Tregjet financiare në rrezik

0
157

Speciale/Mosmarrëveshjet financiare në SHBA kërcënojnë ekonominë botërore

 

dua puneNë takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington nuk do të jetë në fokus kriza e euros. Polemikat financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënojnë tani arkitekturën financiare ndërkombëtare.

Kur ministri gjerman i Financave Ëolfgang Shäuble dhe presidenti i Bankës Federale gjermane Jens Ëeidmann do të shkojnë javën e ardhshme në Uashington për të marrë pjesë në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Bankës Botërore, me siguri që ata do të jenë më të relaksuar se herët e tjera. Kjo për faktin se ndryshe nga një vit më parë tani në fokus të pjesëmarrësve nga 188 kombe nuk do të jetë kriza e euros, por polemikat për financat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasiguria e vazhdueshme rreth buxhetit shtetëror të SHBA-së dhe tavani i borxhi nuk janë të dobishme, tha shefja e FMN-së, Christine Lagarde të enjten në një fjalim para studentëve në Universitetin George Ëashington. Shutdoën-i i qeverisë, pra pezullimi i punës së administratës, është mjaft i keq. Por në rast se qeveria nuk do të jetë në gjendje që me kohë të rregullojë tavanin e borxhit, kjo do të ishte edhe më e keqe. Për shkak se kjojo vetëm që do të ndikojë në ekonominë amerikane, por mund të rrezikojë seriozisht të gjithë ekonominë botërore, tha Lagarde.

 

Tregjet financiare në rrezik

Në qoftë se nuk ngritet me kohë tavani i borxhit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili aktualisht kap shumën e afro 17 bilion dollarëve, atëherë ekonomia më e madhe në botë do të jetë formalisht e paaftë të paguajë. Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo ditë hyjnë rreth dy miliard dollarë në borxh më shumë se sa fitojnë, atëherë mund të llogaritet saktë edhe dita, kur shteti do të jetë i paaftë për pagesa: kjo ditë do të jetë 17 tetori i vitit 2013.

Ekonomistët nuk duan të zbukurojnë asgjë, kur imagjinojnë se çfarë mund të ndodhë më pas. Tregjet financiare ndërkombëtare mund të shkatërrohen, çmimi i dollarit mund të bjerë përtokë, po ashtu edhe norma për obligacionet e qeverisë amerikane. Agjencitë e vlerësimit të riskut do të jenë të detyruara që automatikisht të ulin nivelin e vlerësimit për SHBA-të. Kështu që obligacionet e qeverisë amerikane nuk do të mund të përdoren si garanci në Bankën Qendrore dhe kjo nuk është e keqja më e vogël. Kjo për faktin se Baka Qendrore amerikane ndërkohë ka filluar që në kuadër të së ashtuquajturës “politikë monetare jokonvencionale” të pranojë si garancë edhe bonot me nivelin më të ulët të vlerësimit. Por fondi i pensionit për shembull, i cili është i detyruar që të mbajë vetëm bono me vlerësimin AAA, do të ballafaqohet me probleme të mëdha.

 

E nevojshme tërheqja e kujdesshme

Politika monetare jokonvencionale e Bankës Qendrore amerikane ndoshta do të jetë tema e dytë e takimit vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore. Dalja nga politika e kredive me nivel të ulët të normave të interesit duhet të bëhet me shumë kujdes dhe maturi, thotë shefja e FMN-së Christine Lagarde. Kjo për faktin se kthimi në politikën tradicionale monetare ka ndikim në të gjitha tregjet e mbarë globit.

Kështu vendet në zhvillim janë ankuar dy vjet më parë në takimin vjetor në Uashington në lidhje me faktin se politika e parave ultra të lira e vendeve të industrializuara ka çuar në një dyndje masive të kapitalit dhe një presion masiv mbi monedhat e tyre kombëtare me pasoja të rënda për stabilitetin e çmimeve dhe shanset e industrisë së tyre të eksportit.

Faktin që politika e të hollave ultra të lira duhet të marrë fund e kanë të gjithë të qartë. Sa më gjatë që do të pritet, aq më i madh do të jetë rreziku, që flluska të reja të çmimeve do të formohen në tregjet e pasurive të patundshme dhe të mallrave, të cilat pastaj do të bëjnë që të shpërthejë sërish kriza globale financiare dhe ekonomike.

 

 

Reklamat e bankave, tërheqëse apo mashtruese?

Normat e larta të interesit për kredi në sistemin bankar, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, vlerësohet të kenë ngadalësuar rritjen e Bruto Produktit Vendor në Kosovë. Bankat komerciale në Kosovë, vazhdimisht janë kritikuar për norma të larta të interesit të kredive. Shumë herë nga ekspertët ishte cilësuar se bankat në Kosovë kanë normat më të larta të interesit në rajon. Sipas disa organizatave joqeveritare që merren me këtë çështje, normat e kredive sillen nga 9 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë. Instituti për Hulumtime të Avancuara në Kosovë (GAP) në vazhdimësi bën publikimin e raportit të quajtur “Bankometri”. Nëpërmjet këtij raporti, siç thotë përfaqësuesi i këtij instituti, Berat Thaçi, po plotësojnë vakuumin informativ, me të cilin përballen qytetarët dhe bizneset në Kosovë lidhur me sistemin bankar. “Normat më të larta të interesit për kredi në rajon janë në Kosovë, ndërsa krahasuar me shtetet tjera të rajonit, ne e kemi GDP për kokë banori më të ulëtën në rajon. Ky kombinim i këtyre indikatorëve e ka ngadalësuar rritjen e bruto produktit vendor”, thotë Thaçi.Sipas Thaçit, normat e larta të interesit për kredi në Kosovë, janë edhe si pasojë e sundimit të dobët të ligjit, mungesës së konkurrencës së mirëfilltë në sektorin bankar, mungesës së transparencës, si dhe mungesës së aftësisë së BQK-së për të ndikuar në uljen e kredive.Sidoqoftë, Instituti GAP vlerëson se zbatimi i rregulloreve, të cilat rrisin transparencën në sistemin bankar, mund të ketë efekt në uljen e normave të interesit. “Banka Qendrore e Kosovës mund të sigurojë politika indirekte që të ulen këto norma të larta të interesit në kredi. Për shembull, mund të jetë shumë aktive në sigurimin e transparencës në sektor. Disa rregullore që janë miratuar, nuk janë duke u zbatuar. Ne  si qytetarë ende nuk kemi qasje ne norma efektive të interesit”, bën të ditur Thaçi.

 

Pamje e disa prej bankave në Prishtinë

Kamatat e larta të kredive, po pamundësojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, madje ka raste kur biznese të ndryshme obligohen të shuajnë veprimtarinë e tyre. Sipas një hulumtimi të bërë nga Aleanca Kosovare e Biznesit, rezulton se 25 për qind e bizneseve të falimentuara, veprimtarinë e kanë shuar për shkak të kamatave që aplikojnë bankat komerciale. Eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, konsideron se mundësia e financimit të bizneseve nga bankat, është shumë e vogël, pikërisht për shkak të kostos së lartë të normave të interesit.“Të kemi parasysh që bujqësia me 20 për qind apo 25 për qind e ka të pamundur të shfrytëzojë kredi, ose degët tjerë industriale ku cikli i qarkullimit të kapitalit është shumë më i ngadalshëm se në tregti, ta zëmë. Dhe, është esenciale mosdëshira e bizneseve që të huazojnë mjete nga bankat”, vlerëson Rexhepi. Kredimarrja e shtrenjtë, thotë Rexhepi, rrezikon edhe sistemim bankar. Do të ishte shumë më e pranueshme, shton Rexhepi, që vetë bankat të përmirësojnë ofertën dhe kushtet e kredisë dhe kjo të përshpejtojë një cikël të zhvillimit. “Këtë e them edhe nga fakti se Kosova është në pozicion më të mirë në krahasim me vendet e rajonit sa i përket pjesëmarrjes në kredi të këqija, sado që ato kanë një rritje në vitet e mëhershme, janë shumë më të ulëta se sa në Maqedoni, Serbi apo Mal të  Zi. Bankat nuk kanë ndonjë rrezik nëse fillojnë me një trend të uljes së kamatave në kredi”, thekson Rexhepi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency