Femrat “ultrase” të ekipeve shqiptare

0
149

femraTë jesh tifoze “ultrase” në Shqipëri nuk është aspak e lehtë, por kjo nuk i pengon dashamirëset e futbollit të jenë në shkallët e stadiumit për të ndjekur nga afër skuadrat e tyre të zemrës. Në Europë i shohim shpesh herë prej vitesh, ndërsa në vendin tonë kanë filluar të shtohen vitet e fundit, shkruan. Përveç ndeshjeve kur luan Kombëtarja dhe numri i tifozeve femra është shumë i madh, prezenca e tyre mes tifozerive të zjarrta tashmë gjendet edhe në Kategorinë Superiore dhe atë të Parë. Marina Vjollaca, prezantuese dhe Hygerta Sako, ish Miss Shqipëria janë dy prej “ultraseve” vipa në Shqipëri që mbështesin respektivsh Vllazninë dhe Partizanim

 

Strotman shoping me të dashurën

Kevin Strotman është dhe një ndër futbollistët e kësaj merkatoja e skuadrës së Romës. Hollandezi ka qënë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës kryeqytetase dhe po luan mjaft mirë në sfidatt vendimatre  duke shënuar edhe go. Por edhe pse Roma tashmë nuk po kalon kohë të mirë hollandezi duket se është I qetë. Festat e fundvitit po afrojnë dhe është koha për blerje dhuratash për njerëzit më të dashur dhe jo vetëm. Mesfushori hollandez i që ka qënë edhe kapiteni I të rinjve të Hollandës është fotografuar së bashku me të dashurën e tij Thara Pols teksa bënin shopping në kryeqytetin italian. Si Strootman ashtu edhe partnerja e tij dukeshin në një formë shumë të mirë fizike dhe tejet të lumtur në praninë e njëri-tjetrit. Duket se partnerja e tij luan një rol të rëndëishëm të lojtarit që po përjeton një aventurë të re në karrierë.

 

 

Përleshje në sfidën Milan Ajaks

Momente tensioni në prag të ndeshjes së mbrëmshme Milan-Ajaks.  Në “Piazzale Lotto”, në zonën e stadiumit “San Siro”, të paktën tre tifozë hollandezë janë qëlluar me thika pas një sherri me tifozë kuqezinj. Tre të plagosurit janë dërguar në spital ku një prej tyre është në gjëndje të rëndë. Përplasje të tjera mes policisë dhe tifozëve janë regjistruar edhe në sheshin “Principessa Clotilde”. Duke hyrë në stadium, tifozë të Ajaksit sulmuan me sende të forta tifozë të Milanit, që në atë moment ishin duke bërë hyrjen në stadium. Një akt dhune që ka qënë edhe më parë pjesë e stadiumeve europiane. Tifozët hollandeze njihen për aktet e tyre vandale dhe këtë gjë e kanë shfaqur dhe në fusha të tjera. Kujtojmë se në finale e vjetshme pati përplasje në londër midis tifozve të Dortmund dhe Bajern.

 

Fifa dhe Ronaldo “pajtohen”

Duket se telenovela Blater Ronadlo po përfunon me një fund të lumtur. Real Madrid ka bërë me dije FIFA-n se Kristiano Ronaldo do të jetë i pranishëm në mbrëmjen gala ku do të dorëzohet çmimi Topi i Artë FIFA 2013, ceremoni që do të zhvillohet më 13 janar në Zyrih të Zvicrës. Sulmuesi portugez kishte vendosur ta bojkotonte këtë event pas një videoje ku Blatter shfaqte hapur preferencën e tij për Leo Messin dhe tallej me lojtarin e Real Madrid. Sipas klubit spanjoll, prania e tij në këtë mbrëmje nuk ka të bëjë aspak me faktin që është favorit për ta fituar trofeun më të rëndësishëm individual të sezonit. Shumë mendojnë se ky është viti I Ronaldo që meriton që të marri revanshin në përballjen ndaj Mesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency