Info sport

0
134

Nejmari deklaron dashurinë me trëndafila

neymar-letraMe fat për aftësitë në fushën e futbollit, por gjithashtu edhe në dashuri. Duket se braziliani ka gjithçka, ndihet i realizuar në gjithçka dhe kështu mundohet që ta ndajë këtë gjë edhe me njerëzit që ka afër. E dashura e Nejmarit, Bruna Markezine, ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga futbollisti i Barcelonës. Aktorja braziliane ndodhet në një hotel në Cidade de Goias ku po xhirohen skenat e një seriali të ri televiziv ku edhe ka marrë një buqetë me trëndafila dhe një letër nga ylli katalanas ku shkruhej: “Bruna, të dua!”  Momenti është fotografuar nga Bruna dhe është postuar menjëherë në “Instagram” me komentin: “Pas një dite pune, shkon në hotel dhe gjen një dhuratë që nuk ka çmim. Nejmar, të dua çdo ditë dhe më shumë”.

 

 

Van Bomel e quan qenin Ibra

Një ndodhi e çuditshme që duket se nuk është rastësi. Që Mark van Bommel e ka konsideruar gjithmonë Zllatan Ibrahimoviçin si një prej sulmuesve më të mirë të të gjitha kohërave, kjo nuk përbën një mister, por është disi e çuditshme që qenushi i ish-mesfushorit holandez të Milanit, Bajernit të Mynihut dhe Barcelonës quhet si sulmuesi suedez i PSG-së, Ibra. Lajmi jepet nga vetë Van Bomeli nëpërmjet llogarisë së tij në “Twitter”. Por si do të reagojë vetë Ibrahimoviçi pas këtij lajmi? Të presim e të shohim. Gjithmonë suedezi është shquar për deklaratat e tij që ngjallin shumë interes ndaj publikut. Nuk besohet se kjo gjë do t’i pëlqejë suedezit, i cili duket se nuk është person që i mirëpret shakatë. Kjo, edhe për shkak të temperamentit të tij. Tashmë mbetet vetëm të presim…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency