Zbardhen negociatat 4-javëshe Arvizu-Rama Ambasadori amerikan: Do jemi të zhgënjyer po thatë “jo”

0
130

Arvizu: I bëmë kërkesë Ramës dhe ai u tregua i gatshëm, duke nënvizuar mirëqenien e shqiptarëve

 

arvizu-tsAmbasadori amerikan rrëfen në një intervistë për emisionin “Top Story” në “Top Channel” të gazetarit Sokol Balla negociatat me Kryeministrin Rama lidhur me mundësinë e demontimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Po ashtu ai komentoi protestat e qytetarëve lidhur me këtë çështje si edhe qëndrimin e SHBA-së.

 

Cili do të ishte vendimi i qeverisë amerikane, nëse do të ishte në vendin e Kryeministrit Rama?

Nuk mendoj se pozicioni do të ishte kaq i ndryshëm, por vendimi do të merret konsideratën e brendshme me përgjegjësi kombëtare. Çdo veprim që duhet të marrë duhet të jetë në konsekuencë me ligjin e vendit.

A i keni kërkuar ju qeverisë shqiptare që të përfshihej në listën e vendeve për demontimin e lëndëve kimike?

Po, e kemi bërë. Një sërë vendesh, nuk e kam numrin e saktë të vendeve dhe jemi qasur atyre për të partë nëse ata do të nisi të gatshëm. Në përputhje me rezolutën e 2018 të OKB-së, e cila do të bëhej në patronazhin e organizatës kundër armëve kimike.

Kur jua ka kërkuar qeverisë shqiptare?

Kjo ka ndodhur disa javë më parë.

Cila ka qenë përgjigjja e Kryeministrit Rama?

Përgjigjja ka qenë pozitive në sensin që ai e kuptoi kompleksitetin e problemit faktin që ky ishte një problem shumë i vështirë e kombëtar. Ai ka treguar gatishmëri për ta parë pozitivisht atë që Shqipëri mund të bënte për të kontribuar dhe vendimi është mirëpritur. Ka qenë një indikacion i qartë i gatishmërisë teke kapacitetet e Shqipërisë, aftësinë e saj për të kontribuar në një zgjidhej, nuk ka qenë një premtim, ka qenë një dallim një vlerësim i këtij problemi dhe përgjegjësitë e Shqipërisë si një vend ndërkombëtar që kontribuon për paqen dhe që ka dal shumë në favor të deklaratave kur kanë ndodhur tmerret në Sirisë dhe kjo është diçka që ne e kemi vlerësuar.

Pse u bë pikërisht tani e ditur?

Vazhdojmë t’i referohemi rezolutës së 2118 të OKB-së, ky është një proces shumë i komplikuar. Mundësisht transportimi do të thotë 10 njësi ujë si produkt në mënyrë që kur produkti të kalojë përmes procesit të hidrolizës, i cili nuk është më shumë i rrezikshëm. Kjo lloj negociate është e ndjeshme, sensitive. Unë kam qenë personi në ambasadën tonë dhe qartazi z. Rama ka qenë për palën shqiptare. Jemi takuar në mënyrë të vazhdueshme dhe kemi diskutuar se çfarë është në gjendje të bëjë Shqipëria. Vende të ndryshme janë kontaktuar. Është kontaktuar edhe Siria. Brenda NATO-s, Shqipëria është njëri ndër vendet e varfra. Ka disa kapacitete dhe disa ekspertë që janë marrë me programin e armëve kimike të Shqipërisë. Kur flasim për një program kaq të madh dhe duhet ndihmë nga jashtë dhe kjo do të vinte në formën e ekspertizës. Qartazi kjo do të ishte një partneritet mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Çështje të tilla se kur do të bëhej operacioni, siguria. Ky vend ka shumë nevojë për SHBA-në dhe ne kur nuk do të bënim asgjë për të vendosur në rrezik mirëqenien e popullit shqiptar. Në të gjitha diskutimit e gjata me z. Rama se shqetësimi i tij ka qenë mirëqenia e qytetarëve shqiptarë.

Më 9 nëntor, qeveria shqiptare ka marrë letër nga Obama për të cilën z. Rama falënderohej për mbështetjen e SHBA-së dhe përfshirjen e fjalës se vitin tjetër ju mirëpresim në Shtëpinë e Bardhë.

Për shkak se kjo çështje ka një rëndësi kritike për SHBA-në, përfaqësuesit më të lartë të SHBA-së, dhe ju e dini që sekretari i shtetit ka telefonuar z. Rama një javë më parë. Mbrëmë Sekretari Kerry ka folur me z. Rama. Çështja kryesore për të dy palët ka qenë zgjidhja e procesit. Për shkak të burimeve të kufizuara të Shqipërisë do të ishte një sipërmarrje e vështirë për një qeveri shumë të re dhe duke vlerësuar se ka ende shumë sfida që përfshijnë edhe depozitat kimike. Një element i diskutimeve tona ka qenë “na jepni një listë të tyre”. Nëse ju e merrni këtë operacion do të ishte më e pastër dhe më e sigurt. Nuk e pranoj se kjo do bënte Kryeministrin ta kthente Shqipërinë një vend grumbullimi mbeturinash. Kjo do të ishte e kundërta. Shfuqizimin e ligjit e pamë si një marrëveshje që do të përfshinte njerëz nga qeveria që do kompensoheshin për mbeturinat nga jashtë, nëse këto mbeturina do hidheshin në kopshtin e dikujt. Kjo gjë që po flasim tani është një gjë tërësisht e ndryshme.

A ka pasur një letër nga Obama?

Më bëni përshtypje me informacionin që keni. Nuk mund të komentoj për shkëmbimet, por mund të them që rëndësia e kësaj çështjeje ka zgjuar interesin më të lartë të SHBA-së dhe ne jemi përpjekur të jemi aq shumë akomodues.

A është negociuar mes palëve për një paketë financiare?

Qartazi fokusi imediat ishte përqendrimi në kapacitete për të ndërmarrë operacionin dhe sigurimi. Kjo ishte e para dhe kryesorja. Por sikurse e dini ju, Shqipëria nuk është një vend shumë i pasur, qeveria sapo është zgjedhur me një plan shumë ambicioz. Hetimi i tyre, i financave do llogarisë, por pamja e ekonomisë nuk është shumë e mirë. Të gjitha këto janë nevoja legjitime dhe padyshim SHBA-të nuk mund t’i përgjigjeshin për gjithçka dhe kanë trajtuar që do të përpiqen të ndihmojnë sa më shumë të munden lidhur me atë që mund të ndihmojmë për ta çuar vendin përpara. Në krye të politikës së jashtme të SHBA-së është integrimi i Ballkanit Perëndimor. Nëse krahasonim raportin e hershëm me atë të tashmin, do të vërehej se është bërë përparim. Ne do ishim të lumtur ta shikonim Shqipërinë të merrte statusin e vendit kandidat.

Nëse Shqipëri i thoshte “jo”, do të ndikonte kjo tek statusi?

Është një pyetje hipotetike.

Do të ndihmonte mbështetje që Shqipëria t’i jepte SHBA për një mbështetje më të fortë ndaj Shqipërisë për marrjen e statusit?

Është në interes që e gjithë Evropa të jetë e gatshme që të jetë e inkuadruar në strukturën euroatlantike. Shqipëria është një anëtare e NATO-s dhe ka treguar një nivel shumë të lartë të mbështetjes popullore për t’u anëtarësuar në BE.

Nuk pati informim nga qeveria shqiptare për këtë çështje sensitive?

Nuk mendoj se ka ndonjë qasje të vetme për një çështje sensitive si kjo. Unë e kam njohur z. Rama shumë mirë për tri vite karrierë dhe ne kemi kaluar periudhave shumë të vështirë, por që prej këtyre problemeve, kemi ndërtuar një marrëdhënie shumë të mirë, duke pranuar pikat e dobëta dhe të forta të secilit. Është bërë shumë e qartë për mua se z. Rama ka kërkuar jo vetëm mirëqenien e qytetarëve të tij. Shqipëria do që vendi i tyre të mos shihet si një vend grumbullimi plehrash. Ne e dimë se sa shumë shqiptarët kanë dinjitet dhe nder. Kryeministri e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e tij. E vlerësoj shqetësimin e shprehur, por edhe njerëzit që kanë dalë në bulevard, por në mënyrë që vendi të ecë përpara të bëhet ndryshim, të merret një hap i madh. Z. Rama është i informuar për këtë datë dhe pres që ai të marrë vendimin, por e kuptoj që ai është personi që duhet ta marrë atë.

A do paguante z. Rama, nëse do të kishte përgjigje negative?

Ne kemi konsideruar që kemi kontribuar shumë kohë dhe energji për të paraqitur argumentimin, i cili, në fakt, flet për siguritë dhe sigurimin e ekspertizës për ta kryer këtë operacion. Gjatë dy javëve të fundit, kam shkuar në shtrat pas orës 2 të mëngjesit. Unë kam folur me të tri herë sot dhe ky është një vendim i vështirë për të. Vendimi është i tij për t’u marrë dhe ne do ta respektojmë atë.

 

 

 

Protesta e qytetarëve, Arvizu: Reflekton pjekuri dhe rritje të aktivizimit civil

Para së gjithash protesta para Ambasadës së SHBA-së është një zhvillim pozitiv. Protesta para Rrugës së Elbasanit ka qenë një tabu dhe thyerja e një tabuje është e mirë. Demonstratat kanë një element pozitiv, AKIP një mekanizëm drejtues ne e kemi mbështetur përmes projektit “Act Now”. Kur i kam parë ata atje, jam ndier krenarë për ta. Kjo flet për rritjen e aktivizimit civil, pasqyron pjekuri politike në rritje. Rezerva e vetme janë informacionet e paplota.

Nuk është sekrete që armët kimike nuk janë një temë e këndshme dhe do të ishte e kuptueshme për secilin qytetar. Këto nuk janë gjëra të këndshme për t’u biseduar. Problemi qëndron se në bazë të asaj që kam parë, do të thosha edhe 80% që raportohet, ose është e pasaktë ose ka shtrembërime, ose dezinformim. Janë gjëra të paqarta. Ndoshta 20% ka një pjesë të së vërtetës. Nëse do kishin më shumë informacion, atëherë do të shihje që këtu mund të flisnim për përfitimet që do të merrte Shqipëria nga ky proces.

 

 

Arvizu kritikon qëndrimin e PD-së

Kreu i PD-së: Opozita nuk ka pasur asnjë informacion, qartazi kundër armëve kimike

Në intervistën e tij, ambasadori amerikan komentoi edhe qëndrimin e opozitës, ku deklaroi se qëndrimi i bërë publik dje tejkaloi “vijën e kuqe” që, sipas tij, ishte vendosur më parë me kreun e saj Basha. “Unë i kam shprehur Uashingtonit dhe ky nuk ka qenë i kënaqur nga ato që janë dëgjuar nga disa njerëz nga PD-ja sot”. Lidhur me këtë deklaratë, reagoi kreu i PD-së, i cili me një ndërhyrje në emisionin “Opinion” pohoi: “Unë nuk e di, por mund t’ju them se opozita nuk është kontaktuar në asnjë moment për çështjen e armëve kimike dhe nuk është informuar. Ende nuk kemi asnjë transparencë. Unë e kam ftuar z. Arvizu të premten e kaluar dhe takimi me të ka qenë ekskluzivisht për shitblerjen e votave të Korçës dhe disa vendime të tjera për mazhorancën. Asnjë fjalë nuk është thënë nga Arvizu për çështjen e armëve kimike. Kjo është një çështje spekulimesh. Të dielën në darkë, Arvizu kërkoi një kontakt telefonik me mua dhe më ka thënë se kjo është një çështje sensitive për SHBA-në dhe i kam thënë që opozita shqiptare është e vendosur për transparencë. I kam thënë se kjo është një sjellje jo evropiane dhe jodemokratike e Kryeministrit Rama. I kam thënë se protestën tonë e bazojmë në integritetin tonë evropian, tek një sjellje joevropiane dhe jodemokratike e Kryeministrit Rama, çka do të simbolizohet edhe në sfondin e protestës sonë dhe flamujt e BE-së do valëviten përkrah flamurit të NATO-s, flamurit tonë kombëtar dhe flamurit të SHBA-së. Dhe i kam thënë se kjo është një vijë e kuqe që nuk do të kalojë. Ne kemi kërkuar transparencën dhe nuk e kemi marrë dhe sot jemi detyruar të hedhim një hap tjetër dhe të pozicionohemi sot kundër armëve kimike. Do votojmë kundër dhe do të përpiqemi me çdo mjet ta ndalojmë. Nuk kemi bërë asnjë kërkesë për dorëheqjen e Kryeministrit Rama, por kemi kërkuar transparencën dhe më pas kemi bërë kërkesën për referendum. Nëse vendos për sjelljen e armëve kimike nga Siria, ne do të ndërmarrim çdo hap që ky vendim t’i kalojë popullit sovran”, – sqaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency