Franko Barezi, mbrojtësi që bëri epokë te Milani

0
168

 

 Kryesisht futbollistët liderë të skuadrës kanë role sulmuese. Shembuj të thjeshtë janë këtu Ronaldo apo Mesi me Ibrahimoviçin. Yje që i japin suksesin skuadrës dhe sjellin triumfin. Mirëpo te Milani ka pasur një lojtar që bëri epokë, edhe pse ishte mbrojtës. Qëndrori është një ndër ikonat më të mëdha të historisë së kuqezinjve, por gjithashtu edhe të kombëtares italiane. Për shumë vite, lider në të dyja skuadrat përkatëse, si te Milani ashtu dhe te kombëtarja. Cilësitë e tij teknike, por edhe shpirti që tregonte në fushë, i kanë dhënë lojtarit figurën e një prej legjendave që kanë e kanë bërë futbollin të evoluojë.

 

 

franco-baresiHapat e parë të karrierës

Franko Barezi erdhi në ekipin e të rinjve të Milanit kur ishte vetëm 14 vjeç, më saktësisht në gusht të vitit 1974. Që nga ai moment e më pas ai do të vishte gjithnjë fanellën e Milanit, që e pagoi një milion e gjysmë (20 mijë lireta ishte paga e parë). Ai fillon të debutojë në skuadrën kuqezi pak kohë pasi ishte skualifikuar nga një provim i Interit, kështu që u pranua në skuadrën e Milanit, në të cilën kreu edhe karrierën e tij falë vizionit të përkryer të lojës, shkathtësisë së impostimit dhe aftësisë së pakrahasueshme për të udhëhequr repartin e mbrojtjes. Ka qenë për 20 vjet një pikë kyçe në mbrojtjen milaneze. Sa për kuriozitet, Franko Barezi ka qenë i vogël tifoz i çmendur i Interit, por u bë një flamur i Milanit, ndërsa Xhuzepe, vëllai i tij, që i vogël ka qenë një tifoz kuqezi, por më pas kaloi në skuadrën e Interit. Në moshën 17-vjeçare filloi të debutonte në Serinë A me skuadrën e Milanit (ndeshja Verona-Milan, 1 me 2), duke ia dalë mbanë të fitonte si titullar fiks kampionatin e vitit 1979 së bashku me Xhani Riverën dhe Fabio Kapelon. Në moshën 22-vjeçare, “Piscinin” (ashtu si u pagëzua kur erdhi te Milani) bëhet kapiten, duke realizuar në mënyrë ideale kalimin e pasave si “Golden Boy”. Gjatë periudhave të para, nën drejtimin e Liedholmit mëson parimet e zonës dhe bëhet interpretues i parë në rolin e personit të fundit. Ai arrin të bëhet brenda një kohe të shkurtër një nga mbrojtësit më të fortë në botë dhe simbol dhe flamur i skuadrës kuqezi në fushë dhe jashtë saj. Vitin e ardhshëm në debutimin e tij ai fiton kampionatin me skuadrën e Milanit duke qëndruar gjithmonë atje dhe në vitet e ardhshëm ai mbetet gjithnjë në postin e tij të kapitenit me gjithë ofertat e ofruara nga klubet e tjera. Ai do të ishte, jo vetëm për këtë lojtari më i dashur nga tifozët, por edhe falë aftësisë për t’u përshtatur çdo lloj tipi loje, nga ato më klasiket dhe “italiane” kombëtare. Barezi njihet nga tërë bota mbarë si “mbrojtësi i lirë” më i fortë në botë dhe ka qenë një ndër lojtarët e paktë (një tjetër qe Bekenbauer) që ka fituar kandidaturën e “Topit të Artë”. Në epokën “Berluskoni”, Barezi ka qenë njeriu rreth të cilit u ndërtua Milani i madh dhe ka fituar çmimet më të mira ndër lojtarët e Milanit të të gjitha kohërave.

 

Loja me skuadrën kombëtare

Më katër dhjetor të vitit 1982, ai debutoi me skuadrën kombëtare. Në Firence, për shkak të mungesës së Shireas, në atë kohë lojtari më i mirë i lirë në botë, Barezi i ri zëvendësoi një gjigand dhe shkoi shumë mirë. Kjo ndodhi në ndeshjen mes Italisë dhe Rumanisë. E veçanta e kësaj ndeshjeje ishte një ditë më pas. Një ditë më pas, Barezi luajti në kampionat me Milanin ndaj Komos, duke rezultuar ndër më të mirët. Realizoi dy ndeshje në dy ditë. Shënoi një gol të vetëm në ndeshjen mes Italisë dhe Rumanisë, që përfundoi me rezultatin 4 me 1. Që në atë kohë ai u mbiquajt Franc, për t’iu afruar Bekenbauerit. Franko Barezi ka luajtur në 82 ndeshje me skuadrën kombëtare. Raporti me fanellën e kaltër gjeti një jetë të re në vitet e Axeljo Viçnit, që e bëri pikë kyçe në kombëtare. Barezi qe në fakt titullar i jashtëzakonshëm në rolin e mbrojtësit të lirë në Kampionatin Evropian të vitit ’88 dhe në atë Botëror Itali 1990. Me kombëtaren e Arrigo Sakit, ish-trajneri i tij në skuadrën e Milanit, raporti qe shumë i mirë. Pas largimit të interistit Xhuzeppe Bergomi, Franko u bë në mënyrë të merituar kapiteni i të kaltërve. Gjatë Kampionatit Botëror amerikan të vitit 1994 ai arriti ta çonte skuadrën në finale me Brazilin. Kapiteni pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes me Norvegjinë dhe u rikthye në mënyrë stoike në finalen me Brazilin 25 ditë pas operacionit, luajti një ndeshje të mirë, por gaboi dhe shpërtheu në lot pas dështimit të të kaltërve.

 

Lulëzimi i ekipit të Milanit

Ardhja e Berluskonit në vitin 1986 sjell një mentalitet të ri fitues, një shoqëri të fortë dhe klasin e një skuadre që kishte në forcën e saj në miks personalitetesh, gjysma vinin nga radhët e skuadrave të të rinjve. Ky vit do të kujtohej si ai i ardhjes së Berluskonit, një sipërmarrës që do të nxirrte në pah skuadrën që po shkonte drejt falimentimit dhe ta pajiste me ide sa më të mira dhe një entuziazëm sa më të lartë. Lulëzimi i skuadrës ishte njëkohësisht një bashkësi koincidencash. Pas ardhjes së tij u realizua një përzierje mes lojtarëve, nga ata më profesionistë, që përbënin “shpirtin e Milanit” dhe që ishin tashmë pjesë e organikës, si Monti Galbiati, Françesko Xagati, të cilët e kanë parë Frankon të rritet si njeri dhe një lojtar, Ramaçonin dhe drejtues dhe bashkëpunëtorë të rinj, si trajneri i atletikës Pincolini, si zëvendëspresidenti Vikario Galiani e Braida etj. E gjithë mbrojtja ishte e formuar nga këta lojtarë, që duke ardhur nga sektori i të rinjve, ishin të gjithë miq, siç ishin rrënjët e një pemë të re që rritej e fortë dhe shumë shpejt u përkufizua mbrojtja e të pamposhturve. Për Tasotin e Barezin që kishin përjetuar Serinë B ishte një jetë e re. Sezoni i vitit 1986 hapet me golin e Barezit. Kupa e Italisë e 31 gushtit mes Barletës dhe Milanit përfundoi me rezultatin 0 me 3, dy gola të Barezit dhe një i Galderisit. Deri në këtë kohë kishte shënuar 8 gola duke llogaritur ndeshjet miqësore dhe Kupën e Italisë. Suksesi i parë që duhet kujtuar qe fitorja e kampionatit të parë të quajtur Berluskoni. Ishte kampionati i parë i Barezit si kapiten i skuadrës dhe kjo ndodhi më 15 maj të vitit 1988. “Gazzetta dello Sport” shkruante: “Barezi i ka dhuruar shpirtin djallit”. Nëntë vjet në krah të Riverës ai fiton kampionatin e yjeve dhe arrin të bëhet flamuri i skuadrës. Fillojnë vitet e mëdha të fitoreve, nga ajo në Kupën e Kampioneve në Barcelonë kundër Steauas, në vitin 1989 për të kaluar më pas përtej Kupës Ndërkontinentale dhe duke fituar më pas në vitin 1994 Kupën e Kampioneve. Në çmimet e tij mund të gjenden tri Superkupa të Evropës, përkatësisht në vitet 1989, 1990 dhe 1994, katër Superkupa të Italisë 1988, 1992, 1993 dhe 1994, një Kampionat Botëror, gjashtë kampionate, një “Mitropa Cup” në vitin 1982. Më pesë nëntor të vitit 1989 “Franci” arrin të realizojë prezencën e 400 me fanellën e Milanit. Barezi si golashënues zbulohet më 10 janar të vitit 1990, në Kupën e Italisë në ndeshjen mes Milanit dhe Mesinës, që përfundoi me rezultatin 6 me 0, me tre gola të shënuar nga Barezi, dy nga Borgonovo dhe një nga Simone. Saki e lë Milanin dhe në vend të tij vjen Fabio Kapelo, një trajner i madh shumë i ndryshëm nga Saki. Kapelo kupton se skuadra, e shtrydhur nga metodat e Sakit, ka nevojë të jetë më e lirë nga këto skema shtypëse dhe rifiton rezultate të larta. Mbrojtja e pamposhtur ishte sulmi më i madh i skuadrës së Milanit. Më 23 shkurt të vitit 1992, “Franci” arrin të luajë 500 ndeshje në skuadrën e Milanit. Në vitin 1994, gjatë Kampionatit Botëror në Amerikë ai pëson një dëmtim. Operohet menjëherë dhe ndërsa të tjerët thoshin se ishte botërori i fundit për të, ai ia del mbanë të rimarrë veten dhe të luajë në finalen e botërorit vetëm 23 ditë pas operacionit. Luan një ndeshje të përkufizuar të pabesueshme, fantastike, prej legjende. Tek e shihje që vraponte nuk mund ta imagjinoje se bëhej fjalë vetëm për 23 ditë pas operacionit. Të ngjallte shumë emocion. Ndeshja ishte e fortë dhe duhej të përfundonte me penallti, por Franko ishte i pamundur. Të gjithë lojtarët shihnin njëri-tjetrin në sy, askush nuk donte të bënte penalltinë e parë. Shkon ai, edhe pse e pa veten të pamundur për të qëndruar në këmbë. Gabon. Shpërthen në lot, ndërkohë gabojnë edhe pjesëtarët e tjerë të ekipit, por e qara e tij tregon edhe një herë humanizmin e një njeriu, të një kampioni që prek të gjithë. Më 14 tetor të vitit 1994, Franko Barezi, pas 81 prezencash në skuadrën kombëtare, largohet prej saj.

 

Kulmi i karrierës dhe largimi nga futbolli

Kampionati i vitit 1995-1996 nuk kishte si të fillonte më mirë. Më 6 prill të vitit 1996, Barezi arrin në prezencën e 501-të duke barazuar dhe kaluar Riverën, që qëndronte gjithmonë me më shumë prezenca në historinë e Milanit, por Rivera nuk vinte nga radhët e Milanit. Kapelo largohet dhe në vend të tij vjen uruguaiani Tabarez. Viti 1997 është një vit i trishtuar për tifozët e Milanit. Ishte viti i fundit që mund të shijonin kapitenin e tyre në fushë, hyrjen e tij në fushë me fanellën jashtë, vajtja e tij në sulm për të shpëtuar skuadrën kur ishte në vështirësi, të bërtiturat e tij në fushë dhe qetësinë ende më të zhurmshme jashtë trekëndëshit të lojës. Krahu i tij lart për të shënuar një goditje jashtë loje të kontestuar nga ndonjë, mbi të gjitha kundërshtarët që nuk arritën kurrë ta kopjonin. Provuan edhe të tjerët të realizonin atë që realizonte ai, por nuk ia dolën dot. Pa atë mbrojtja nuk është më e njëjta. Ai zëvendësohet nga Pietro Vierkvud. U bënë shumë propozime nga skuadra të huaja për ta pasur në radhët e tyre, duke bërë në shumë raste oferta faraonike. Askujt që ishte në moshën 37-vjeçare iu ofruan shifra kaq të rëndësishme. Nëse do të kishte qenë një tip tjetër personi, do të kishte pranuar menjëherë, por ai jo. Mbërrin data faktike. Më 23 qershor të vitit 1997, kapiteni e lë lojën e futbollit. Më pas bëhet zëvendëspresident operativ për sektorin e të rinjve. Liedhom thotë: “Milani nuk do të jetë më kur nuk do të jetë më Barezi”. Me autorizim të Lega Calcio-s, fanella me numër 6 e Milanit u tërhoq. Askush nuk mund të vishte më fanellën me atë numër. Në tetor u organizua ndeshja e lamtumirës. Quhej “Testimonial Game”, më mirë sesa lamtumirë, festohet kampioni më i madh i mbrojtjes së lirë të botës. Më 28 tetor të vitit 1997 është dita e madhe. San Siro është në festë, i gjithi për të. Për këtë rast u organizuan gjëra të rëndësishme: në muzeun “Milan Inter” në San Siro, u bë një pullë posaçërisht për të. Nën drejtimin e tij sektori i të rinjve lulëzoi dhe të arriti rezultate që i mungonin prej shumë vitesh. Skuadra “Pranvera” fiton trofeun e Viarexhos, trofe shumë i mirë në nivel ndërkombëtar. Në vitin 2004 ai ishte trajner i ekipi “Pranvera” të Milanit. Kanë kaluar tridhjetë vjet që kur në vitin 1974, hyri për herë të parë në ekipin “Milanello”.

 

Stili i tij

Kapiteni i Milanit bëhet kështu i njohur në Evropë dhe në botë për lojën e tij të pazëvendësueshme, për realizimet e tij perfekte dhe ecjet e tij përpara në mënyrë për të realizuar aksionin në një kohë rekord. Nuk i mungonte aspak teknika e prekjes së topit. Cilësia e tij më e madhe ishte vizioni i madh i lojës, bashkuar me shkathtësinë dhe potencën fizike. Franko Barezi ka qenë edhe golashënues në Kupën e Italisë në vitin 1990, e fituar nga Juventusi në finale ndaj Milanit. Megjithatë, mungon në listën e çmimeve të tij “Topi i Artë”, titull që i jepet lojtarit më të mirë të sezonit, duke e humbur për 39 pikë ndaj Marko van Bastenit në vitin 1989 dhe duke u pasur nga një kuqezi, Frank Rijkard. Në nder të tij, në përfundim të sezonit 1997-1998, Milani ka tërhequr nga numërimi zyrtar fanellën me numër 6, që i përkiste. A mundet që një lëvizje e gabuar në një finale të kampionatit botëror të kushtëzojë karrierën dhe imazhin e një lojtari? Përgjigjja mund të ishte po për cilindo, por pa dyshim që jo në rastin e Franko Barezit. Kështu kuptohet si dhuntia më e madhe që ka dalluar lojtarin në radhët e skuadrës së Milanit dhe në atë kombëtare. Barezi ka qenë një lojtar me shumë klas, shumë i fortë në kontrastet dhe me një sens të spikatur në grup. Është pikërisht kjo që na vjen në mend sot kur kujtohemi për të në fushë. Është para së gjithash aftësia që kishte për të mbajtur unitetin një skuadër të tërë, duke guxuar të krijojë një grup të vetëm personash në të njëjtën kohë teza në arritjen e një qëllimi të vetëm: fitoren. Është pikërisht kjo gjë që e bën një lojtar të thjeshtë aq të dashur për të gjithë, një njeri të plotësuar, të bërë me të mirat dhe të këqijat e tij, por që shpreh gjithnjë dëshirën për të gjetur stimuj të rinj edhe kur tashmë duket i arritshëm apo i realizueshëm çdo qëllim apo pengesë. Ja përse nëse do të duash të rijetosh, duke vlerësuar plotësisht karrierën e Franko njëzet vjet me skuadrën e parë ka koleksionuar Barezit është e nevojshme të shikosh jo vetëm çmimet e tij, por sjelljet e tij në fushë. Në 716 ndeshje zyrtare (470 në Serinë A, 61 në B, 97 në Kupën e Italisë, 50 në Kupën e Kampioneve, 19 në Kupën UEFA, 6 në Superkupë Evropiane, 4 Ndërkontinentale, 3 në “Mitropa” Cup, 5 në Superkupën Italiane).

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency