Denoncimi “Burri më rrëmbeu fëmijën nën kërcënimin e thikës”

0
253

Anxhela Tato

 

Rrëfimi i nënës që kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës, i cili i dha kujdestarinë prindërore

Esmeralda Bengu: Kur oficeri i Përmbarimit shkoi në banesën e burrit, ai u fsheh në pyll me djalin

 

gjykate-denimNjë nënë në kërkim të djalit të saj, i cili i është marrë pa të drejtë nga ish-bashkëshorti që në muajin prill. Ndonëse një vendimi gjykatë, i cili i kalon kujdestarinë Esmeralda Bengut, fëmija vijon të jetë me babanë. Nga ana tjetër shërbimi i Përmbarimit nuk ka ndërmarrë asnjë lloj veprimi për t’i rikthyer fëmijën nënës, në respektim të një vendimi ligjor. Herën e parë që oficeri i Përmbarimit shkoi në banesën e Elton Bengut, ai ishte fshehur në pyll bashkë me djalin një vjeç. Që nga ajo ditë asgjë nuk është bërë për të zbatuar vendimin e togave të zeza, ndërsa Eltoni ka ndërruar banesë duke mos kthyer fëmijën. Esmeralda Bengu tregon se pas shkëputjes nga bashkëshorti i dhunshëm, ajo shkoi të jetonte me prindërit në Gramsh. Por një natë Eltoni i vjen në banesë me pretendimin se donte të takonte djalin. Nën kërcënimin e thikës ai rrëmbeu me vete foshnjën një vjeç, për tu zhdukur. Esmeralda fillimisht paraqiti një kallëzim në gjykatë,e cila i dha të drejtën e përgjegjësisë prindërore. Por ky vendim nuk gjeti zbatim as nga Përmbarimi.

Konflikti

Në vitin 2008 kam lidhur martesë ligjore me shtetasin Elton Bengu dhe nga kjo martesë ne kemi një djalë të quajtur Eroan Bengu. Për arsye se Eltoni ai nuk përmbushte detyrimet familjare si për shembull, ishte i papunë dhe nuk sillte të ardhura në familje dhe gjatë gjithë kohës konfliktohej me mua, bëra një kërkesë për zgjidhje martese në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Problemet tona filluan që në kohën kur lindi djali, në atë periudhë unë vazhdoja edhe studimet. Jetonim në një banesë private në fshatin Hamallaj të Sukthit. Kur djali u bë 8 muaj, unë u detyrova të punoja, pasi ish-bashkëshorti im nuk punonte dhe nuk kishim të ardhura dhe si pasojë nuk kishim me se ta përballonim jetesën. Unë shkoja çdo ditë në Tiranë dhe punoja. Ndërkohë vazhdoja dhe studimet e larta. Këtë itinerar e bëra për 4 muaj dhe ish-bashkëshorti vetëm më bënte akuza të padrejta, madje ka ushtruar dhe dhunë ndaj meje. Kur djali u bë një vjeç, unë e lashë punën, sepse më detyroi ai. Shkova të jetoj në familjen time, në fshatin Tunj të Gramshit. Ndenja aty për një muaj nga marsi deri në fund të prillit, derisa një natë Eltoni erdhi për të takuar djalin dhe ma mori atë në orën dy të natës, duke më kërcënuar me thikë. E mori atë dhe u largua drejt banesës së tij në fshatin Postnovisht të Komunës Kodovjat Gramsh. Në mes të natës nuk e mora policin në telefon, pasi mendova për djalin, i cili ishte vetëm një vjeç e dy muaj e do më trembej.

Vendimi

Ditën e nesërme shkova në policin e Gramshit dhe bëra denoncimin. Më thanë prit dy ditë e të ta gjejmë. Prita, por asgjë nuk u bë. Më thanë që të bëja kërkesë për divorc, si e vetmja zgjidhje për të rimarrë djalin. Më 8 maj depozitova kërkesën për divorc, por në asnjë nga seancat e pajtimit ai nuk u paraqit. Kaluan dy muaj dhe mua nuk më linte njeri ta shija djalin. Më njoftuan se në muajin gusht gjykatat mbylleshin dhe bëra kërkesë për një gjyq të përshpejtuar. Më datë 2 gusht u bë gjyqi me gjyqtare Pajtime Fetahu, ku u mor vendimi që mua ë më jepej kujdestaria e përkohshme e fëmijës. Pas marrjes së këtij vendimi u caktua data 15 gusht që përmbaruesi të ekzekutonte vendimin. Shkuam në shtëpinë e debitorit Elton Bengu në fshatin Postnovisht të Komunës Kodovjat dhe ai u fsheh në pyll bashkë me djalin Eroan Bengu. Babai i tij na tha që më datë 28 gusht do ta sillnin vetë djalin. Por as atë ditë nuk e sollën. Përmbaruesi Njazi Coniku më zvarriste punën. Gjatë kësaj kohe kam bërë edhe një kallëzim penal në Policinë e Gramshit, duke e çuar në Prokurorinë e Rrethit Elbasan dhe nga kjo kërkesë asnjë rezultat, asnjë përgjigje. Më datë 28 gusht Elton Bengu ndryshon vendbanim dhe e çon djalin në Hamallaj të Sukthit për të zvarritur akoma gjërat. Nga kjo u caktua një përmbarues tjetër për të zbatuar vendimin tim të gjykatës.

 

Flet bashkëshorti i grekes së vrarë: Arti Janka nuk kishte lidhje me gruan time

Sot në mëngjes, shqiptari Arti Janka, 33 vjeç, do të ulet në bankën e të akuzuarve në gjykatën helene nën akuzën e vrasjes me dashje. Shtetasi shqiptar ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë, pasi ka rrëfyer me detaje se çka ndodhi atë mëngjes në banesën e 43-vjeçares Natalie Voutsina. Gjykata ka lënë tre ditë afat për prokurorinë që të sjellë provat. Gjatë marrjes në pyetje, në orët e vona të ditës së krimit (të premten 29 nëntor 2013), ai ka  treguar se pas krimit ka dashur edhe t’i japë fund jetës. Gjatë hetimeve, policia ka gjetur edhe një tel, ku mendohet se ai ka tentuar që të varë veten. Ndërkohë që ditën e djeshme bashkëshorti i grekes, gazetari Andreas Vris ka folur në lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij dhe faktit që Arti Janka, ka pasur lidhje me gruan e tij. Sipas tij, nuk ka pasur grindje dhe dyert kanë qenë të mbyllur. “Ai ka hyrë nga dera e pasme, që ishte e hapur dhe e ka vrarë në gjumë gruan time, duke e goditur me thikë në shpinë dhe në qafë”, – pjesë nga rrëfimi i gazetarit. Më tej Adreas Vris, tregon se shqiptari ka punuar tek ata dy vite më parë për rreth një javë. “Ai punoi tek ne për 5 ditë, kur ndërtuam dyqanin dhe gruaja ime nuk kishte lidhje me të”, – thotë gazetari grek. Sipas tij, askush nuk ka dëgjuar gjë, gjatë kohës kur ka ndodhur krimi i rëndë. “Arti Janka nuk ka jetuar asnjëherë me ne. Ndoshta është ngatërruar me një mikun tonë tjetër, po shqiptar i cili është shumë i afërt me ne. Ne nuk kishim të bënim aspak me këtë njeri”, – vazhdon rrëfimin e tij, gazetari grek, për kanalin televiziv “Star”.

 

Lushnje, përplasen 2 automjete, 6 të plagosur

Aksident me gjashtë persona të plagosur në një rrugë rurale në Lushnje. Siç bëhet e ditur nga forcat e policisë, përplasja mes dy makinave tip “Benz”, ka ndodhur në rrugën Lushnje-Ballagat. Sipas të dhënave të bluve aksidenti ka ndodhur në një rrugë rurale të Lushnjes. Gjashtë të plagosurit janë dërguar në spitali, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë dëmtuar më shumë se pasagjerët që kishin në makinë. Siç mësohet, dy drejtuesi e mjeteve janë Shërbet Greca, 45 vjeç që drejtonte makinën me targa “LU 2841 C” dhe Shërbet Tërbuni, 40 vjeç që drejtonte makinën me targa “LU 0666 B”. Katër personat e tjerë të plagosur ndodheshin në makinën që drejtohej nga Shërbet Gracës, i cili punonte si taksi. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që kanë nisur hetimet dhe shkak dyshohet shpejtësia e madhe. Ndërkohë që nga ana e bluve janë marrë në pyetje personat e pranishëm në vendngjarje.

 

I kafshon veshin fqinjit për të mos paguar lekët, arrestohet

I kafshoi veshin fqinjit për të mos i dhënë lekët e rregullimit të pusetës, bie në prangat e policisë. Nga ana e bluve është bërë e mundur arrestimi i Lulëzim Zenelit, ndaj të cilit është dhënë vendimi i dënimit nga ana e gjykatës. Nw ngarkim të Zenelit rëndon akuza e plagosjes së rëndë, ndërsa gjykata i ka dhënë masën e dënimit me 3 vjet heqje lirie. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur armë, me të cilat Zeneli terrorizonte banorët e zonës. Sipas bluve dy fqinjë ndërmorën rregullimin e pusetës së lagjes dhe pas pagimit të detyrimit financiar u paraqitën në shtëpinë e komshinjve për të kërkuar lekët. Ata kanë trokitur në banesën e Zenelit duke i kërkuar lekët. Ai ka kundërshtuar, duke u shprehur se nuk ka caktuar përfaqësues për këtë problem. Mes dy palëve ka shpërthyer sherri dhe ofendimet, deri në konfrontim fizik, ku Lulëzim Zeneli i ka kafshuar veshin fqinjit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency