Si ta rindizni zjarrin e pasionit

0
165

 PasionNëse kohet e fundit jeta juaj seksuale është ftohur, ja disa këshilla si ta rindizni zjarrin e pasionit.

1. Bëni sa më shume dashuri sepse është edhe e shëndetshme për ju

Mendoni me tepër për të mirat që sjell seksi tek shëndeti dhe bëni sa më shumë dashuri. Kjo ju ndihmon të shmangni problemet me zemrën, djeg kaloritë si dhe ul rrezikun për kancer gjiri. A e dini se seksi stimulon edhe prodhimin e një substance imunitare kundër rrufës dhe gripit? Më pas mendoni se ai sjell edhe kënaqësi.

2. Harrojini të metat që keni

Nëse doni që jeta juaj seksuale të jetë e nxehtë, duhet ta doni më shumë trupin tuaj. Edhe të famshmit kanë defekte, por nuk e mbajnë mendjen tek ato. Futuni në dhomë, fikeni dritën, ndizni disa qirinj dhe përqafojeni partnerin. Më pas gjërat do të rrjedhin natyrshëm.

3. Provoni eksperienca të reja

Seksologët u sugjerojnë çifteve të provojnë herë pas here eksperienca të reja. Mos neglizhoni prekjet dhe eksperimentoni sa të mundni.

4. Mos lejoni që ardhja në jetë e fëmijës të shuajë zjarrin e pasionit

Ndonjëherë duhen disa muaj që një femër të ndihet gati të bëjë dashuri, pasi ka lindur një fëmijë. Për këtë arsye meshkujt mërziten. Mos lejoni që ai të mendojë për dikë tjetër, por krijoni një ambient romantik dhe qëndroni vetëm për vetëm me partnerin.

5. Ndryshoni medikamentet

Nëse depresioni ka shkatërruar jetën tuaj seksuale, flisni me mjekun. Ka raste kur një ndryshim i një medikamenti apo i dozës së tij të ndikojë tek dëshira seksuale dhe tek kënaqësia. Femrat mund të kenë probleme me orgazmën, ndërsa meshkujt mund të kenë ejakulim të vonshëm. Bëni kujdes!

6. Tregohuni të sinqertë me partnerin në lidhje me intensitetin e kënaqësisë

Për femrat ka disa shkaqe që mund të ndikojnë tek dëshira seksuale. Menopauza mund të jetë një prej tyre. Shumë femra vuajnë në qetësi, për shkak të tharjes vaginale. E mira është të flisni me partnerin për gjithçka. Përdorni lubrifikantë dhe këshillohuni me mjekun për çfarëdo dhimbje që të ndieni.

7. Përdorni afrodiziakë natyralë

Çokollata, midhjet, lëngu i shegës, kafeja etj. i bëjnë mire dëshirës seksuale. Studimet tregojnë se lëngu i shegës, për shembull, ndihmon meshkujt për ereksion, ndërsa ata që pinë më tepër kafe janë më “të motivuar seksualisht”.

 

 

 

 

Kujdesuni për vete dhe për të dashurin tuaj

A kujdeseni për veten? Mbusheni jetën tuaj me lumturi dhe pozitivizëm. Ushtroni, dukuni bukur dhe ndihuni mirë. Nëse të dy jeni të kënaqur me veten dhe me jetën tuaj, do të përhapni pozitivizëm, i cili do t’ju sjellë shumë të mira në jetë.

Jini mashkull kur kjo të jetë e nevojshme

Mashkulli do që e dashura e tij të jetë e këndshme dhe e kujdesshme, por kohë pas kohe, veçanërisht kur në televizor ka ndonjë lojë futbolli, nuk do ta pengonte që të uleni me të dhe shoqërinë e tij dhe të anoni për ekipin e tij të preferuar. Për këtë arsye lirisht mund t’i bashkëngjiteni kohë pas kohe klubit të meshkujve dhe të argëtoheni mirë.

 

 

Katër mënyra për t’i ndaluar grindjet

Grindjet janë të zakonshme në një marrëdhënie normale, megjithatë kur ato fillojnë të bëhen shumë të shpeshta, mund t’ju largojnë nga partneri juaj dhe të rezultojnë me përfundimin e marrëdhënies.

1. Mos e përmendni të kaluarën!

Ky është një hap i rëndësishëm që duhet ta mbani në mend. Nëse ajo që ju brengos është një ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën, mundohuni të mos e përmendni gjatë kohës kur ai nuk ndihet mirë, sepse kjo vetëm do të shkaktojë grindje të panevojshme.

2. Mos lini gjëra të pazgjidhura!

Ndonjëherë është shumë e vështirë të arrini një marrëveshje, por më besoni, nëse shkoni në shtrat të zemëruar, nuk do të zgjidhni asgjë. Sa herë të hapet një diskutim, zgjidheni atë dhe mos e përsërisni të njëjtën temë asnjëherë.

3. Mësoni ta pranoni njëri-tjetrin!

Çdokush në botë ka anën e vet negative, të mirat dhe të metat. Ju duhet të mësoni ta pranoni njëri-tjetrin ashtu si jeni, sepse nëse kërkoni diçka të pamundur të ndryshojë, atëherë vetëm do të nxisni debate dhe grindje të reja. Mos u ankoni për ato që nuk mund të jenë aq të rëndësishme.

4. Mbani në mend gjërat e rëndësishme!

Mos u përfshini nga zemërimi i momentit, duke harruar atë më të rëndësishmen – lidhjen tuaj. Ju jeni me njëri-tjetrin dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Është normale të grindeni nganjëherë, por është më mirë të lëndoni egon, duke përfunduar diskutimin sesa të mbaroni lidhjen për gjëra të vogla.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency