Bardhi: Ka marrë fund koha kur opozita bojkotonte e digjte mandatet

0
56

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se në Kuvend nuk është vendosur armëpushim se nuk ishin në luftë.

Ai tha se për reformën zgjedhore, përgjegjës janë ata që e bllokuan për 2 vite.

“Nuk kemi vendosur paqe se nuk ishim në luftë, ishim dy palë të ndryshme.

Ju në shkelje të Kushtetutës, për të shkelur opozitën, dhe opozita në mbrojtje të të drejtave të saj.

Qëndrimi ynë ka qenë ,që ditën e parë ne donim një jetë normale në Kuvend. Koha kur ju nxisnit opozitën të bojkotonte Kuvendin dhe të digjte mandatet ka marrë fund. Sot përballemi me çdo mjet e formë.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, në korrik e shtator 2023 kërkuam që të mbahen përgjegjës ata që e bllokuan. Kishte një pazar që në limitet e kohës të zgjedhjeve të ardhshme të mos kishim zgjedhje të lira e të ndershme. Shqiptarët presin që vota të mos ndryshohet nga krimi, paratë e korrupsionit të kësaj qeverie.

Në skadim të këtij komisioni të turpshëm, ky Kuvend sot duhet t’i mbajë përgjegjës nga i pari tek i fundit për dështimin dhe duhet të nxisë dialogun politik që t’i japim shqiptarëve një reformë të saktë e jo një tallje me teza jeniçerësh që kthehen sa herë dikush ka nevojë të bëhet deputet”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here