Si të përmirësojmë mundësitë për të gjetur një vend pune

0
154

 

kerkoj-puneNuk ka kuptim të bëni një numër të madh aplikimesh në punë të papërshtatshme, sepse aplikimi juaj vetëm do të refuzohet, kështu që përqendrohuni në punë që përshtaten me edukimin tuaj, eksperiencat e mëparshme dhe qëllimin e karrierës suaj

 

Kur ju kërkoni punë, ju duhet të jeni në dijeni të plotë të aftësive tuaja. Kjo do t’ju ndihmojë të gjeni punën e ëndrrave në një mënyrë më të thjeshtë dhe më të shpejtë. Më poshtë janë disa këshilla se si mund të përmirësoni perspektivat e karrierës suaj gjatë kërkimit të punës. Kuptoni aftësitë tuaja ekzakte dhe përqendrohuni vetëm në këto punë ku ju jeni të kualifikuar. Nuk ka kuptim të bëni një numër të madh aplikimesh në punë të papërshtatshme sepse aplikimi juaj vetëm do të refuzohet, kështu që përqendrohuni në punë që përshtaten me edukimin tuaj, eksperiencat e mëparshme dhe qëllimin e karrierës suaj. Kjo do të sjellë në dërgimin e më shumë aplikimeve cilësore.

Shkruani një letër motivimi që bie në sy
Letra e motivimit është shansi për të robëruar rekrutuesin. Shpenzimi i orëve ekstra për letrën e motivimit përpara dërgimit te rekrutuesi do të çojë në sigurinë e leximit të letrës së motivimit. Pa një letër motivimi të përshtatshme rekrutuesit dhe menaxherët nuk do ta kenë idenë se cilat janë qëllimet tuaja si punëkërkues kur aplikoni për një pozicion.

Korrigjoni
Korrigjon letrën e motivimit dhe CV disa herë përpara se të bëni aplikimin përfundimtar. Kërkojini një pjesëtari të familjes ose një miku të bëjë të njëjtën gjë për t’u siguruar se nuk keni bërë asnjë gabim. Çdo gabim i vogël gramatikor është i rëndësishëm për pozicionin e punës. Shumë rekrutues automatikisht e skualifikojnë një aplikim sapo shohin një gabim gramatikor. Ndërsa gabimet e të dhënave ndikojnë automatikisht në pamundësinë për t’ju kontaktuar.

Veshja për një intervistë pune
Kur shkoni për një intervistë pune është esenciale që të jeni plotësisht të përgatitur për çdo aspekt të intervistës, duke përfshirë dhe veshjen. Një veshje e mirë do të japi një përshtypje të mirë tuajën e cila do të ndikojë te intervista që ju do bëni.

Tradicional apo jo?
Kur visheni për një intervistë pune ju duhet të përdorni logjikën tuaj e cila fillon që te lloji i kompanisë ku ju po aplikoni. Nëse kompania ka një profil të lartë, atëherë ju duhet të visheni sikur po punoni atje. Kjo ka të bëjë me veshjen profesionale të një korporate, si një kostum apo fustan me një paraqitje të rregullt dhe të pastër. Rehatia gjithashtu është e rëndësishme.dp.com.

 

 

Veshjet për intervistë
· Përgatisni veshjen më parë. Sigurohuni që është e pastër dhe e hekurosur.

· Pastroni këpucët tuaja, ky është një nga aspektet e rëndësishme që intervistuesit shohin gjatë një interviste.

· Sigurohuni që flokët i keni në rregull.

· Mbani një make-up të balancuar. Sigurohuni që nuk keni vënë shumë make-up dhe nuk po tërhiqni vëmendjen e intervistuesit.

· Pastroni thonjtë.

· Mos përtypni çamçakëz gjatë intervistës.

· Shmangni veshjet e gjera dhe tepër rastësore.

Nëse keni për të bërë distanca të gjata, sigurohuni që nuk keni rroba që rrudhosen shpejt.

 

 

Kosovë, mirëpritet vlerësimi në raportin e të bërit biznes

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë bashkë me ata të Bankës Botërore dhe USAID-it amerikan kanë mirëpritur renditjen e Kosovës në mesin e 10 top vendeve më reformatore në raportin e të bërit biznes. Zëvendësministri Bernard Nikaj ka thënë se ky raport ka njohur përpjekjet që të gjitha ministritë e linjës i kanë bërë me qëllim të krijimit të kushteve që Kosova të ketë renditje pozitive në krijimin e kushteve për të bërë biznes. Ai ka thënë se pret që Kosova të shënojë hapa edhe më pozitivë në raportin e vitit të ardhshëm. Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore, Jan Petter Olters, ka kërkuar nga institucionet të mos e ndalin punën me qëllim që vendi të ecë përpara me reforma. Kosova, sipas raportit, ka bërë progres në disa fusha, duke i mundësuar vendit tonë të renditet në vendin e 8-të, që i mundësuan të jetë kësaj radhe e para nga të gjitha vendet e rajonit në këtë radhitje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency