Krimi në shkollë Plagoset me 2 goditje me thikë 17-vjeçari

0
150

Anxhela Tato

Policia prangos 2 autorët e krimit, motivi i sherrit, preku aksidentalisht në sup bashkëmoshatarin

Nxënësi thirri në ndihmë 12 shokë të tij dhe njëri prej tyre e tërhoqi zvarrë 17-vjeçarin, duke e sulmuar me thikë

 

i plagosuriPlagosi bashkëmoshatarin, pasi i preku shokun me bërryl. Këtë veprim aksidental nxënësi i shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka” e ka kuptuar si shenjë dhune dhe sfide, duke thirrur 11 shokët e tij për sulm. Ai i ka kërkuar shpjegime 17-vjeçarit Albion Gjokaza dhe të dy janë konfliktuar fizikisht. Në këto momente ka ndërhyrë Dario Nikolli, i cili e ka tërhequr zvarrë adoleshentin, duke e nxjerrë jashtë ambienteve të shkollës dhe e ka goditur dy herë me thikë. Fatmirësisht, 17-vjeçari ka arritur të mbijetojë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë nxënës të tjerë të shkollës, të cilët i kanë ardhur në ndihmë adoleshentit. Ngjarja është denoncuar në polici, e cila është paraqitur menjëherë në vendngjarje. Është transportuar me urgjencë për në spital adoleshenti, të cilit i është dhënë ndihma e parë mjekësore, ndërkohë që nga ana e bluve është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve okularë. Vetë 17-vjeçari ka treguar detajet e ngjarjes për blutë, të cilët kanë arrestuar dy djemtë. Albion Gjokaza ka rrëfyer se sherri nisi për një prekje rastësore në sup në korridoret e shkollës mes tij dhe një nxënësi. Djali, me të cilin u përplas 17-vjeçari, është mbrojtur nga një bashkëmoshatari i tyre, Dario Nikolli, i cili ka sulmuar Gjokazën, duke e dhunuar dhe më pas e ka qëlluar dy herë me thikë, sapo ky i fundit ka kaluar oborrin e shkollës. I riu ka dy plagë, një në kofshë dhe një në shpatull me thikë.

Dëshmia

“Grindja ka filluar në shkollë, por ka vazhduar jashtë saj. Autorin nuk e njihja si person vetëm si fytyrë, e di që është nxënës në shkollën tonë. Në mëngjes, para se të hynim, e kam prekur pa dashje në sup. Aty ai më kërkoi sqarime dhe filluam të ziheshim bashkë. U rrahëm, por na ndau zysha dhe më pas u futëm në pushim. Kur kemi dalë në pushim të gjatë, autori që është nxënës shkolle në klasë paralele, ka ardhur dhe më ka goditur fillimisht me grushte bashkë me rreth 11 persona të tjerë, disa prej të cilëve nuk ishin nxënës shkolle. Më pas më kanë tërhequr jashtë oborrit të shkollës dhe më kanë goditur dy herë me thikë në trup. Nuk e mbaj se kush më qëllonte, por vetëm më binin, më godisnin. Më kanë qëlluar me grushte, me shkelma, me thikë. Kam plagë në shpinë dhe në këmbë. Mbaj mend që më kanë nisur shokët me makinë policie për në spital dhe nuk i kam shumë të qarta skenat”, – u shpreh i plagosuri 17-vjeçar. Sipas mjekëve, ai ka marrë plagë në shpinë dhe në këmbë. Ndërkohë, policia ka arrestuar 2 persona, njëri është autori i plagosjes, ndërsa tjetri nuk është nxënës shkolle. Policia vijon hetimet për kapjen e të rinjve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Plagosja ndodhi paraditen e sotme, kur nxënësi ka prekur me sup një shok të shkollës. Ky i fundit ka thirrur për ndihmë 12 shokë të tij, bashkëmoshatarë të cilët nuk ishin nxënës të kësaj shkolle. Fillimisht, konflikti ka nisur në oborrin e shkollës, më pas sherri mes tyre është zhvendosur në ambientet e jashtme të saj, ku ka ndodhur edhe plagosja e 17-vjeçarit. Ngjarja ndodh pak ditë pas vrasjes në shkollën profesionale “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit, ku një 15-vjeçar vrau shokun e tij të shkollës brenda ambienteve të saj.

 

Padia ndaj Arben Imamit, kryeprokurori Adriatik Llalla urdhëron nisjen e verifikimeve

Kryeprokurori Adriatik Llalla urdhëroi dje nisjen e verifikimeve për dosjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, pas kallëzimit penal nga Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Mimi Kodheli. Mësohet se janë caktuar tre prokurorë dhe dy oficerë që të shqyrtojnë materialet, ku hidhen dyshimet mbi shpërdorimin e detyrës dhe abuzimet me fondet që Imami dhe ish-funksionarë të lartë mund të kenë kryer me fondet e ushtrisë. Në një deklaratë për mediat, Kodheli ka theksuar: “Nuk kemi të bëjmë me një kallëzim të zakonshëm, por me një padi të mirë argumentuar nga ana e ekspertëve, që kanë shqyrtuar situatën e gjetur në institucion, e nga e cila rezultoi se përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit. Kallëzimi penal ndaj ish-ministrit Imami për shpërdorim të detyrës, shpërdorim kontributesh dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender dhe ankand publik”, – tha Kodheli. Ajo i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë mirë lidhur me padinë e bërë, apel që nga reagimi i djeshëm duket se u mor parasysh menjëherë. Në nëntitullin e padisë së ministres aktuale të Mbrojtjes për shpërdorim detyre, shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti, si dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik, flitet për tenderin e reklamave me vlerën 1.2 milionë USD. Sipas Kodhelit, ushtria u kthye në bazë logjistike të PD-së. Gjatë një nga seancave parlamentare, Kodheli u shpreh: “Në kundërshtim me ligjin, paratë e MEICO-s i shpenzuat për spote publicitare dhe aktivitete sportive, në shumën 120 mln lekë të reja”. Ajo akuzoi gjithashtu se vetëm në periudhën maj-qershor 2013 u harxhuan 62 mijë litra karburant. Gjithashtu, para zgjedhjeve të 23 qershorit ishte deputeti socialist Taulant Balla, që në një dalje publike akuzoi ish-ministrin Imami për shpërdorim fondesh publike për fushatë, në favor të Partisë Demokratike në pushtet.

 

Arben Imami: Akuzat, të pavërteta, shpifje për hakmarrje

Nga ana e tij, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka hedhur poshtë akuzat e ministres së re të Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për abuzim me fondet e kësaj ministrie dhe shpërdorim detyre. Në deklaratat e tij për mediat, Imami u shpreh se kryeministri Edi Rama do të çojë deri në fund hakmarrjen e tij. “Akuzat ranë se nuk kishte si mos binin, por e vetmja që nuk ra është vendimi i njeriut të çmendur për t’i shkuar deri në fund hakmarrjes personale, që ka lidhur me qëndrimet e mia lidhur me 21 Janarin, përgjegjësi kryesor që për mua është Rama. Të dy këta persona, kur drejtonin Bashkinë e Tiranës kanë qenë të detyruar të pranojnë se reformat në ushtri kanë qenë të suksesshme, nuk ka asnjë abuzim me ligjin, paratë e taksapaguesve shqiptarë, por ishte përcaktuar armiku i kryetarit të PS-së dhe u bënë përpjekje për të montuar një akuzë false, duke akuzuar një institucion model, prej së cilës nuk do dalë asgjë. I them Ramës se po kapërcen vijën e kuqe ligjore, etike e politike, kërcënimet e tua nuk trembin askënd e aq më pak mua”.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency