Shengeni Ballkanik/ Kalaja: Rama injoroi një proces demokratik zgjedhjesh në Kosovë

0
131

Pas një proces zgjedhor për t’u marrë shembull në Kosovë, kryeministri Rama udhëtoi drejt Serbi ku u firmos një marrëveshje mes Serbisë-Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Por sipas gazetarit Aulon Kalaj kjo ishte injorimi nga ana e Ramës për zgjedhjet “shembu” në Kosovë, pasi ishte koha fiks pas zgjedhjeve të Kosovës.

“Pse pikërisht tani erdhi kjo lëvizje e kryeministrit Rama? Pse erdhi tani kur Kosova përjetoi një pale zgjedhje të jashtëzakonshme, demokratike, në kohë record doli rezultati, për t’u marrë shembull nga Serbia nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera. Imagjinoni një shtet i ri i Kosovës që ka disa vite që është formuar që ka fituar pavarësinë. Dhe kemi një kryeministër tani që e injoron të gjithë këtë proces demokratik dhe kërkon të bëjë një marrëveshje me Serbinë. Unë gjykoj që kjo është e tepërt. Besoj se shqiptarët do të dine të çohen do të dinë të reagojnë dhe do të dinë  të protestojnë” – shprehet Kalaja në një studio televizive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here