Armët dhe gjuetia përçajmë pozitën dhe opozitën

0
168

Florenc Drizari

4 mijë gjuetarë të ligjshëm dhe 146 mijë armë gjahu të regjistruara në Shqipëri

 

berti_me_dy_zagarDeputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë qëndrime të ndryshme lidhur me nismën e qeverisë për moratorium në dy vjet për gjuetinë. Qëndrimi i ministrisë së Mjedisit për vendosjne e një moratoriumi për gjuetinë ndaj Faunës së egër në vendin tonë,  ka bërë që ligjvënës nga pozita dhe opozitë të shprehen pro dhe kundër kësaj nisme të mundshme nga ana e ekzekutivit. Një ditë më parë raportuan në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese disa shoqata të gjuetarëve  në Shqipëri. Në tërësi qëndrimi i tyre ishte kundër moratoriumit dhe pro përmirësimit të legjislacionit në fuqi. Ndërkohë që mendime të ndryshme kishin deputetët e Kuvendit të cilët kërkuan edhe propozime konkrete nga ana e tyre.

QËNDRIMET

Deputeti i Partisë Socialiste, Gentian Bejko, ishte pro mbrojtjes së Florës dhe Faunës në vendin tonë edhe me masa emergjente siç është vendosja e një moratoriumi.

“Këtu nuk po diskutohet përmirësimi i ligjit për gjuetinë, por masat ekstreme të gjuetisë së paligjshme. Sporti i gjuetisë është një sport luksi dhe jo një mjet përfitimi i familjeve të gjuetarëve. Me gjithë sensibilitetin tuja për këtë lloj sporti, do t’ju kërkoja mirëkuptimin në emergjencën kombetarë që edhe ju të bëheni e kësaj beteje të madhe sepse në fund të fudni ka sensibilitet më të madh mbrotja e florës, e faunës sesa mbetja 2-3 vjet e gjuetarëve pa përfituar nga ky lloj sporti”, – tha ai.

Ndërkaq, një qëndrim më të ashpër mbajti edhe deputeti i Partisë Demokratike Kozma Dashi, i cili duke evidentuar numrin e gjuetarëve të ligjshëm, 4 mijë, me numrin e armëve me leje rreth 146 mijë, tha se duhet një moratorium për të gjithë këtë armatim në Shqipëri. “Ligjërisht në Shqipëri duhet të jenë vetëm 4 mijë gjuetarë. Kemi 4 mije gjahtarë që duhet të kenë 4 mijë armë dhe kemi 150 mijë armë. Jo moratorium të gjuetisë, por të gjithëve, 146 mijë armëve! Shqetësohem për këtë sasi të madhe armësh. Jo moratorium për këtë çështje por për të gjithë armët”, – deklaroi Dashi.

Përpos këtij qëndrimi ishte deklarata e deputetit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri, i cili u shpreh kundër moratoriumit me argumentin se dohet të forcohen ligjet dhe jo të penalizohen edhe ata që janë të ligjshëm në këtë çështje. “Edhe unë jam kundra moratoriumit. Ne duhet të forcojmë ligjet dhe pjesë e kontrollit duhet të bëhen edhe grupet e interesit. Këta duhet të jenë vetë të interesuar që duhet ta mbrojnë pjesën e tyre. Nuk jam për moratorium. Duhen vënë ligje të forta si për atë që gjuan peshk me dinamit, që dënohet me gjashtë muaj. E bëjmë si doktor “Ara Mudhi” heqim këtë, heqim atë tjetrën”, – deklaroi Tahiri.

Një qëndrim kundër iniciativës së pritshme të Ministrisë së Mjedisit, e cila drejtohet nga ministri Lefter Koka, mbajti edhe deputeti i LSI-së, Robert Bitri. Ai tha se duhet të forcohet ligji me masa ndaj atyre që e shkelin atë dhe se ndalimi i ushtrimit të gjuetisë për ata njerëz që e kanë pasion dhe janë të ligjshëm, nuk është e favorshme.

Për deputetin e Partisë Republikane, Agron Duka, moratoriumi nuk është forma e zgjidhjes së problemeve.

Në ditët në vijim, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese pritet të zhvillojë seanca dëgjimore me Federatën e Gjyetarëve të Shqipërisë dhe grupe të tjera interesi dhe më pas, rekomandimet pritet t’i bëhen Ministrisë së Mjedisit, nga ku do të përgatitet edhe drafti nëse do të mbahet një moratorium për gjuetinë apo do të ketë ndryshime në ligjin ekzistues.

 

 

 

 

 

Detaj

Masat që rekomandohen

Forcimi i kontrollit

30 për qind e faunës dëmtohet gjatë periudhës së dimrit

Shpallja e zonave të mbrojtura

Ndalimi i gjuetisë jashtë sezonit

 

 

Qëndrime nga përfaqësues të shoqatave të gjuetarëve dje në Kuvend

Kol Malaj – sekretar i përgjithshëm i Federatës së Gjuetarëve dhe të Peshkatarëve

Ne jemi në fundin e sezonit të gjuetisë. Një rishikim i ligjit të gjyetisë deri në hapjen e sezonit të ri, gushtin e vitit të ardhshmë, një rishikim i plotë i legjislacionit mbi gjuetinë. Rishikim edhe i ligjit të armëve edhe të shoqatave të gjyetarëve duke përfshi edhe armët e gjuetisë.

Ai që blen armë gjahu në Shqipëri, nuk lejohet ta blejë armën e gjahut pa qenë anëtar i shoqatës dhe për gjatë gjithë sezonit që nuk është përfshirë në gjueti, arma të dylloset.

 

Mevlan Jaupaj

E kam drejtuar sektorin e gjuetisë në Ministrinë e Bujqësisë nga ’69 e deri sa dola në pension. Kam marrë pjesë në të gjitha ligjet në fjalë, edhe në këto të fundit.

Agjencitë turistike me të huajt ushtrohet në të gjithë botën, por po ju them se gjëja e keqe e gjahut nuk vjen nga gjuetarët e ndershëm. Njeriu dhe gjahu kanë ekzistuar gjatë gjithë historisë në përgjithësi.

Për moratoriumin, ne i heqim të drjtën e këtij sporti më të vjetër në botë gjuetarëve të ndershëm dhe u lëmë dorë të lirë kundravajtësve. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë në botë.

Gjuetarët e huaj që vijnë në Shqipëri gjuajnë shpend shtegtarë dhe jo gjahun vëndas.

 

Biolog i specializuar për faunën

Nuk ka gjë më të mbrapshtë sesa propozimi për të ndaluar gjuetinë. Gjuetia është mbyllur për gjusmë në ’77 në Egjipt dhe kjo u justifikua me fondamentalizmin. Më pas u lejua.

Problemet madhora janë nga pandershmëria. Tregtia e paligjshme që bëhet jo për pasione por për t’u shituru në restorante. Tek këto të fundit është shumë e lehtë për t’u kapur. E papranueshme krejt për moratorium.

 

Vullnet Sinaj – përfaqësues i një shoqate gjuetarësh

Nuk kam lidhje fare me biznesin e gjuetisë. Jam një gjuetar i thjeshtë që e ushtroj këtë pasion për sport.

Ajo që na shqetëson është gjuetia e paligjshme, sidomos gjuetia e natës. Nuk e kuptojmë por jemi kthyer si popull gjahtarësh. Ka parë edhe njerëz që natën gjuajnë me kallash. Kafsha e egër natën del për t’u ushqyer dhe është e ndaluar të gjuhet.

Turistët për gjuetinë në Shqipëri kanë gjetur një terren më të lehtë për ta ushtruar atë pa rregulla. Në vendet fqinje ka shpend më shumë sesa tek ne dhe gjuetia është  ligjshme. Unë jam për ta kufizuar gjuetinë.

 

DEPUTETËT PRO DHE KUNDËR MORATORIUMIT

Gentian Bejko – PS

Këtu nuk po diskutohet përmirësimi i ligjit për gjuetinë, por masat ekstreme të gjuetisë së paligjshme. Sporti i gjuetisë është një sport luksi dhe jo një mjet përfitimi i familjeve të gjuetarëve. Me gjithë sensibilitetin tuja për këtë lloj sporti, do t’ju kërkoja mirëkuptimin në emergjencën kombetarë që edhe ju të bëheni e kësaj beteje të madhe sepse në fund të fudni ka sensibilitet më të madh mbrotja e florës, e faunës sesa mbetja 2-3 vjet e gjuetarëve pa përfituar nga ky lloj sporti

 

Kozma Dashi – PD

Ligjërisht në Shqipëri duhet të jenë vetëm 4 mijë gjuetarë. Kemi 4 mije gjahtarë që duhet të kenë 4 mijë armë dhe kemi 150 mijë armë. Jo moratorium të gjuetisë, por të të gjithëve, 146 mijë armëve! Shqetësohem për këtë sasi të madhe armësh. Jo moratorium për këtë çështje por për të gjithë armët.

 

Dashamir Tahiri – PDIU

Edhe unë jam kundra moratoriumit. Ne duhet të forcojmë ligjet dhe pjesë e kontrollit duhet të bëhen edhe grupet e interesit. Këta duhet të jenë vetë të interesuar që duhet ta mbrojnë pjesën e tyre. Nuk jam për moratorium. Duhen vënë ligje të forta si për atë që gjuan peshk me dinamit, që dënohet me gjashtë muaj. E bëjmë si doktor allamudhi heqim këtë, heqim atë tjetrën.

 

Agron Duka – PR

Drejtoria e pyjeve dhe e peshkimit të mos përfshihet në Ministrinë e Mjedisit. Kështu e kemi rekomanduar edhe në qeverinë e z. Berisha, por kështu vazhdon akoma. Një ministri që monitorin, bën edhe prodhuesit. Ndoshta do të ketë edhe nga kolegët e majtë një mendim të tillë, që moratoriumi nuk është forma e zgjidhjes së problemeve. Një rast të tillë e kemi pas me skafet dhe pothuajse të gjithë kemi qenë kritik. Mendoj që duhet të forcohet ligji organik dhe jo forma moratoriumesh. Specialistët duhet të konsultohet me shoqatat.

 

Besnik Baraj – PS

Duhet marrë një masë për dëmtimin e florës dhe faunës. Në këtë drejtim do të thoja që prisja edhe një përqasje ndryshe, dhe ndoshta nuk keni qenë të përgatitur për të bërë edhe propozime që ne të reagojmë.

Edhe nëse ne vendosim për një moratorium, a kemi ne aftësi, kapacitete që ta zbatojmë atë? Pra ashtu siç thatë ju që kemi një ligj, ka të gjarë që edhe moratoriumi kur të miratohet të mos zbatohet nga pjesa e pandershme që mesa duket është masive. Minoritet është pjesa e ndershme. Për specie të caktuara duhet të ketë moratorium. Specie autoktone duhet të mbrohen. Duhet një përqasje sa shkencore aq edhe ligjore. Njëkohësisht edhe me kontributet e të gjithëve.

 

Robert Bitri – LSI

Duhet të forcojmë ligjin me masa ndaj atyre që e shkelin. Nuk është ndalimi ajo që rregullon plehrat, por zbatimi i ligjit.

Nuk jam dakord që të bëhet ndalimi i këtyre njerëzve që për hir të së vërtetës e kanë pasion, sport dhe favorizohet biznesi.

 

Eduard Shalsi – PS

Situata është jashtë kontrollit, në një kaos total. Ende nuk kemi statistika, por duhet t’i kishte qeveria statistikat e qarta. Nga nurmi i lejeve të dhëna nga komisiariatet e policisë në ato që posedojnë një armë, ka mospërputhje të jashtëzakonshme.

E kemi diskutuar edhe muaj më parë idenë e një moratoriumi, e cila është konsideruar si një masë e përkohshme në këtë fushë.

Çështja do të diskutohet atëhere kur të vijë edhe propozimi i qeverisë dhe ne do të gjykojmë të mirat dhe efektet për të mirat e përbashkëta.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency