Arsimi bazë Ndryshim i sistemit arsimor, tekste më të thjeshta për nxënësit

0
131

Driçim Çaka

Do të ndryshojë mënyra se si do të zgjidhen ushtrimet

Hidhet poshtë puna dyvjeçare e specialistëve për ndryshimin e kurrikulave

 

shkollaSistemi arsimor nëntëvjeçar ka mbingarkesë dhe për këtë arsye do të ndryshohen tekstet. Ka qenë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila ka konfirmuar reformë të thellë për programe mësimore. Kjo reformë, përveçse do të ndryshojë mënyrën e mësimdhënies, pritet që tekstet t’i bëjë më të lehta. “Është një reformë që do të prekë që në parashkollor për të përsosur të gjithë sistemin arsimor parauniversitar dhe për të vijuar me arsimin e lartë”, – u shpreh Nikolla gjatë tryezës për reformën kurrikulare në vend. “Ndryshon tërësisht paketa kurrikulare. Do të thotë koncepti i të nxënit gjatë gjithë jetës referohet në programet e arsimit bazë. Do të ketë më pas një diskutim të gjerë se si do të aplikohet kjo edhe me trajnimin e mësuesve, për të krijuar ide dhe sfida të reja për të gjithë programet mësimore. Po marrim rastin e matematikës, në qoftë se sot matematika konceptohet në aplikacione me numra, numra sigurisht që nuk do të ndryshojnë, por do të ndryshohet mënyra se si zgjidhet problemi. Në bazë të situatave, imagjinatës, pra ndryshojnë të gjithë mënyrat e të menduarit të fëmijëve”, – tha drejtori i IZHA-s, Gert Janaqi.

 

Reforma kurrikulare

Specialistë të ndryshëm që ishin pjesëmarrës në konferencë përmendën se do të ketë ndryshime në përmbajtjen e lëndëve, duke i bërë më të thjeshta, por edhe më të afrueshme me standardet e Bashkimit Evropian. “Arsimimi që ka në themel të nxënit gjatë gjithë jetës dhe kompetencat themelore kërkojnë reformimin e kurrikulës sipas qasjes me bazë kompetencat. Mbi bazën e kësaj qaseje, do të shikohen korniza kurrikulare dhe dokumentet e tjera kurrikulare si standardet e të nxënit dhe arritjeve dhe programet lëndore”, – theksoi Lindita Nikolla. Në diskutimin e hapur kanë marrë pjesë specialistë edhe nga Kosova, pasi shumë shpejt pritet edhe njësimi i programeve mes dy shteteve. Pas abetares, Kosova dhe Shqipëria do të kenë edhe tekste të tjera të përbashkëta. “Të dy vendet, si Prishtina ashtu edhe Tirana kanë nevojë që në nivel ekspertësh t’i këmbejnë përvojat e tyre praktike dhe shkencore, në mënyrë që dokumentet, të cilat do të dalin të jenë të zbatueshme”, – përmendi këshilltarja e ministrit të Arsimit në Kosovë, Drita Kadriu. Kurrikullat e sistemit arsimor prej dy vitesh iu nënshtruan ndryshimeve nga specialistët e arsimit, por këto ndryshime nuk janë vlerësuar nga ministrja aktuale.

Ndryshimet

Ndërkohë, specialistë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit thanë se pas sistemit nëntëvjeçar ndryshimet do të vazhdojnë edhe në shkollat e mesme dhe më pas do të nisë puna me universitetet. Burime pranë MAS theksuan se për këto ndryshime do të duhet kohë dhe nuk do të ndryshojë mënyra e hyrjes në universitet apo numri i kuotave.

 

 

Posta Shqiptare dhe Prefektura e Tiranës, kontratë për dërgimin e dokumenteve për legalizim

Posta Shqiptare, si kompani shërbimesh nën moton “Gjithmonë pranë jush”, do t’u ofrojë klientëve të saj përsëri një shërbim të ri. Për këtë arsye “Posta Shqiptare” sh.a dhe Prefektura Tiranë nënshkruan dje një kontratë për sipërmarrje shërbimi me objekt kryerjen e plotë të shërbimit postar të brendshëm për Prefekturën e Qarkut të Tiranës në lidhje me dërgimin e dokumenteve për t’u legalizuar në Prefekturën e Qarkut të Tiranës, kundrejt tarifave në fuqi nga klienti tek Prefektura dhe anasjelltas. Posta ka për detyrë që në çdo zyrë postare të saj të autorizojë personin/at që do të merren me pranimin dhe dorëzimin e objekteve postare (dokumente) me destinacion Prefekturën e Qarkut të Tiranës. Gjithashtu, Posta ka për detyrë të pranojë për legalizim dokumente sipas shtrirjes territoriale të Prefekturës se Qarkut Tirane. Të gjitha këto objekte postare Posta Shqiptare do t’i pranojë nga qytetarët brenda orarit të funksionimit të zyrave postare dhe do t’i dorëzojë ato pranë Prefekturës Tiranë çdo ditë në orën 11:00 nga e hëna në të premte, ndërsa Prefektura Tiranë do të dorëzojë çdo ditë në orën 14:00 dokumentet e legalizuara të marra në dorëzim në orën 11:00 të ditës koherente. Afati i kthimit të dokumenteve të legalizuara në Prefekturë është 48 orë nga momenti i pranimit. Gjithashtu, Posta ka për detyrë të njoftojë klientin për afatet e kthimit të dokumenteve të legalizuara në Prefekturën e Tiranës.

 

Kanceri i gjirit mund të trajtohet pa kirurgji

Ndërhyrja kirurgjikale mund të shmanget në rastin e kancerit të gjirit. Gjatë simpoziumit për tumorin që u zhvillua në Teksas, u tha se sa më pak terapi është më mirë. Ekspertët tregojnë për mundësinë që mijëra gra të prekura nga kanceri në të ardhmen mund t’i shmangen terapisë pushtuese dhe rrezikut të efekteve anësore të rrezikshme. Kjo nuk është një rregull që vlen për të gjithë, studime të mëtejshme kanë për qëllim për të identifikuar se cilët pacientët këshillohen t’i shmangen trajtimeve më agresive. Një studim i fundit italian lëviz në këtë drejtim. Kryer në Universitetin La Sapienza të Romës, çoi në shkatërrimin e kancerit të gjirit nëpërmjet përdorimit të ultrazërit.

 

Ushqimet e preferuara gjatë dimrit

Duke shtuar në dietën tuaj ushqime të caktuara, ju do ta ndihmoni veten ta kaloni stinën e ftohtë të dimrit pa stres. Studiuesit e Washington University kanë renditur disa super-ushqime për shëndetin, të cilat na ndihmojmë të pushojmë më mirë si dhe mposhtim ankthin. Sipas tyre, ushqimet më të preferuara për këtë stinë janë buka integrale (e përbërë me drithëra të plota), çaji i ngrohtë, çokollata e zezë, frutat arrore (p.sh. bajamet), si dhe ushqimet e pasura me vitaminë C, siç janë agrumet. Sigurisht nuk duhet harruar përfshirja në meny e peshkut, pastaj karotave, selinoja dhe sa më shumë ujë. Të gjitha këto ushqime përveç që ofrojnë lëndë të ndryshme ushqyese që janë të dobishme për këtë stinë, po ashtu krijojnë një ndjenjë të ngopjes dhe ulin ankthin. Ato ulin dëshirën për të ngrënë më shumë, e cila shtohet në këto ditë të ftohta kur ne qëndrojmë më shumë mbyllur dhe merremi me më pak aktivitete fizike. Ushqimet e përmendura më lartë ruajnë edhe nivelet normale të sheqerit në gjak dhe rritin nivelin e serotoninën, hormonit i cili është i lidhur me ndjenjë pozitive.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency