Tenderi / Xhelal Mziu: Akuza e pavërtetë, kam zbatuar ligjin

0
200

Anxhela Tato

Dëshmia e kreut të Bashkisë në polici: Firma që u skualifikua nuk kishte dokumentacion të rregullt

Hetimet, “Gjoka Konstruksion” jashtë tenderit, nuk iu dha nga Mziu një vërtetim

arrestohet-xhelal-mziu_hd

Kreu i Bashkisë së Kamzës mohon akuzat, duke u shprehur se ka zbatuar vetëm ligjin. Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, Xhelal Mziu e ka cilësuar si sajesë akuzën ndaj tij dhe ka besim se drejtësia do të zbulojë të vërtetën. Mziu ka rrëfyer se firma e skualifikuar “Gjoka Konstruksion” nuk kishte dokumentacionin e rregullt ligjor për të qenë pjesë e tenderit. Ai ka dëshmuar se ka qenë drejtori Juridik personi përgjegjës që ka hartuar kontratën ligjore për firmën fituese “Everest” sh.p.k. “Jam informuar që firma “Gjoka Konstruksion” nuk përmbushte kriteret ligjore për të qenë pjesë e tenderit. Ky informacion më është vënë në dispozicion nga drejtori Juridik Atli Hoti, i cili kujdeset për anën ligjore. Për sa kohë që firma nuk kishte dokumentacionin përkatës, automatikisht skualifikohej nga gara, e cila u fitua nga firma tjetër “Everest”. Me këtë të fundit u nënshkrua kontrata, e hartuar nga Alti Hoti. Ne thjesht kemi zbatuar ligjin dhe jemi të pafajshëm. Çdo gjë është bërë brenda rregullave dhe kritereve ligjore dhe kjo akuzë është thjesht një sajesë. Kam besim tek drejtësia se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje dhe do të zbulojë të vërtetën”, – pjesë nga dëshmia e kreut të Bashkisë së Kamzës, i cili u vu në pranga pasditen e së premtes. Xhelal Mziu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tender.

Hetimet

Burime nga organi i akuzës zbulojnë detaje të reja rreth hetimeve. Dëmi financiar që i është shkaktuar shtetit kap vlerën e rreth 90 milionë lekëve të vjetra. Ndërsa mësohet se firma e skualifikuar “Gjoka Konstruksion” nuk ka mundur të marrë dot pjesë në tender, pasi nuk ishte e pajisur me një dokument që lëshohej vetëm se nga Bashkia. Siç bëhet me dije, firma private nuk ishte pajisur me shkresë që provonte se kishte realizuar kontrata të tjera të ngjashme për rikonstruktime rrugësh. Burime nga organi i akuzës sqarojnë se vetë kreu i Bashkisë nuk ka pranuar dhënien e këtij dokumenti, duke shkaktuar përjashtimin nga tenderi i “Gjoka Konstruksion”. Firma private është ankuar te Komisioni i Prokurimit Publik, i cili e ka shpallur fituese të tenderit për infrastruktimin e rrugës Valias i Ri – Laknas. Por, sërish ky vendim nuk është marrë parasysh nga Bashkia Kamëz, e cila ka lidhur kontratë me firmën “Everest” sh.p.k., e shpallur fituese nga tenderi. Kjo është shkelja e kryer nga ana e Xhelal Mziut dhe drejtorit Juridik Atli Hoti, i shpallur tashmë në kërkim. Prej dy vjetësh tashmë nga ana e organit të akuzës kanë nisur hetimet për këtë çështje, ku kallëzimi është bërë nga firma e skualifikuar. Burime tregojnë se në këtë çështje janë të përfshirë edhe tre funksionarë të tjerë, të cilët kanë lejuar shkeljen e ligjit, duke shpërdoruar detyrën, por emrat e tyre nuk bëhen ende me dije, pasi hetimet janë në fazën e verifikimit.

Tenderi

Mësohet se në datën 27 maj 2013, është zhvilluar tenderi, ndërkohë që në 10 qershor 2013 është bërë shpallja e fituesve, kompanitë “Everest” sh.p.k., me ofertë 72.149.030 lekë dhe “Bean” sh.p.k., me ofertë 74.803.985 janë kualifikuar, ndërsa kompania “Gjoka Konstruksion” sh.a., me ofertë 60.047.550 Lekë dhe “Kacdedja” sh.p.k., me ofertë 80.883.520 lekë janë skualifikuar. Nisur nga kjo situatë, e vetmja kompani që ka bërë ankimim në Komisionin e Prokurimit Publik lidhur me mënyrën e zhvillimit të tenderit ka qenë kompania “Gjoka Konstruksion”, e administratorit Rrok Gjoka. Pas ankesës së bërë ka qenë KPP-ja që në datën 1 gusht 2013 ka vendosur të rrëzojë poshtë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Kamzës dhe t’ia japë tenderin kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila kishte paraqitur dhe ofertën më të ulët. Mirëpo edhe pas këtij vendimi gjithçka kishte marrë fund, pasi një pjesë të punimeve në terren i kishte kryer kompania që ishte paracaktuar nga Xhelal Mziu.

 

 

Lulzim Basha: Xhelal Mziu i pafajshëm, për sa kohë nuk ka vendim gjykate

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pyetur nga media për arrestimin e kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, deklaroi se PD mbështet çdo hetim për cilindo person dhe se për gjithçka, fjalën e fundit e thotë drejtësia. “Jemi informuar dje për këtë veprim. Dua të them pikë së pari që Partia Demokratike është e hapur për çdo hetim për çdo çështje. Së dyti, që në rastin konkret dhe si në çdo rast, procesi duhet të jetë sipas ligjit e transparent, dhe ne do ta monitorojmë dhe po e monitorojmë me kujdes se çfarë po ndodh. Dua t’u bëj thirrje të gjithëve se sipas Kushtetutave dhe ligjeve të çdo vendi të civilizuar dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë, Xhelal Mziu është i pafajshëm për sa kohë një gjykatë e vendit nuk është shprehur ndryshe dhe duhet të theksoj se kemi besim të plotë tek drejtësia”, – tha Basha.

 

 

 

 

Kallëzim Penal

6 akuza për Rezart Taçin, fshehu të ardhurat dhe nuk pagoi detyrimet

Një dosje me gjashtë akuza për Rezart Taçin, por edhe për nënën, babain dhe motrën e tij. Akuzat përfshijnë mosshlyerje detyrimesh, abuzim me TVSH-në, mashtrime prej miliona eurosh, pastrim parash, falsifikim dhe fshehje të ardhurash. Gjashtë akuza nga më të rëndat jo vetëm për Rezart Taçin, por edhe për nënën, babain dhe motrën e tij. Nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë administruar informacione, të dhëna e fakte për disa transaksione bankare, kontrata shitje pasurie, kontrata shitjeje të subjekteve tregtare, raporte kontrolli nga organet tatimore etj., sipas të cilave rezulton se shtetasi Rezart Taçi, në cilësinë e administratorit, ortakut dhe pronarit të disa subjekteve tregtare dhe disa persona tjerë të lidhur me të në marrëdhënie tregtare e familjare kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë veprime të kundërligjshme që përbëjnë elemente të veprave penale të ndryshme si: “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 180, 181, 181/a, 186, 144/a dhe 287 të Kodit Penal. Nga verifikimet e kryera me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka rezultuar se shoqëria “Taçi Oil” ka kryer nëntëmbëdhjetë eksporte për vitet 2012 e 2013 me vend nisjeje Porto Romano, Durrës, me destinacion shoqërinë malazeze “IK REAL D.O.O Podgorica”, me një sasi totale gazoili 565.820 litra dhe vlerë prej 485.633 USD, por nuk ka bërë pranë organeve tatimore deklarimin e këtyre shitjeve, duke fshehur të ardhurat. Për shoqërisë “ARMO” duhet të paguajë detyrime tatimore, interesat dhe gjobat për shumën 1 494 692 782 lekë. Nga të cilat për periudhën 2009-2011 për tatim fitimin, për periudhën prill 2009-tetor 2011 për TVSH-në dhe deri në mars 2013 për sigurimet shoqërore detyrime të papaguara dhe gjoba për shumën gjithsej 996 745 000 lekë, si dhe detyrime gjithsej për ulje humbje për shumën 497 947 000 lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency