1330 diplomat që janë njësuar

0
170

diplomimiMinistria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar listën e diplomave që janë njësuar. Njohjen e diplomës së fituar në një institucion të huaj të arsimit të lartë çdokush mund ta përdorë kur paraqitet për t’u regjistruar në një program studimi në një institucion të arsimit të lartë (IAL) në Shqipëri; kur aplikoni për një vend pune apo thjesht për t’u qartësuar në lidhje me mundësitë për shkollim apo punësim përmes krahasimit me nivelet e sistemit shqiptar të arsimit të lartë. Procedura e njohjes zgjat 45 ditë nga momenti kur dosja juaj konsiderohet e plotë. Procedura mund të zgjatet përtej këtij afati në rastet kur ka vonesa në kthimin e përgjigjeve nga institucione te tjera që lidhen me verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesi. Njësimi është një proces kompleks që mbështetet, ndër të tjera, në kritere të tilla si: niveli, kohëzgjatja, kreditet, cilësia, profili i programit të studimit, natyra e studimeve (raportet midis mësimdhënies dhe punës kërkimore) etj.

 

Listen e plote e gjeni ne brendesi te gazetes “Standard”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency