Kthesa historike në Facebook Komunistët tradhtojnë Enverin: Jemi ateistë, por e njohim Krishtin!

0
130

Kisha_katolike_Vau_dejes Sekretari i parë i KQ të PPSH ka pranuar dje urimet në “Facebook” për festën e Krishtlindjes. Muharrem Xhafa, që përfaqëson komunistët e mbetur nga koha e Enverit, ka shpjeguar për fansat e tij se “komunistët e vërtetë i respektojnë ndjenjat e besimet e njerëzve, të popullit”. Në fakt, Enveri këtë gjë nuk e ka pranuar në qeverisjen e tij, dëshmia është shembja e kishave dhe xhamive, duke i paraqitur si “opium” për popullin, ndjekur edhe nga ekzekutimi dhe përndjekja e krerëve klerikë, ndaj reagimi i komunistëve të kryesuar nga Xhafa ka qenë e habitshme, duke pasur parasysh këtë kontekst historik. Ndonëse ka në profilin e tij foton e Enverit, dhe shpresojnë në organizimin dhe gjallërimin e lëvizjes komuniste në vend, pranimi i festës fetare qysh prej ‘67-ës kur u zëvendësuan me ato komuniste, a mund të përbëjë një “tradhti” ndaj Enverit?!

Më poshtë botojmë të plotë fjalën e M. Xhafës dhe komentet në rrjetin e tij sociale në “Facebook”:

 

 

***

Gezuar festen e Krishtlindjeve!

Nje mik imi me telefonoi pak minuta me pare dhe me uroi per festen e Krishtlindjeve. Dhe une ia ktheva urimin me shume dashamiresi e sinqeritet. Pegjigjja ime e kenaqi, po ai me tha edhe keto fjale: Po ta degjonte dikush tjeter pergjigjen tende, ky dikush mund dhe te habitej e te thoshte: Ore po si Muharrem Xhafa, komunist dhe Sekretar i Pare i KQ te PPSH-se, pranon urime dhe uron per festen e Krishtlindjeve? Pikerisht kjo me nxiti te bej nje sqarim te shkurter: Se pari, te theksoj se komunistet e vertete i respektojne ndjenjat dhe besimet e njerezve, e popullit. Se dyti, te jesh vete ateist, kjo nuk bie aspak ndesh me respektimin e ndjenjave dhe te besimeve fetare te popullit, te shokut, te mikut. Komunisti le te jete ateist, po miku a shoku mund te mos jene te tille. Kjo nuk duhet te na ndaje me njeri-tjetrin. Se treti, nuk jane vetem komunistet ateiste, ka edhe te tjere, njerez te thjeshte, intelektuale, shkencetare, politikane, etj. Se te jesh ateist, do te thote te mos besosh ne ekzistencen e perendise, te mos besosh vete ne fe, po jo te luftosh kunder atyre qe besojne. Se besimi eshte nje çeshtje, vetjake, personale. Jam i sigurte se do te kete njerez, te cilet do te me kundershtojne duke me thene: Po, si veproi PPSH-se? Kjo eshte çeshtje delikate dhe nuk sqarohet me kete rast feste dhe as me pak rreshta. GEZUAR KRISHTLINDJET!

Muharrem Xhafa

 

Komente

 

Panajot Mani Festat jane per te gjithe njerezit, kurse fete per njerezit e izoluar ne tru……GEUAR FESTAT z.MUHARREM XHAFA

 

Muharrem Xhafa Gezuar Panajot!

 

Tarek Birinxhi ju shoku Muharrem keni shume te drejte dhe ju mbeshtes plotsisht. Edhe shoku Enver ka pas theksuar se feja eshte nje aspekt i jetes individuale e secilit e rrenjosur ne koshiencen e njerzve dhe kete as nuk e shkulim dot dhe as nuk kemi te drejte te ia imponojme kujt te kunderten. Secili kapas dhe ka edhe sot te drejten te festoj e te besoj ku endjen se e sheh vetevten. GEZUAR EDHE NGA UNE TERE BESIMTAREVE.

 

Hava Gu Kur te gjithe i shoh te gezuar dhe motivi frymezon pozitivisht,nuk kam pse te mos uroj per MBARESI dhe te them Gezuar! Gezuar per ju z Muharrem Xhafa dhe per te gjithe miqte.Kur feja ecen ne “shinat” e saj,sigurisht mbetet e respektuar….

 

Preng C Lleshi Shoku Muharrem! Urimi Juaj “Gëzuar Krishtlindjet!” nuk vjen aspak në kundërshtim me idealet komuniste! Përkundrazi, ky urim sjpalos kulturën dhe shpirtin e madh të komunistëve, të cilët, edhe pse vetë nuk besojnë në ndonjë fe, nuk i kosiderojnë besimtarët e feve të ndryshme si kundërshtarë. Ishte kjo arsyeja që Partia Komuniste e Shqipërisë, më 16 shtator 1942, në Konferencën e Pezës, hodhi parullën lapidare: “Pa dallim feje e ideje”! Nuk është krejt rastësi që poeti komunist Hysni Milloshi, nënjë shkrim të tij, e quante Jezu Krishtin komunistin e parë të shoqërisë njerëzore! Dhe pse eshprehu këtë mendim? E shprehu për t`u treguar njerëzve se edhe komunistët, ashtu si Krishti i legjendës, janë gati të sakrifikohen për të mirën e njerëzimit! Ne komunistët, ndryshe nga ç`predikojnë besimet fetare, njeriun e mirë e të drejtë dhe “lumturinë” e tij e kërkojmë jo në hapësirat e pamata të Kozmosit, por këtu, në planetin tokë! Këtu, themi ne komunistët, duhet ndertuar parajsa: Liria, barazia dhe vëllazëria, të cilat, siç duhet ta dijnë banorët e këtij globi, nuk i ka dhuruar dhe nuk do t`ua dhurojë njerëzimit sistemi kapitalist!

 

Milo Mileci Ata qè nuk e respektojnè “Fen” time edhe unè nuk kam respekt pèr fen e tè tjerève, Un i uroj gjithè shqiptarèt pèr festèn e shpalljes sè shqipèrisè -Republik Popullor- si dhe pèr Vitin e Ri 2014, ta kalojnè gèzuar familjarisht.Un besoj gjèrat konkrete: Atè qè e shoh, e prek me dorè, e shijoj nè gojè e nuhas me hundè, kurse gjepurrat i hodhi posht publikisht Qemal Ataturku, kur Turqinè obskuratiste tè sulltanève e pèrzuri me dru dhe Turqin e shpalli Republik. Njèherazi dhe morinè e madhe tè hoxhallarve. I VDEKURI NUK NGJALLET Mè. Teizmit nuk ja ka parè hairin as kush, pèrveç prapambetjes. Shqiptarèt e provun dhe u vllazèruan aq shumè si bijtè e njè Nène, tè Nènès Shqipèri, shikoni sotè seç po ndodh. Kurse Ateizmi ndryshon diametralisht. Me gjithè atè besimtarèt as i pèrbus as i respektoj. Sei cili nè vendin e vetè.

 

Myfit Hima FAMILJARISHT GEZUAR VITIN E RI 2014,PSE JO DHE KRISHTLINDJET DHE QOFTE NJE VIT I MBARE PER JU DHE FAMILJEN TUAJ.SUKSESE DHE NE POLITIKE GEZUAR

 

Muharrem Xhafa I dashur Milo! Po te ishim, qofte edhe duke pire kafe, ti dhe une do te diskutonim gjate dhe ne shume plane per problemin ne fjale. Une, siiç mund ta kesh vene re, nuk ia lejoj vetes te jap keshilla ne facebook, me ndonje perjashtim, sepse gjithkush jep mendimin e vet. Ju them si shok se shprehja juaj “besimtaret as i perbuz, as i respektoj” nuk eshte e drejte. Pa dashur te bej krahasime, as te permend shume emra atdhetaresh te shquar besimtare, po ju kujtoj vetem Baba Faja, q ka qene jo vetem besimtar, po edhe Kryegjyshi boteror, te cilin Enver Hoxha e vleresonte lart, si nje burre historik. Me respekt, M. Xhafa.

 

Milo Mileci Edi kush èshtè Baba Faja dhe pse i vrau ish krye gjyshi, ata tè dy dhe veten. Eshtè shumè e vèrtet qè shumè klerik tè shqipèrisè kanè qènè patriot, ashtu si Baba Faja. por unè nuk mund tè pranoj, “prallèn” krisht Lindje, pèr t’i bèrè qejfin qè nga janullatosi, masakra, drejtuesit shqiptarè qè shkuan te Papa pèr tè marrè “avdes” duke i puthur dorèn. Sh. Muharrem- Unè jam i ndar 100% nga feja, deri aty sa qè nuk dua t’i dègjoj emrin, Ajo èshtè armike e bindjeve tè mia, ashtu dhe unè ndaj asaj. Nuk i ngatrroj klerikèt patriot me klerikèt RReaksionar si ai rrno me tregue e deri teballisti dervish Rexhepi ish dervish i teqes prishtès qè jau mbathi pèr nè amerik dhe atje u shpall Baba. –Xhemil Muçaj.

 

 

Agim Cani Edhe une pranoj urime,dhe njekohesisht bej urime me rastin e festave fetare Por ne Urimet e mia mundohem te mos jem i ngjashem ne percjelljen e mesazhit,. me predikuesit e fese. Dhe kjo jo per faktin se ne femijeri kam lexuar,:-“As,sikur te mundja e t’i vrisja tere Prifterinjte e botes,e me zorret e tyre te beja Litar, per te varur te gjithe Mbreterit e tokes.”- DIDERO.-Nuk kam kohe te flas as per Kryqezatat e Jezuitet,as per krenarine e njerezimit, Galileun e XHordano Brunon.Jo,me mjafton fakti se ne-:Mjerimin, ne Roberimin,ne Prapambetjen shum shekullore deri me 1944,,ato kane qene vegel ne duart e armiqeve te SHQIPERISE sime te dashur.

 

Milo Mileci Mirè, tani s’e merr vesh qeni tè zotin qè e ushqen. Mbushur me janullatos e trallallatos.

 

Muharrem Xhafa Shoku Xhemil! Ju e te tjere, shoke e shoqe ne facebook,i dini si une e edhe me mire se une se çfare jane dhe sa te rrezikshem jane oportunizmi, revizionizmi e izmat e tjera. Ne lidhje me sektarizmin, po ju kujtoj nje porosi te shokut Enver Hoxha. Sektarizmi, theksonte shoku Enver, te armiqeson me populli. Respekte, M. XH.

 

Milo Mileci TV. Klan po jep njè emision pèr veprimtarin e Babait tè Teqes Suhès- Sukès- Atje po jepet dhe njè mendim ishokut Enver.se kush ish feja. Mirè ish ta kishit ndjekur nga fillimi.

 

Robert Rapo Z Muharrem Gezuar Vitin e Ri dhe suksese ne jete!

Milo Mileci Njè sqarim;- Nè njè komentin tim shkruaj:-Ata qè nuk e respektojnè “Fenè” time, edhe unè nuk kam respekt pèr fenè e tè tjerve. Po sqaroj:- ” Feja” ime èshtè ML: As kush nuk ka tè drejt ta nèpèrkèmbè bindjen time dhe tè atyre qè kanè bindje si unè. Unè as njè herè nuk kam thènè ta defenojmè Fenè nè shqipèri, e cila u rikthye bashkè me rikapitalizmin. Atè here po kèta shtojzavallo-zabelinn ku e gjejnè atè kuraja tè thonè:-Ta dekomunistizojmè shqipèrinè.Dmth. tè “lulèzojnè!” nè shqipèri, veç tjerash dhe ato mbeturina qè populli ynè i hodhi me kohè nè “kazanin” e plehrave tè historisè, pèr ato gjère tè Liga, tè cilat populli shqiptar i njeh mirè se i ka tè freskta.Unè jam kundèr dy LLojeve tè drogave:- Si drogès biologjike dhe Drogave bimore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency