ka shitur ndokujt dhe që i përmendet atij. Në ekspozitën e Bogurit, shkoi edhe ky si i ngratë me dy punime dhe drejtori ia hodhi në kosh. Ky është i pavlerë dhe është e vërtetë. Ky është piktor i dështuar, i pavlerë. Po të mos ishte i dështuar, do ta thosha, unë i dua shumë piktorët, jam njëri i pasionuar pas pikturës dhe e dua shumë pikturën. Kam vlerësimin më të madh për botën e tyre, kurse ky është dështak. Ka shitur ndonjë pikturë. Vetëm nëse i ka blerë ndonjë i partisë apo ndonjë kryetar bashkie i PS, se askush tjetër, nuk jam unë është kritika. Ai nuk flet për piktura flet vetëm për Kurbanin.

Çani: Doktor ju e keni kollaj të thoni këtë gjë, por ai fasadat i bëri në Tiranë?

Ish-kryeministri Berisha: Mbushi xhepat me fasadat dhe dosja e tij është formuluar tërësisht nga Arta Dade dhe është dërguar në Prokurori.

Çani: Pse nuk është në Prokurori kjo dosje?

Ish-kryeministri Berisha: Gjatë këtyre viteve në Prokurori kanë shkuar dosje me dokumente të pakontestueshme, por Prokuroria ka pasur defektet e saj. Ajo është një dosje shumë evidente, siç është evidente rasti kur kryetari i Kontrollit të Pasurive dërgoi për konflikt interesi dhënien e 80% të lejeve Shkrelit dhe Eftimit, pra siç është evidente të gjithë tenderat që i ka marrë Koço dhe u del asfalti pa u shtruar, siç janë evidente reklamat që i ka dhanë Koços pa tender dhe duke paguar edhe qeranë e energjisë, siç janë evidente akuzat publike për 20% të cilat ai nuk i ka mohuar dot kurrë, pra në këto aspekte Rama është më i pasuri në arkivin e korrupsionit.

Çani: Do të ëndërronit të ishit në pozicionin e atij?

Ish-kryeministri Berisha: Unë çdo operacion që kam zgjidhur me miqtë tanë në mënyrë absolute e kam ndarë me ata që duhet ndarë brenda vendit dhe u kam kërkuar atyre ta ndajnë edhe me opozitën shqiptare. Vetëm një njeri me probleme të thella mund t’i lejojë vetes që një gjë kaq të rëndësishme të mos e ndajë me njeri tjetër mbi tokë brenda vendit. Nga e mora vesh unë? Unë e mora vesh nga drejtori i Agjencisë dhe Parandalimit të Shkatërrimit të Armëve Kimike në Botë. Ai doli dhe tha se për dy ditë armët do transferohen në Shqipëri. Ky nuk bënte asnjë transparente. Shkova tek Presidenti i Republikës dhe ai nuk kishte asnjë dijeni.

Çani: Pse duhet t’ia thoshte gjithë dynjasë Rama kur duhet t’ia thoshte vetëm ambasadorit Arvizu?

Ish-kryeministri Berisha: Ambasadorit ia thotë qeveria e tij. Nëse ai do t’i bënte një qartësim publikut të tij, qytetarëve, se çfarë do të ndodhë dhe çfarë janë. Unë nuk e di se çfarë qëndrimi do të mbajnë më pas qytetarët. Ai nuk u tha një fjalë. Ka dalë prapa se ato do shkatërroheshin për 60 ditë. Ishte diskutim me grupet. Si mund të mos diskutohet me Kryetarin e Kuvendit pa të cilin nuk e merrte dot vendimin. Një njeri normal nuk e bën dot kurrë këtë. Një normal e di që fuqitë botërore janë bërë me dhjetëra mbledhje dhe diskutime. Ata s’kishin punë me shqiptarët, s’kishin marrë premtimin tij se Shqipëria do merrte armët.

Marrim ekonominë. Ekonomia shqiptare pa diskutim që ka qenë në vështirësitë e veta, por një ekonomi e faktuar që nuk ra në krizë. U ul rritja, ishte 8 ra në 2, por ama qëndroi, një ekonomie që hapi vende pune, një ekonomie që rriti rroga dhe pensione, por pati dhe vështirësi. Çfarë ndodhi? Në një kohë kur të gjithë i thonë detyrë e jotja është të mos biesh në recesion, ky i thotë gjithë botës jo, ekonomia shqiptare është në recesion, një analfabet total, një njeri që nuk njeh as A-në e ekonomisë dhe e ka faktuar duke bërë gafa ndër më të paimagjinueshmet kur thoshte se borxhin do e llogarisin si përqindje të GDP dhe do e llogarisë Banka në një kohë kur në çdo vend të botës për borxhin ka vetëm këtë mënyrë llogaritje dhe s’ka tjetër, por i thoshte dikush se bëhet dhe ky e quante këtë EUREKA. Kjo ka lidhje me gjendjen psikike. Shko merr organigramën e Kryeministrit, Kryeministri ka këshilltarë dhe janë njerëzit më të afërt dhe i japin këshilla. Ka edhe për pikturë, ka Fate Velon dhe nuk ka asnjë këshilltar për ekonominë, në një kohë kur të gjithë e dinë se është analfabet në ekonomi. Shkojmë më tutje, njofton se ekspertë botërorë në ekonomi po na asistojnë në Këshillin e Ministrave. As edhe një i vetëm. Vetëm gënjen. Ky zotëri krijon realitete. Ky shkon në Kryeministrinë britanike dhe shikon se si funksionon Kryeministria dhe del e jep komunikatën se u prita në vizitë zyrtare. Të të presë Britania në vizitë zyrtare, ku janë dy vizita ose një vizitë zyrtare në vit. Erdhën këtu 40 mjekë, po si nuk ngurroi se i lanë vendet dhe erdhën të punojnë në Shqipëri, por asnjë i vetëm s’e bëri. Ai ka probleme, atij i duket se këta erdhën dhe do qëndrojnë, kur të gjithë u larguan.

Çani: Çfarë është kjo sëmundje?

Ish-kryeministri Berisha: Është bipolare. Ka momente të euforisë dhe të delirit. Ka momentet e depresionit që shtrihet përtokë dhe shkon drejt vetëvrasjes. Është ai dhe jo unë që i ka deklaruar gazetës “Corriere Della Sera” që unë kam obsesionet e vetëvrasjes, nuk e ka mohuar dot, i ka të sigurta, a do të vazhdojë kjo të rëndojë mbi në mbi vendin.

 

Çani: Si ka mundësi që kjo që thoni ju për ekonominë të manipulojë FMN?

Ish-kryeministri Berisha: FMN është një institucion madhështor, por që në Shqipëri ka dështimin më të turpshëm për piramidat. Një nga zyrtarët më të lartë të FMN-së para dy vjetësh u largua nga bordi dhe kërkon në valët e “Zërit të Amerikës” falje publike për qëndrimet e mbajtura ndaj fajdeve në Republikën e Shqipërisë. FMN është një gardian i shkëlqyer i stabilitetit ekonomik. Financat publike shqiptare ishin në faza të shëndetshme, erdhi zotëria, prit tha. Do të pesëfishoj borxhin.

Çani: Pse FMN e ka pranuar këtë skenar?

Ish-kryeministri Berisha: Sepse FMN thotë kjo është skema jote. Ky kërkon me injorancën më të madhe, thotë FMN, që të quaj borxhe rimbursimet e kompanive. Është një proces që vetëshlyhet në përputhje me Kodin Fiskal. Jam dakord që çdo kontratë e papaguar të futet në borxh.

Viti 2015, borxhi do të shkojë në 85 për qind. Është borxh rreziku dhe nuk ka gjë më të vështirë për ta ulur atë. Kur të lexojnë borxhin për 75 për qind, “Standard e Poor’s”, do të heq B-në dhe do të shkoj te C-ja.

Çani: Çfarë do të thotë kjo?

Ish-kryeministri Berisha: Një rritje e shpejtë e varfërisë dhe e pandalshme. Shkatërrim i vendeve të punës. Për tre vjet ka ngrirë rritjen e rrogave. Ka vendosur skemën e atij realiteti që ka në mendjen e tij.

Çani: Sa nga premtimet e bëra në fushatë janë mbajtur deri më tani?

Ish-kryeministri Berisha: Kur këta premtuan, unë kam thënë që këto nuk mund të realizohen. Legalizimi falas është një megamashtrim. Nga të gjitha premtimet që ka bërë Rama, ka mbajtur vetëm një: heqja e TVSH-së për ilaçet në favor të kompanive të njerëzve të tij. Në të gjithë Evropën e mbajnë për të parandaluar spekulimin me tregtimin e ilaçeve. Kompanitë deklarojnë çmime 5-6 herë më të larta sesa i blejnë. Shëndetësia falas? Një rritje e ndjeshme e kontributeve shëndetësore.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency