Vendimet e Këshillit Bashkiak Emrat e studentëve dhe nxënësve që marrin bursë nga bashkia

0
193

Driçim Çaka

 

53 bursa të pashfrytëzuara do t’i kthehen Ministrisë së Arsimit

Ja familjet që trajtohen me bonus strehimi

 

fakulteti-filologjik-universiteti-i-Tiranes Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të ketë në rend dite katër vendime. Dy vendimet më të rëndësishme dhe që prekin direkt nxënësit, studentët dhe familjet në nevojë janë miratimi i bursave dhe bonusi i strehimit. Këshilli Bashkiak pritet të miratojë 5 bursa të plota për nxënësit, 11 bursa të plota dhe një gjysmë bursë për studentët si dhe rimiratimin e emrave që kanë përfituar bursë në vitet e kaluara. 53 bursa të cilat nuk janë shfrytëzuar nga Bashkia, pritet t’i kthehen Ministrisë së Arsimit. Po kështu, me konsenus mes këshilltarëve pritet të kalojë edhe vendimi për familjet që do të përfitojnë bonus strehimi. Do të jenë gjashtë familje që do të përfitojnë nga 6900 lekë deri në 16.900 lekë (të reja) bonus strehimi nga Bashkia e Tiranës.

 

 

Përfitojnë bursë të plotë shteti nxënësit:

 

-Donika Pal Gjoka, nxënëse e klasës X në shkollën e mesme të përgjithshme “Leonik Tomeo”, Durrës.

-Arsen Agim Tufa, nxënës i klasës X në shkollën e mesme të përgjithshme “Naim Frashëri”, Durrës.

 

Përfitojnë bursë të plotë shteti studentët:

 

-Besnik Lufti Vata, student i vitit të parë në Universitetin e Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, filiali Kukës.

-Henerik Sulo Sadiku, student i vitit të parë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, filiali Sarandë.

-Emanuela Pal Gjoka, studente e vitit të parë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Fakulteti Ekonomik, Durrës.

-Ali Rasim Shahini, student i vitit të parë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Elbasan.

-Xhersida Ilmi Kaca, studente e vitit të parë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane, Elbasan.

-Denis Kujtim Çorapi, student i vitit të parë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Shkodër.

-Nazlije Hebil Kola, studente e vitit të parë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Infermierisë, Elbasan.

-Alinda Mislim Dragjoshi, studente e vitit të parë në Universitetin e Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, filiali Kukës.

-Kreshnik Kastriot Bushi, student i vitit të parë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane, Elbasan.

-Manjola Fadil Gashi, studente e vitit të parë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Fakulteti i Edukimit, dega Durrës.

-Panajota Hasan Merko, studente e vitit të parë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane, dega Gazetari, Elbasan.

 

 

Përfiton gjysmë burse studenti:

 

-Jehona Gani Nezaj, studente e vitit të parë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Fakulteti i Biznesit, Durrës.

 

Përfitojnë bursë të plotë shteti nxënësit:

 

-Sara Maksim Gërbi, nxënëse e klasës XII, shkolla e Mesme Teknike Ekonomike, Tiranë.

-Laura Ilir Lila, nxënëse e klasës XI, shkolla artistike “Jordan Misja”, Tiranë.

-Tea Qirjako Kozma, nxënëse e klasës XII, shkolla artistike “Jordan Misja”, Tiranë.

 

Rimiratohet për bursë të plotë shteti nxënësja:

 

-Eglantina Naim Basha, nxënëse e klasës X në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”, Tiranë

 

Rimiratohet për bursë të plotë shteti nxënësi konviktor:

 

-Adriatik Imer Koltraka, nxënës i klasës XII në shkollën e mesme “Hoteleri-Turizëm”, Tiranë.

 

 

 

Box

Familjet që përfitojnë bonus strehimi

 

 

 

Emër                    Atësi               Mbiemër                    Shuma që përfiton

  1. Hume             Kurt                Sefaj                           16 431 lekë  
  2. Besnik           Shaban         Çaushi                       6 960  lekë     
  3. Baki                Rexhep         Çepele                       6 960 lekë                  
  4. Dylber            Fadil               Tufa                           6 960 lekë
  5. Laje                Kadri              Birja                           6 960 lekë    
  6. Endrit             Jeton                         Strazimiri                  16 870 lekë

 

 

   Totali                                                                                  61 141  lekë

 

 

 

 

 

Basha: 4 mijë pemë dhe drurë dekorativë do të mbillen gjatë këtij sezoni në Tiranë

 

Bashkia e Tiranës ka nisur sezonin e mbjelljes së pemëve. Në këtë sezon janë planifikuar të mbillen rreth 4 mijë pemë dhe drurë dekorativë anembanë qytetit. Kryebashkiaku Basha ka qenë i pranishëm në mbjelljen e 390 pemëve, financuar nga një bankë private. Kryetari i Bashkisë theksoi se shtimi i gjelbërimit në Tiranë është domosdoshmëri dhe për këtë arsye Bashkia e Tiranës e ka vendosur që në fillim shtimin e gjelbërimit të hapësirave të gjelbra e të pemëve në Tiranë, në krye të axhendës së saj. “Dua t’u raportoj me kënaqësi qytetarëve të Tiranës, që pak më shumë se dy vjet nga nisja e administratës sime, në qytet janë mbjellë plot 25 mijë pemë dhe dru të rinj dekorativë, nga të cilët 12.500 janë pemë dekorative anembanë qytetit. Jemi në rrugë të mbarë për të përmbushur premtimet tona. Puna do të vijojë me ritme të larta. Vetëm në arteriet e reja të qytetit, siç është bulevardi i ri dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës do të shtohen qindra, mijëra metra katrorë gjelbërim dhe dhjetëra mijë drurë dekorativë, pemë që do të bëjnë të mundur pikë së pari një ambient më të shëndetshëm, cilësi ajri më të mirë por edhe hapësira më të përshtatshme për të kaluar kohën e lirë, për ta bërë kështu qytetin tonë përmes këtyre veprave, hap pas hapi një qytet ku jetohet më mirë, punohet dhe shijohet më mirë koha e lirë për të gjithë e në veçanti për brezin e ri”, – deklaroi kryebashkiaku Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency