Me shkollë të mesme ndërtojnë pallate!

0
151

Speciale/Fenomeni i ndërtimit të pallateve si në Kosovë edhe në Shqipëri; denoncohet në Kosovë

 

6 tetor pallat ne ndertimGëzim, një djalë te të tridhjetat, tregon se ka qenë  mjaft i interesuar në këto vite për të blerë një shtëpi, qoftë nga zona e Freskut, ashtu dhe nga Astiri, ose ku quhet dogana e re në kryeqytet. Por në kërkimet e tij, deri në një vendim konkret, për të blerë shtëpi e ka habitur fakti se ka ndeshur shpesh të ulet në bisedime me ndërtuesit, të cilët kanë qenë emigrantë, me shkollë të mesme.

Deri tani askush nuk ka “denoncuar” këtë fenomen, edhe pse i mëshohet fort punimeve dhe cilësive të ndërtimit. Nuk ka as statistika mbi njerëzit që merren me ndërtime, konstruksione ndërtesash, që shpesh nga përvoja personale të njerëzve të zakonshëm qëllon të mësohet e vërteta. Sidomos kur tenton të blesh një shtëpi, në procesin e ndërtimit mëson se sa punime të dobëta, dhe pa cilësi kryhen nga firmat ndërtuese.

Por, nga ana tjetër me mundësinë e të bërit para jashtë vendit, këta “biznesmenë” rikthimi i ka gjetur si ndërtues: punëso arkitekt, inxhinier, teknikë… dhe ëfarë i duhet një ekipi ndërtues për të nisur biznesin e ndërtimit. Duke mos zbuluar shumë sekrete nga rastësia e takimit tonë për këtë fenomen, ka plot që tregojnë se këta emigrantë kanë punua rnë vendin fqinjë si sipërmarrës, duke organizuar ekipe të vogla në punën ndërtimore, edhe pse me shkollë të mesme. Kjo “përvojë” u ka shërbyer që të mësojmë procesin e zanatit të ndërtuesit, duke mos nguruar që ta zhvendosin në Shqipëri. Në fakt jo vetëm në ndërtim, por shumë punishte këtu, si ato të mobilerisë, apo përpunimit të drurit – tregojnë se janë mësuar si zanat jashtë vendit, dhe kthimi në Shqipëri i ka bërë biznesmenë.

I njëjti vëzhgim i këtij fenomeni mbërrin edhe nga Kosova.

Disa nga ndërtesat e reja shumëkatëshe në Prishtinë janë të konstruktuara dhe ndërtuara nga persona që nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale dhe kjo rrit dyshimet në cilësinë e objekteve të banimit, ka thënë inxhinieri i ndërtimtarisë i specializuar në studimet gjeomekanike, Qani Kadiri. Duke marrë shembullin e lagjes “Arbëria” (ish Dragodanit) në Prishtinë, ku së fundi janë regjistruar shembjet e dheut, ai thotë se përgjegjësit komunalë duhet të reagojnë.

Ndërtimet e larta në Arbëri, sipas Kadirit kanë nisur mbrapshtë. Ai insiston që të respektohen të gjitha kriteret profesionale para se të nisë një objekt dhe që analizat të kalojnë nëpër të gjitha filtrat institucionalë.

“Kemi raste kur elaboratet gjeometrike i bëjnë njerëz që e kanë të përfunduar shkollën e mesme. Nuk mundet një person me shkollë të mesme, apo nivel bachelor të konstruktojë një ndërtesë me 10 kate. Nuk mundet të konstruktohet e t’i bëhet arkitektura vetëm pse dikush ka kompjuter, sepse nevojitet të ketë studime master, por edhe të ketë provojë që të merret kompetenca për ndërtime të larta”, ka vlerësuar ai në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Kadiri vlerëson se, përveç cilësisë së ndërtimit, problematike mbeten edhe zonat specifike ku ndërtohen objektet kolektive të banimit.

Re.So

 

 

Mëson zanatet në emigrim, kthehen si biznesmenë

Emigrantë që kanë punuar në vendin fqinj si sipërmarrës, duke organizuar ekipe të vogla në punën ndërtimore, edhe pse me shkollë të mesme. Kjo “përvojë” u ka shërbyer që të mësojmë procesin e zanatit të ndërtuesit, duke mos nguruar që ta zhvendosin në Shqipëri. Në fakt jo vetëm në ndërtim, por shumë punishte këtu, si ato të mobilerisë, apo përpunimit të drurit – tregojnë se janë mësuar si zanat jashtë vendit, dhe kthimi në Shqipëri i ka bërë biznesmenë. I njëjti vëzhgim i këtij fenomeni mbërrin edhe nga Kosova. Disa nga ndërtesat e reja shumëkatëshe në Prishtinë janë të konstruktuara dhe ndërtuara nga persona që nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale dhe kjo rrit dyshimet në cilësinë e objekteve të banimit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency