Universiteti Mjekësor është formuar falë mbështetjes së ish-kryeministrit Sali Berisha
Letra e mjekëve, pa argumente bindëse për zhbërjen e Universitetit
Kur nuk ka kaluar as një vit nga krijimi i Universitetit Mjekësor, qeveria aktuale po planifikon shkrirjen e tij. Një muaj më parë, ka qenë Kryeministri Edi Rama, i cili lajmëroi ndryshime në strukturën e Universitetit Mjekësor, por siç duket, qeveria po mendon zhbërjen e vendimit të muajit shkurt. Siç bëhet e ditur, mjekësia do të rikthehet në modelin e mëparshëm, ku do të ekzistojë vetëm si fakultet, i cili do të jetë në varësinë e Universitetit të Tiranës. Nismës për shkrirjen e Universitetit Mjekësor i janë bashkuar dhe 20 mjekë dhe studentë, të cilët jetojnë jashtë. Këta mjekë e justifikojnë ndryshimin e statusit me mangësitë që ka ky universitet si dhe me mospërgatitjen profesionale të mjekëve të ardhshëm.
Letra e plotë
Nga: Rrjeti i profesionistëve/studentëve të shkencave Bio-Mjekësore jashtë Shqipërisë
Drejtuar: z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Në dijeni të: znj. Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe Sportit, z. Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë, znj. Jera Kruja, rektore e Universitetit Mjekësor, z. Dhori Kule, rektori Universitetit të Tiranës
Titulli:
Shkencat mjekësore në Shqipëri: Rikthejini dinjitetin!
Rrjeti i profesionistëve/studentëve të shkencave bio-mjekësore që punojnë/studiojnë jashtë Shqipërisë i bën thirrje personaliteteve të sipërpërmendur të rishikojnë vendimin në lidhje me ekzistencën e Universitetit Mjekësor, Tiranë. Ne, gjithashtu, këshillojmë fortësisht si një alternativë pozitive, rikthimin e këtij fakulteti në gjirin e Universitetit të Tiranës, si një nga kryesuesit e listës së institucioneve më të mira akademike në Shqipëri duke parashtruar argumentat sa më poshtë:
Atributi kryesor që duhet të ketë një institucion akademik që edukon mjekë të rinj është aftësia për të prodhuar profesionistë ekselentë, të mirëpërgatitur në aspektin klinik dhe shkencor për t’i shërbyer me përgjegjësi morale e sociale komunitetit ku jetojnë. Në konceptin tonë, universiteti duhet të ofrojë një game të gjerë diturish dhe një ndër-fertilizim të disiplinave të lidhura ose jo drejtpërdrejtë me mjekësinë. Elementi kryesor i përparimit akademik për të prodhuar risi e shkencë, është jo vetëm ekspertiza e aftësive profesionale, por debate konstruktiv ndër studentë e profesorë të fushave të ndryshme.
Tendenca e shumë universiteteve të Evropës Perëndimore, por edhe në botë, është të bashkojnë strukturat akademike universitare mjekësore në institucione më të mëdha multi-disiplinore mendimi-akademik.
Të ndash Fakultetin e Mjekësisë nga një prej institucioneve më të mira akademike që ka sot Shqipëria, Universiteti i Tiranës, ka në potencialin e saj pasoja të rënda të dëmtimit të reputacionit të edukimit mjekësor në Shqipëri. Historia dhe përvoja akademike përbëjnë vlerë të shtuar në identitetin e çdo institucioni akademik. Në disa prej eksperiencave tona gjatë aplikimeve për studime të ciklit të tretë (doktoraturë), universitet europiane kanë refuzuar njohjen e diplomave si rrjedhojë e ambiguitetit në universitetin që e ka lëshuar.
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë të drejtën të dinë që diploma dhe titulli që ata marrin në përfundim të studimeve respektohet dhe pranohet nga çdo institucion akademik në botë.
Gjithashtu mund të konkludojmë që mirëfunksionimi i një institucioni të tillë akademik si Universiteti Mjekësor, i përbërë tashmë nga pesë fakultete, ka kosto disa here më të lartë se Fakulteti i Mjekësisë. Nga ana tjetër, shumë degë të quajtuara fakultete në Universitetin Mjekësor, nuk arrijnë të plotësojnë kriteret për një status të tillë. Pra, jo vetëm nuk është kosto-efektiv, por ka mangësira në përmbushjen e standarteve akademike.
Shumë prej nesh, si ish-studentë të tij, dekurajojmë fortësisht, që një institucion akademik i një rëndësie të madhe sociale dhe me prurjen e studentëve më të mire në të gjithë Shqipërinë, të bjerë pre e axhendave politike jo vetëm në gjenezën e një Universiteti fantazmë, por edhe në konfliktet mediatike të kohëve të fundit në Këshillin e Profesorëve.
Shqetësimi ynë rri vazhdimishit konstant në reformën e edukimit mjekësor, si hallka kryesore e suksesit së reformës në shëndetësi.
Me respekt, rrjeti i profesionistëve/studentëve të shkencave Bio-Mjekësore që studiojnë/punojnë jashtë Shqipërisë.
Lista e studentëve dhe mjekëve që kanë firmosur letrën
1. Adela Brahimaj, MD, MSc candidate, Erasmus University, Rotterdam,
Netherlands
2. Borka Jojic, PhD Candidate, University of Berne, Sëitzerland
3. Brunilda Dhamo, MD, MSc candidate, Erasmus University, Rotterdam,
Netherlands
4. Diana Doda, Institute of Chemistry, ETH Zürich, Switzerland
5. Enisa Shevroja, Medical Student, University of Ljubljana, Slovenia
6. Erion Fejza, Faculty of Medicine, University of Bologna, Italy
7. Ervis Agastra MD, Faculty of Medicine, Trieste, Italy
8. Ina Mexhitaj, Research Felloë, National Institute of Neurological
Diseases and Stroke-National Institutes of Health, Rockville, USA
9. Irini Pahumi, University of Geneva, Switzerland
10. Jana Nano, MD, MSc Candidate, Ludwig Maximilian Universität, Munich,
Germany
11. Jola Bresha, Medical Student, Ludwig Maximilian Universität, Munich,
Germany
12. Klodian Dhana, MD, MSc, PhD Candidate, Erasmus University,
Rotterdam, The Netherlands
13. Kozeta Miliku, MD, MSc candidate, Erasmus University, Rotterdam, The
Netherlands
14. Noem Ivanaj, Faculty of Pharmacy, University of Florence, Italy
15. Olta Gishti, MD, MPH, DSc. Candidate, Erasmus University, Rotterdam,
The Netherlands
16. Retina Capuni, MSc Candidate, Diagnostic Molecular & Biotechnology
Universita of Camerino, Italy
17. Riviola Papathanasi, MD, Meschede Hospital, Germany
18. Taulant Muka, MD, MSc, DSc. Candidate, Erasmus University,
Rotterdam, The Netherlands
19. Zamira Kalemaj, DMD, PhD Candidate, University of Turin, Italy
20. Albanian student’s Union of Bologna, Italy
1000 metra kub inerte hiqen nga kryeqyteti, do të çohen në Sharrë
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, ka qenë dje në një tjetër pikë të kryeqytetit, ku po vijon aksioni i pastrimit nga inertet. Në 11 pika të identifikuara si tepër problematike, do të zhvendosen rreth 1000 metër kub inerte. Është një moment ndërgjegjësues për çdo qytetar, për rëndësinë që ka mbajtja pastër e mjedisit ku jetojmë, ndërkohë që Bashkia e Tiranës do të vijojë në ditët në vijim me fushatën ndërgjegjësuese. Bozdo ka falënderuar qytetarët për denoncimet që kanë bërë deri më sot në numrin 0800-0888, i vënë në dispozicion enkas për këtë qëllim. “Muaji nëntor do të vazhdojë të jetë për ne, sipas traditës më të mirë të Bashkisë së Tiranës, muaji i vullnetarizmit dhe i gjelbërimit. Jemi këtu, në vazhdim të aksionit tonë të ndërmarrë disa ditë më parë, për eliminimin e 11 “pikave të nxehta”, të mbushura me inerte në qytetin e Tiranës, të identifikuara praktikisht prej shumë vitesh. Siç shikoni, jemi duke punuar në një nga këto pika. Janë më shumë se 150 metra kub inerte të cilat janë grumbulluar në këtë shesh, pas meje. i gjithë sheshi do të pastrohet, sipërfaqja e gjelbër do u kthehet qytetarëve. Do u kërkoja edhe me një apel civil, që ta ruajnë mjedisin të pastër, siç do e dorëzojmë ne me ndërmarrjen tonë. Aksioni ka vijuar në rrugën “Babë Rexha”, ku janë edhe 50 metra kub të tjerë për t’u pastruar dhe një sipërfaqe e konsiderueshme e cila do kthehet në sipërfaqe të gjelbër. Në ditët në vijim, po ashtu ne kemi edhe pika të tjera të identifikuara, por ky është një aksion i cili do të vijojë, deri sa të eliminohen të gjitha pikat me mbetje inerte, që ne kemi identifikuar”, – u shpreh nënkryetari Bozdo.
Ju po i hiqni këto inerte, por ku po i dërgoni? A kemi kapacitete për të dërguar mbeturina?
Patjetër! Ne kemi fushë-depozitimin e Sharrës, ku shkojnë dhe trajtohen sipas procedurës së caktuar. Besoj këtë duhet të bëjnë të gjithë qytetarët, siç e bën Bashkia e Tiranës.
Z. Bozdo, përveç inerteve, cilat mbetje janë problematike për momentin në kryeqytet?
Do të thosha se ne, me këtë aksion special, po i japim zgjidhje një situate shumëvjeçare, të verifikuar, të grumbullimeve të paligjshme të mbetjeve inerte, çka do të thotë se nuk do të ndalojmë derisa të ta zgjidhim këtë çështje. Për sa i përket mbetjeve të krijuara në mënyrë normale, (mbetjet e qytetit) ju e keni vënë re se niveli i shërbimit është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, veçanërisht në vitin e fundit e kjo edhe në sajë të kërkesës më të madhe të llogarisë të Bashkisë së Tiranës, ndaj kontraktorëve të cilët kanë marrë përsipër këtë shërbim dhe do të vazhdojmë të monitorojmë. Do të doja të falënderoja qytetarët të cilët kanë sinjalizuar Bashkinë, në të gjitha ato raste kur është konstatuar diçka që nuk shkon me pastrimin ditor apo në çdo dy ditë, të mbetjeve urbane, të qytetarëve të cilat duhen pastruar dhe çuar atje ku e kanë vendin.