Një shqiptare në “The Voice of Germany”

0
174

Albulena KrasniqiAlbulena Krasniqi quhet vajza nga Kosova, e cila ka arritur të kualifikohet si pjesëmarrëse e spektaklit “The Voice of Germany”. Juria e edicionit gjerman të spektaklit të famshëm botëror ka zgjedhur Albulenën të vazhdojë garën, pasi ka dëgjuar atë të interpretojë këngën “Impossible“ nga James Arthur. Edhe pse me profesion stiliste në sallonin e njohur të Udo Walz në Berlin, vajza nga Kosova ka pasur pasion këngën që fëmijë, madje ka ndjekur edhe kurse të të kënduarit. Sezoni i ri i spektaklit “The Voice of Germany”, duke filluar nga 17 dhe 18 tetor 2013 do të transmetohet çdo të enjte dhe të premte në televizionet gjermane “SAT 1” dhe në “Pro Sieben”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency