Si të kërkojmë punë?

0
869

Që gjithçka të ecë mirë, ju duhet të dini numrin e aplikimeve që keni bërë, numrin e përgjigjeve që keni marrë, numrin e intervistave, takimet me agjencitë e rekrutimit dhe eventeve që keni ndjekur

 

kerkojpune1Hapi i parë i rëndësishëm për të kërkuar punë është duke planifikuar një strategji për punë. Thojini vetes tuaj se mund të keni fat dhe rezultat nëse bëni durim, jeni të vendosur dhe të fokusuar.

Bëni planet

Në të njëjtën mënyrë që ju shkruani një listë para se të shkoni në supermarket, po ashtu duhet të bëni një listë të çështjeve kryesore që duhen para se të filloni kërkimin.

Nëse doni që kërkimi juaj për punë të jetë i suksesshëm, ju duhet ta trajtoni atë si një projekt. Elementët çelës të një projekti të suksesshëm janë:

Vendosni qëllimet – qëllimi përfundimtar për kërkimin e punës është që të keni një punë, por qëllimi juaj duhet të jetë më i detajuar se kaq. Detajet kanë të bëjnë me punën, kompaninë, vendndodhjen, orët e punës ose çdo gjë tjetër që mund të jetë e rëndësishme për ju.

Bëni një listë – është e pamundur të dini se sa do t’ju zgjasë koha që kërkoni punë, por sigurisht ju nuk doni që të zgjasë përgjithmonë. Që gjithçka të ecë mirë, ju duhet të dini numrin e aplikimeve që keni bërë, numrin e përgjigjeve që keni marrë, numrin e intervistave, takimet me agjencitë e rekrutimit dhe eventeve që keni ndjekur. Duke bërë këtë listë, ju nuk do të ngatërroni intervistat me njëra-tjetrën apo nuk do të bëni të njëjtat aplikime.

Mblidhni informacione – mblidhni informacione për kompanitë. Kërkimi në internet është një nga burimet më të mira.

Tregohuni të shkathët – nëse shihni një vend të lirë që ju pëlqen, mos rrini të mendoheni, por kapeni situatën.

Përshtatuni – nëse plani juaj për të kërkuar punë nuk po funksionon, mos vazhdoni të trokisni në të njëjtën derë të vjetër. Bëhuni gati të ndryshoni strategji.

Bëjini këto pyetje vetes, nëse doni të jeni të suksesshëm gjatë kërkimit të punës:

•  Pse dua të filloj punë?
•  Në çfarë lloj kompanie dua të punoj?
•  Ku reklamohen punët që unë kërkoj?
•  A i kam unë aftësitë që nevojiten për të bërë këtë punë?

 

 

Si t’i mbijetojmë papunësisë

 

Dihet që jemi në një periudhë krize. Punët vakante janë ulur ndjeshëm, madje kompanitë janë duke ulur numrin e punonjësve të tyre.

Nëse ju jeni një nga këta njerëz që nuk keni gjetur vend pune apo jeni bërë të tepërt, ka shumë hapa konstruktivë që ju mund të merrni.

Rivlerësoni prioritetet tuaja financiare
Si fillim, ju duhet ti bëni një shikim të hollësishëm buxhetit tuaj. Për shembull, nëse ju jeni duke bërë kursime, duhet ta anuloni këtë sepse do ju duhen para për shpenzimet e përditshme.

Rishfaqni aftësitë tuaja më të rëndësishme
Nëse jeni pa punë ju duhet të luftoni dhëmb për dhëmb me kandidatët e tjerë. Kështu, duhet të fokusoheni në aftësitë që do ju bëjnë të qëndroni mbi të tjerët. Kërcimi salsa mund të jetë një hobi shumë i këndshëm, por do ju duhen aftësi të lidhura me punët që po kërkoni.

Një mënyrë e mirë për të filluar është të shikoni reklamat e punëve në sektorin tuaj dhe të punoni me aftësitë dhe kualifikimet që nevojiten. Flisni me njerëzit e tjerë që janë në profesion dhe zbuloni se cilat janë aftësitë që kërkohen më pak dhe ato që kërkohen më shumë. Më pas fokusohuni në përmirësimin e tyre.

Mos u demoralizoni
Nëse ju e ndieni veten se jeni zhytur në dëshpërim, antipati dhe pasivitet të plotë, atëherë duhet ta nxirrni veten sa më shpejt që të jetë e mundur nga kjo. Këtë mund ta arrini duke dalë më shpesh nga shtëpia edhe nëse nuk e ndieni për ta bërë ose ju mund të motivoni veten duke blerë gjëra jo të shtrenjta si p.sh. CD muzike. Së fundmi përpiquni ta mbani veten të pastër dhe në formë të mirë fizike. Dukuni bukur dhe ndihuni mirë. duapune.com.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency